Rama apel Berisha: Ndal projektin rrënues, me kosto materiale në dëm të sovranit

7

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Gjatë mbledhjes së parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri i ardhshëm Edi Rama i bërë një apel të fortë qeverisë dhe Kryeministrit në ikje Berisha, që të ndalin projektin e tyre rrënues, pasi e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit.

“Vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit të vendit dhe publikut, jetojmë në Evropë dhe qeveria në detyrë duhet të sillet sipas këtyre standardeve, shqiptarët meritojnë respekt, pasi zgjodhën me 1 milione vota projektin fitues. 

Humbësit nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë e aq më pak si fitues, sepse nuk janë mundur aritmetikisht, por janë rrëzuar moralisht, është rrëzuar modeli i tyre qeverisës, qasja ndaj ekonomisë dhe financave të vendit, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën, më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet të ua kujtojmë përsëri, se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit”,- ka deklaruar Rama.