Berisha: Revansh në selinë mavi

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Sali Berisha, që siç duket e ka të vështirë të mos shfaqet publikisht çdo ditë në ekranet e shqiptarëve si Kryeministër i tyre, pavarësisht se ato e rrëzuan me votë plebishitare, vazhdon të sulmojë liderin socialist Rama.

Në statusin e tij në Facebook, Berisha shkruan:

 “Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes së tenderit online për fshesën ndaj administratës, z.Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj për t’i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë online dhe të presë biletën në selinë e PS. Por siç thotë fjala e urtë, oreksi vjen duke ngrënë.

Z.Rama njoftoi se fshesa e partisë do të fshijë (pastrojë) edhe sektorin privat, i cili së shpejti do të “ndihmohet” me aplikantët e “virtytshëm” online të selisë së PS. Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bëhet jo kos, por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt të shkuarës!”

Kreu i Dhomës së Tregtisë i kërkon Ramës, borxhin 220 milionë euro të qeverisë Berisha

nikolin jakaNdërkohë që qeveria Berisha është akoma në detyrë, Kreu i Dhomës i Tregtisë, Nikolin Jaka, i cili nuk ka guxuar asnjëherë të flasë publikisht për borxhin, që qeveria Berisha u ka, i kërkon Kryeministrit Rama, në pritje të marrjes së detyrës, që t’i shlyejë borxhin prej 220 milionë euro të qeverisë Berisha.

“Qeveria Rama të ulet paraprakisht, të hartojë një strategji të qartë për daljen nga kriza dhe sidomos në kontekstin e shërbimit ndaj biznesit të qartësojë afatet se kur do të shlyhen detyrimet që ka Qeveria dhe buxheti i shtetit ndaj sipërmarrjes private. Rritja është thelluar, gjatë dy muajve shkon nga 8 në 10 për qind; mund të shkojë 220-215 milionë euro një detyrim i cili parashikohet që mund të jetë ndaj sipërmarrjes për vepra publike dhe shërbime, pa futur shifrat e kompensimit tatim-fitim, TVSH-ja apo taksa te tjera që qeveria është e detyruar të likuidojë ndaj biznesit”, – ka deklaruar Nikolin Jaka për Top Channel.

Pas deklarimit të Jaka, vjen dhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe, i cili thekson, se u ka kërkuar për dy vite rresht të dhënat mbi borxhin, që qeveria Berisha i ka biznesit dhe përgjigja e tyre ka qenë, se Berisha nuk u ka borxhe.

“E mbani mend shefin e Dhomës se Tregtisë së Tiranës? Quhet Nikolin Jaka. E keni dëgjuar ndonjëherë t’i thotë Sali Berishës ndryshe nga kryeministër? Tani i thotë kryeministrit të ri, thjesht Rama.

Jo vetëm kaq. Por tani kërkon me tërsëllëmë dhe paratë që Berisha ua mori borxh. E keni dëgjuar ndonjëherë të kërkojë pagimin e parave të papaguara nga qeveria e Sali Berishës? Kurrë! Nuk guxonte as ta mendonte. Kurrë nuk e dëgjova një herë të vetme në takimet e Berishës të kërkonte paratë.

Por, tani i ka ardhur goja dhe kërkon edhe afate për kthimin e parave. Dy vite me radhë harxhova për t’ju kërkuar këtyre të dhëna për paratë që Qeveria e Sali Beishës ju kishte pa paguar. ‘Jooooo, s’na ka borxh’-thoshin. Ndërkohë, me paratë e tyre paguanin punët elektorale të Sali Berishës. Ja këta janë. PS bëri t’u vijë goja”, -ka deklaruar Braçe në rrjetin social Facebook.

 

 

 

PS: Magjistratura po merret peng nga qeveria e rrëzuar me votë

felajPartia Socialiste ka reaguar pas emërimit në krye të shkollës së Magjistraturës të Neshat Fanës. Deputetja Ermonela Felaj e ka cilësuar emërimin e tij si një tjetër hallkë të sistemit të drejtësisë, që u mor peng nga pushteti i rrëzuar. Ajo nënvizon faktin se në krye të drejtësisë po vihen një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë.

“Ndërhyrja skandaloze e KLD-së në procesin e zgjedhjes të drejtuesit të kësaj shkolle, është një tjetër hap në tentativën për të marrë peng të gjithë hallkat e drejtësisë shqiptare. Fakt është se Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Vënia në krye të kësaj shkolle e një individi me lidhje të ngushta politike me qeverinë dhe kryeministrin që u ndëshkua në mënyrë plebishitare me votë në 23 qershor, në kushte të konfliktit të hapur të interesit, si dhe ngritja e mëtejshme në detyrë nga KLD-ja, e një sërë gjyqtarëve të përfshirë në procese gjyqësore që kanë shkaktuar dëshpërim kombëtar dhe ndërkombëtar, në raport me Shqipërinë, flet qartë për faktin se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë.  Ne jemi të vendosur të respektojmë në frymë e në germë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet e ekzekutivit me gjyqësorin. Pushteti gjyqësor do të gjejë tek qeveria jonë një partner në luftën për rilindjen e drejtësisë. Askush nuk duhet të ushqejë iluzione se do të qëndrojmë duarkryq përballë uzurpimit politik të sistemit të drejtësisë apo përballë përpjekjeve të individëve të korruptuar brenda këtij sistemi të cilët mundohen e bëjnë gjithçka për të mbajtur njëri-tjetrin në karrige duke mbyllur sytë para mëkateve të tyre.

