Berisha, Ramës: Nuk do të jesh Kryeministër me votat e krimit

61

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Kryeministri në ikje Berisha, kërcënon për mosnjohje rezultati zgjedhor. Në një prononcim për mediat, ai i është rikthyer gjuhës së egër, duke kërcënuar për mosnjohje pushteti dhe mos njohje të Kryeministrit Rama, që pritet të marrë detyrën në shtator. Ai akuzon Ramën, se i ka vjedhur votat, i ndihmuar nga krimi.

Jam këtu sot për t’i thënë zotit Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe më të hapur, mos bëj gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave. Berisha ka njohur rezultatin, do njohë cdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi, nuk mund të jetë kryeministri që me thes votash të vjedhura të përfaqësoje vendin. 

Të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht do respektoj njëlloj dhe atë që është pro e atë që është kundër dhe e faktova këtë më qëndrimin tim. Bëra atë që kërkonte vendi im, por vendi im kërkon, qytetarët kërkojnë që çdo fletë të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin drogën e kartelën e saj. Ajo qe ne pame në 14 qendra të Lezhës ishte fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit. Ka qenë Dushku, por ishte teknikalitet amoral, por kjo është vjedhje me duart të pista, pare të pista e qytë revolveri. Në interesin më të mirë të kryeministrit të ardhshëm e të çdo qytetari i kërkoje të bëjë transparencë, përndryshe PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”,- deklaron Kryeministri në ikje Berisha.