Prism, dyshime se Berlini bashkëpunon me SHBA në fushën e spiunazhit

60
Der Spiegel
Der Spiegel

Revista Der Spiegel ka zbuluar, se Shërbimet Sekrete gjermane përdorin një program vëzhgimi, të  Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane. Shërbimet Sekrete gjermane e kanë mohuar këtë shkëmbim masiv të të dhënave, me homologët e tyre të përtej Atlantikut.

Gjithsesi ato kanë pranuar, se e kanë testuar këtë program të përmendur nga Spiegel, por pa e përdorur në punën e tyre.

Opozita gjermane ka reaguar fuqishëm: “ Po dëgjojmë tani se drejtuesit e NSA-së kanë takuar Kancelarinë. Dhe pretenduakan se nuk dinë gjë, kjo është qesharake”-, ka deklaruar Hans-Christian Stroebele, deputeti i të gjelbërve.

Nëse është e vërtetë se Drejtori i Shërbimeve Sekrete është përpjekur të shkelë ligjet e ruajtjes së të dhënave, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen”, – ka deklaruar Sigmar Gabriel, president i Partisë Social-Demokrate.

Dyshimet mbi atë, çfarë dinte Berlini mbi programin e spiunimit amerikan Prism, ka shqetësuar gjithmonë e më shumë Anxhela Merkelin, që synon të rizgjidhet në shtator, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjermanëve, mbi çështjen e ruajtjes së të dhënave personale. E gjendur nën presionin e pyetjeve të ndryshme mbi këtë subjekt, ajo ka deklaruar se pret shpjegimet e amerikanëve për t’u prononcuar.