Ne jemi të vetëdijshëm se një nga arsyet kryesore përse 1 milion shqiptarë votuan për Rilindjen, është shqetësimi për rrënimin dramatik dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Askush mos e vërë në dyshim apo në provë, vendosmërinë tonë për ta adresuar këtë shqetësim të shqiptarëve. Qeveria e zgjedhur me votën e shqiptarëve në 23 qershor, do të jetë aty për t’u thënë jo të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”,- deklaroi Felaj.

 

Banka Botërore: Rritja ekonomike për Shqipërinë e dobët, shifrat e papunësisë të pasakta

kseniaBanka Botërore ka bërë publike sot për mediat, vlerësimin e saj mbi Shqipërinë. Shefja e BB, Kseniya Lvovsky, ka deklaruar se Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat.

“BB mat përparimin e saj fiskal me rritjen fiskale që përfundojnë me 30 qershor. Ky ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit si në rajon, si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë. Ndikimet se krizës dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më përpara. Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, por vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje”, -ka deklaruar shefja e BB.

Lvovsky, është fokusuar gjithashtu edhe mbi disa pika kryesore ku duhet të përqendrohet qeveria e ardhshme:

“Tre pikat themelore për një Shqipëri Evropian. Pikë së pari,është me rëndësi të rritet besimi në institucionet publike, kjo përfshin institucionet e pavarura. Ajo përfshin shtetin ligjor dhe me këtë dua të them zbatimin e shteti në mënyrë të padiskriminuar. Ka rëndësi që Shqipëria të ketë administratë publike profesionale. Fusha e dytë ,përshpejtimi i reformave strukturore. Këshilla që do kisha për qeverinë e re është të bëjë ato reforma që kanë më shumë përparësi. Fusha e tretë, konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Program për të rindërtuar hapësirën fiskale”, -ka vlerësuar shefja e BB.

 

Shefja e BB, nënvizoi se qeveria nuk mund të ulë dot taksat, sepse nëse kjo bëhet atëherë qeveria është e detyruar të bëjë shkurtime në shpenzimet publike.

“Kjo është një gjë që duhet të vendosë qeveria e re. Dua ti kthehem asaj që kemi thënë, se asnjë qeveri e re nuk ka mundësi ti ulë taksat, vetëm nëse vendos të bëjë shkurtime drastike në shpenzimet publike. Për çdo qeveri të re është të rritet efektiviteti i taksave. Për çdo qeveri niveli i borxhit publik do jetë kufizim, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të përqendrohet në reforma strukturore, që të fokusohet në rritje afatmesme”,- tha Lvovsky.

Lvovsky, ka theksuar gjithashtu se, është e nevojshme që qeveria të vendosë rregulla fiskale dhe të ngrejë këshillin fiskal.

“Siç thashë situata ekonomike është e vështirë për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në shkallë botërore, FMN e uli mirëqenien ekonomike për shumë vende. Ka disa vite që qeveria bën përshtatje në buxhetin afatmesëm. Dhe ky vit që shkoi nuk ishte më ndryshe, se vitet e tjera, ka gjasa se dhe këtë vit të bëhet përshtatje. Qeveria duhet të vendosë rregulla fiskale, të ngrejë këshillin fiskal. Shifra e papunësisë ka qenë në nivel të qëndrueshëm, por është e lartë, nuk është e lartë sa vendet e tjera të rajonit. Shifrat e papunësisë nuk janë gjithmonë të sakta dhe ne do përqendrohemi në të ardhmen”,- tha Lvovsky.

Ndërsa ka përgëzuar shqiptarët për zgjedhjet e 23 qershorit, Lvovsky siguroi se BB është e gatshme të ndihmojë vendin tonë, në axhendën e madhe të reformave.

Portugali, Presidenti bën thirrje për një qeveri të bashkimit kombëtar

portugal_silvaPresidenti Anibal Cavaco Silva, ka bërë thirrje të mërkurën për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar. Duke evokuar një situatë urgjente, ai i ka kërkuar tre partive politike kryesore, konservatore dhe socialiste të bien dakord për të vënë në jetë reformat e kërkuara si përgjigje ndaj planit të shpëtimit. Presidenti ka shmangur mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme, të synuara për në qershor, kur u krye plani i ndihmës prej 78 miliard të akorduara Lisbonës.

