Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza

kampPolicia greke ka ndërmarrë një operacion në Athinë për gjetjen e emigrantëve të arratisur gjatë trazirave të djeshme në një kamp refugjatësh, që shkaktuan 10 të plagosur në radhët e forcave greke të rendit, njoftuan sot burime zyrtare.

“Tetë pakistanezë dhe dy afganë mungonin pas apelit të kryer sot, ndërsa 14 emigrantë të tjerë të arratisur nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi u kapën sërish”, njoftoi policia.

Përleshjet ndodhën gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kampin e refugjatëve Amygdaleza afër Athinës, ku mbahen rreth 1.200 emigrantë, kryesisht aziatikë, nën mbikëqyrjen e policisë.

“Pa provokimin më të vogël nga ana e gardianëve, refugjatët u vunë flakën dysheqeve dhe vendstrehimeve të tyre duke hedhur gura dhe objekte të tjera drejt forcave speciale të ardhura menjëherë në vendngjarje”, citon një komunikatë e policisë.

Trazirat filluan pasi emigrantët u informuan se kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kamp do të ishte 18 muaj.

Kryeministri maskohet si taksist për të mësuar opinionin mbi qeverinë

kryeministriE dimë atë përrallën e vjetër që mbreti vishet si tebdil me qëllim të mësoje se çfarë mendon populli rreth mbretërimit të tij. Duket se moralin e përrallës e ka kuptuar dhe ka arritur ta realizojë më së miri kryeministri norvegjez.

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg e ka kaluar një pasdite të tërë duke bërë shoferin e një taksie në kryeqytetin Oslo, me qëllim të mësoje opinionin e njerëzve rreth qeverisjes së tij.

Stoltenberg bëri të ditur për BBC se ka dashur të dëgjojë se çfarë mendojnë votuesit dhe se taksia është një ndër vendet e pakëta ku njerëzit flasin dhe shkëmbejnë mendimet e tyre rreth jetës, punës e madje dhe qeverisë.

Stoltenberg duke kryer këtë profesion mbajti syze të errëta dhe uniformën e taksistit. Ai e zbulonte identitetin e vërtetë vetëm nëse pasagjerët arrinin ta njihnin vërtet se kush ishte. Bisedat me pasagjerët i regjistroi dhe filmoi me një kamera të fshehtë që më pas e postoi dhe në profilin e tij, në rrjetin social, Facebook.

Duket se këto filmime të kryera në muajin qershor ai do t’i përdorë për fushatën e tij elektorale para zgjedhjeve të shtatorit në Norvegji.

Stoltenberg është mjaft popullor në Norvegji, por, sipas anketave të fundit, ai mbetet prapa opozitës.

Pyetjes se, a mendon që të bëhet shofer taksie, nëse i humb zgjedhjet, Stoltenberg u përgjigj se “kam 8 vjet që nuk drejtoja automjet dhe disa herë pata probleme me frenat. Besoj se udhëtarëve norvegjezë do u shërbeja më mirë si kryeministër sesa si shofer”.

SHQUP-i, ish ushtarakët protestojnë: Të anulohet vendimi i qeverisë

shtepia e oficerave Ish-ushtarakët kanë protestuar sot për vendimin e firmosur pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.

Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.

“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha në nisje ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes Bajram Mane.

Sipas tij, “Ne s’do lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet”.

Ish- ushtarakët më tej i kanë kërkuar ministrit në ikje të Mbrojtjes të anullojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare.

Më tej, ata i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.

Ata kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë.

Lezhë, shkojnë për të vjedhur, vrasin me armë të zotin e shtëpisë

policia...Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e sotme në një fshat të Lezhës. Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij.

Mesa duket gabimi i vetëm i viktimës ishte fakti që i kishte ndjerë grabitësit, të cilët nuk i kanë kursyer jetën, duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas të dhënave të policisë mësohet se ngjarja u regjistrua në fshatin Merçi të Lezhës, ndërkohë që viktima e ngjarjes është shtetasi Preng Doda.

Policia ndërkaq ka rrethuar gjithë zonën për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit dhe po i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.

Chelsea Clinton në Butrint për dy orë

chelsea-clinton-240News 24 sapo ka bërë të ditur se e bija e ish Presidentit të SHBA Bill Clinton, Chelsea Cliton, ka bërë sot pasdite një vizitë në parkun e Butrintit. Chelsea Clinton shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshorti Marc Mezvinsky dhe nga Lord Rothschild.

E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut Rajmond Kola.

