Berisha nuk pranon humbjen, frikë nga përballja me drejtësinë

57

berisha sadKryeministri të cilën shqiptarët vendosën ta ndëshkojnë me votë, nuk e pranon humbjen. Në rrjetin social Facebook , ai deklaron alibinë e humbjes “vjedhja e votave”, në pamundësi për të pranuar realitetin e vendimit popullor.

Berisha flet për kartele droge, që i kanë marrë votat që i takonin atij, dhe se PD si një parti e pastër, nuk do ta pranojë kurrë pushtetin që del nga krimi, droga dhe paratë e pista.

Siç duket frika, se do të përballet së shpejti me drejtësinë, e ka detyruar Berishën të angazhojë një mekanizëm të tërë, që ka nën zotërim, duke i shkaktuar kosto dhe energji të pallogaritshme tërë strukturave përkatëse.

Një sërë deklaratash, për mosnjohje rezultati, po shoqërojnë procesin e hapjes dhe rinumërimit të kutive të votimit, që përgjatë gjithë kësaj kohe, kanë qenë nën ruajtjen e njerëzve të tij të afërt.

“Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para te pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por, ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, -deklaron Berisha në Facebook.