“Mbajtja e zgjedhjeve në kontekstin aktual, do të ishte ekstremisht negative për interesin kombëtar”,- ka deklaruar ai. “Ato do të zhvilloheshin në një klimë destabiliteti të madh financiar dhe do të krijonin një pasiguri të madhe dhe një mungesë besimi të agjentëve ekonomike dhe të tregjeve në vendin tonë”,- ka shpjeguar ai.

Socialistët tashmë kanë refuzuar pjesëmarrjen në një qeveri koalicioni, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi ato aktualisht ndodhen në krye të sondazheve të bëra.

Masat shtrënguese, kanë shkaktuar një recension dhe një rritje të papunësisë më të fortë nga ç’ishte parashikuar, duke provokuar një pakënaqësi të madhe sociale./euronews/

 

Kosove: Nis ndarja e policisë në vija etnike

Kosovo_20Police_20Service[1][1]Polici që dikur qe përjashtuar nga puna tash është ngarkuar me barrën e vënies së themeleve të një drejtori rajonale policore.

Nenad Gjuriq, i emëruar më 25 qershor me vendim të ministrit Bajram Rexhepi, ka filluar përgatitjet për formimin e Drejtorisë rajonale të Policisë e themeluar për serbët e veriut të Kosovës.

Të mërkurën, gjatë ditës ka qenë në Shtabin e Policisë në Prishtinë, për të marrë instruksione për funksionalizimin e drejtorië, Edhe sot do të jetë në Prishtinë.

Koha Ditore, ka kontaktuar me të, por ai  ka refuzuar të flasë për punën e tij, të kaluarën dhe detyrat që ka marrë.

Burime të gazetës kanë thënë se Gjuriq paraprakisht ka marrë instruksione nga Serbia. Ai do të zgjedhe stafin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, njerëz të besueshëm të Serbisë. I tillë konsiderohet edhe ai, për shkak se Beogradi e kishte përzgjedhur për këtë pozitë.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikimi me shkrim ka thënë se prej se Gjuriq është emëruar drejtor, më 25 qershor, me vendim të ministrit Rexhepi, ka nisur punën si zyrtar i Policisë së Kosovës. Atë ditë atij i ka shkuar vendimi se është emëruar drejtor. Policia e Kosovës nuk ka sqaruar se çfarë punësh konkretisht po kryen Gjuriq, shkruan sot më gjerësisht “Koha Ditore”. /Koha.net/

Konflikti i pronës brenda fisit, një i vrarë tre të plagosur

policia-ne-patrull-300x225Krimi brenda familjes ka goditur sërish. Kësaj radhe shkak është bërë konflikti i pronësisë. Kushërinjtë në fisin Murri në Shkodër, janë konfliktuar dhe si pasojë 30-vjeçari Gjin Murri ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas Policisë së Shkodrës ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vukatanë, ku pasi janë konfliktuar, kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë.

Gjin Murri është qëlluar me armë zjarri nga xhaxhai i tij Çesk Murri, i cili po ashtu raportohet sipas policisë të jetë plagosur, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe aktualisht ndodhet në spital. Personat e tjerë të plagosur janë vëllai i viktimës, Aleks Murri dhe djali i Çesk Murrës, Nik Murri.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tamara Ecclestone dhe Jay Rutland per pushime ne Bahamas

ikon pictures
ikon pictures

 

ikon pictures
ikon pictures

 

article-0-1ABFC0D1000005DC-474_634x887
ikon pictures

 

article-2359545-1ABFC010000005DC-888_634x861
ikon pictures

 

article-2359545-1ABFC020000005DC-10_634x506

 

 

 

 

Braçe: Berisha po bën krim me financat publike

erion-brace-lsa_1Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar sot sërish në lidhje me gjendjen financiare që po kalon vendi. Ai ka akuzuar kryeministrin Berisha, se po bën krim me financat publike dhe se në arkën e shtetit mungojnë mbi 170 milionë dollarë.

“Sali Berisha po bën krim me financat publike. Më shqip: Po bën krim me arkën e shtetit të shqiptarëve! Nuk po arkëton në të, po shpenzon gjithnjë e më shumë prej saj! Mungojnë shumë para! Shikoni, e kam thënë edhe diku tjetër këtë fakt: Në qershor 2005, ne muajin e fushates, plani i arkëtimit të të ardhurave ishte realizuar 103%. Në qershor 2013, në muajin e fushates, plani i arkëtimit të të ardhurave është realizuar nën 78%. Mungojnë mbi 170 milionë dollarë!”

Ky është dallimi! Poooor; Kjo është diferenca që dëshmon krimin me financat publike! Po po, është krim të mos arkëtosh detyrimet ligjore financiare! Drejtorët e Berishës, po e përsëris, të Berishës i ka emëruar ai personalisht; po konsumojnë krim!!

Të gjitha këto miliona që nuk po arkëtohen po i përfiton klientela politike e kësaj qeverie, por gjithkush duhet të dijë se detyrimet tatimore të paguara nuk fshihen, as falen, do arkëtohen me çdo kusht!”,- deklaron Braçe në rrjetin social Facebook.