Në Butrint Chelsea Clinton ka ardhur nga Korfuzi me një jaht.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i parkut, Rajmond Kola. I njëjti burim tha se vizita e znj. Clinton ishte tërrësisht private dhe ajo nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar.

Agimi i Artë, akte antishqiptare në përvjetorin e vdekjes së Gumës

agimi_506529234Tre vjetori i vdekjes së Aristotel Gumës, himariotit që u përplas nga një makinë, është shënuar me tension në Himarë. Vdekja e tij vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Siç raporton News24, eksponentë të partisë naziste greke “Agimi i Artë” kanë tentuar që të kryejnë rite brenda kishës në Himarë, por prifti është larguar. Më pas eksponentët e Agimit të Artë kanë shkuar në varrezat e fshatit dhe aty, pasi kanë shpalosur flamurin e Vorio- Epirit dhe Agimit të Artë, kanë lexuar një deklaratë antishqiptare. Ekstremistët e Agimit të Artë madje kanë sulmuar edhe reporterët shqiptarë, që tentuan të filmojnë. Policia nuk ka ndërhyrë.

Mllefin për prishjen e ndërtimit pa leje ia nxjerr Alket Islamit, i kërcënon djalin

llogarajaNuk kanë të sosur çudirat shqiptare, pasi ndodh edhe kështu. Pak ditë pasi një ndërtim pa leje u prish në vendin që njihet edhe si ballkoni i Llogarasë, pronari i ndërtimit ka gjetur edhe personin për të shfryrë mllefin. Ai ka kërcënuar djalin e Alket Islamit, me arsyetimin se ky i fundit ka ndikuar për prishjen e objektit. Në të vërtetë Islami me të tjerë persona nisin nga qafa e Llogarasë fluturimet e tyre dhe kjo ka shtyrë pronarin të mendojë se ai e ka bërë denoncimin për ndërtimin pa leje. Islami, duke folur për A1Report, thotë se djali i tij është kërcënuar dhe ata kanë bërë denoncim. Islami thotë se ndërtimin pa leje nuk e ka prishur Alket Islami, por revolta e njerëzve që bënë peticione kundër prishjes së bukurive të natyrës.

Dy gra duke përballuar të nxehtin në Shangai, Kinë

Dy gra duke përballuar të nxehtin në Shangai, Kinë (Carlos Barria, Reuters/Contrasto)
Dy gra duke përballuar të nxehtin në Shangai, Kinë (Carlos Barria, Reuters/Contrasto)
Dy gra duke përballuar të nxehtin në Shangai, Kinë (Carlos Barria, Reuters/Contrasto)

Greqi, policia përleshet me klandestinët

ImmigratiPolicia greke u përball gjatë mbrëmjes me disa dhjetëra emigrantë klandestinë, të strehuar në kampin e pritjes së Amygdalezës, në afërsi të Athinës.

Lajmi u raportua ditën e dielë nga mediat kryesore helene.

Struktura, e cila pret në të disa qindra klandestinë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azia u dogj pjesërisht nga protestuesit.

Klandestinët shprehën nëpërmjet revoltës irritimin e tyre për vendimin e Athinës zyrtare për riatdhesimin e tyre e për trajtimin e rezervuar nga policia.

Në të shkuarën, forcat greke të rendit janë vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për trajtimin e keq rezervuar emigrantëve.

Nuk dihet se cili është numri i plotë i të shoqëruarve në komisariate apo i të lënduarve.

Dhuna në Irak, SHBA shpërblim për informacione

violence irakPas valës së dhunës që tronditi nga themelet Irakun në festën e madhe të Fiter Bajramit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofruan 10 milionë dollarë shpërblim, për atë që do të japë informacione për kapjen ose eliminimin e kreut të al-Kaedës në vend.

Iraku, i cili po rrezikon gjithmonë e më shumë të rrëshqasë në luftë civile të motivuar nga urrejtja ndërfetare, përjtoi një valë sulmesh që lanë 64 të vdekur dhe 190 të plagosur.

Në një deklarëtë, këtë të dielë, Departamenti i Shtetit fajësoi kryesisht al-Kaedën për sulmet e ndodhura në vend.

Dega irakene e organizatës më famëkeqe terroriste drejtohen nga Abu Bakr al-Baghdadi dhe shpërblimi prej 10 milionë eurosh për kokën e tij, është shpërblimi i dytë më i madh i Uashingtonit, duke u tejkaluar vetëm nga ai për liderin e Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri.