Kryeministri maskohet si taksist për të mësuar opinionin mbi qeverinë

48

kryeministriE dimë atë përrallën e vjetër që mbreti vishet si tebdil me qëllim të mësoje se çfarë mendon populli rreth mbretërimit të tij. Duket se moralin e përrallës e ka kuptuar dhe ka arritur ta realizojë më së miri kryeministri norvegjez.

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg e ka kaluar një pasdite të tërë duke bërë shoferin e një taksie në kryeqytetin Oslo, me qëllim të mësoje opinionin e njerëzve rreth qeverisjes së tij.

Stoltenberg bëri të ditur për BBC se ka dashur të dëgjojë se çfarë mendojnë votuesit dhe se taksia është një ndër vendet e pakëta ku njerëzit flasin dhe shkëmbejnë mendimet e tyre rreth jetës, punës e madje dhe qeverisë.

Stoltenberg duke kryer këtë profesion mbajti syze të errëta dhe uniformën e taksistit. Ai e zbulonte identitetin e vërtetë vetëm nëse pasagjerët arrinin ta njihnin vërtet se kush ishte. Bisedat me pasagjerët i regjistroi dhe filmoi me një kamera të fshehtë që më pas e postoi dhe në profilin e tij, në rrjetin social, Facebook.

Duket se këto filmime të kryera në muajin qershor ai do t’i përdorë për fushatën e tij elektorale para zgjedhjeve të shtatorit në Norvegji.

Stoltenberg është mjaft popullor në Norvegji, por, sipas anketave të fundit, ai mbetet prapa opozitës.

Pyetjes se, a mendon që të bëhet shofer taksie, nëse i humb zgjedhjet, Stoltenberg u përgjigj se “kam 8 vjet që nuk drejtoja automjet dhe disa herë pata probleme me frenat. Besoj se udhëtarëve norvegjezë do u shërbeja më mirë si kryeministër sesa si shofer”.