News 24 sapo ka bërë të ditur se e bija e ish Presidentit të SHBA Bill Clinton, Chelsea Cliton, ka bërë sot pasdite një vizitë në parkun e Butrintit. Chelsea Clinton shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshorti Marc Mezvinsky dhe nga Lord Rothschild.
E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut Rajmond Kola.
Në Butrint Chelsea Clinton ka ardhur nga Korfuzi me një jaht.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i parkut, Rajmond Kola. I njëjti burim tha se vizita e znj. Clinton ishte tërrësisht private dhe ajo nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar.



