Qëllon me pistoletë të dashurën dhe më pas veten

pistoleteNjë histori dashurie ka shkaktuar ditën e sotme një të vdekur dhe një të plagosur në një hotel, në kryeqytet.

Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Policia bën të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi kosovar, Agim Emini dhe e dashura e tij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se çifti ka pasur një zënkë që ka nisur fillimisht tek kafja e hotelit. Emini ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar të dashurën e moshës rreth 25 vjeç dhe më pas ka shtënë mbi vete me të njëjtën armë zjarri.

Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Emri i së vajzës nuk bëhet i ditur për arsye hetimore por mësohet se ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më rëndë paraqitet gjendja e Eminit, që ka marrë një plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak.

Një protestë kundër kryeministrit Malkiya

Një protestë kundër kryeministrit Malkiya, në Bahrein. (Hasan Jamali, Ap/Lapresse)
Një protestë kundër kryeministrit  Malkiya, në Bahrein. (Hasan Jamali, Ap/Lapresse)
Një protestë kundër kryeministrit Malkiya, në Bahrein. (Hasan Jamali, Ap/Lapresse)

Prag-vdekja, ka shpjegim shkencor

nepragvdekjePrag-vdekja, fenomeni i përjetuar nga shumica e të mbijetuarve nga infarkti, tani ka një shpjegim shkencor.

Ajo vjen si pasojë e aktivitetit elektrik të trurit, që vazhdon të jetë i mirëorganizuar edhe në momentet e para pas vdekjes klinike.

Kështu deklarojnë disa studiues të Universitetit të Miçiganit në një studim të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS.

Me një elektroencefalogramë të thjeshtë kërkuesit kanë analizuar aktivitetet cerebrale të nëntë minjve të anestetizuar dhe të nënshtruar ndaj arrestit kardiak.

Brenda 30 sekondave të para pas arrestit, ku zemra rresht së rrahuri dhe gjaku pushon së qarkulluari drejt trurit, tek të gjithë minjtë është konstatuar një mbitension tranzitor aktiviteti cerebral i sinkronizuar, tipike e një truri të aktivizuar dhe të ndërgjegjshëm.

Sjellje të ngjashme janë vënë re edhe tek minjtë që i janë nënshtruar asfiksisë. “Parashikimi se do të gjenim shenja të një aktiviteti të ndërgjegjshëm të trurit gjatë arrestit kardiak është konfirmuar me të dhënat”, ka thënë profesori Jimo Borjigin.

Shqipëri-Armeni, policia ndalon parkimin e qarkullimin në disa zona

policia-rrugore (1)Policia e Tiranës bën me dije se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore që pritet të luhet sot rreth orës 20:45 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Në një komunikatë për mediat, policia bën me dije se duke nisur nga ora 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.

Ndërkaq nga ora 18:00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga ”Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën ”Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin ”Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit “Qemal Stafa”.

Gjatë hyrjes së tifozeve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium, të sendeve të ndaluara si: (Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme e te ndaluara etj.)
Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, u kujton sportdashësve, dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit

Makina bie nga 40 m lartësi, 3 të plagosur

matTre persona janë plagosur sot në mesditë si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Burrel-Klos.

Policia bëri të ditur se rreth orës 12:00 në afërsi të urës Shulbater, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia prej 40 metrash.

Si pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Gani Derguti 50 vjeç si dhe 2 persona që udhëtonin me të. Policia konfirmon se më rëndë për jetën është shtetasi Derguti.

Zyrtarisht Eurozona del nga recesioni, regjistrohet rritje e PBB-s

beZona euro ka dalë zyrtarisht nga recesioni përgjatë tremujorit të dytë të vitit me regjistrimin e një rritjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 0,3 për qind.
Kështu njoftoi sot Zyra Evropiane e Statistikave ”EUROSTAT”, me publikimin e raportit të parë vlerësues të këtij indikatori.

”Kjo është një performancë më e mirë se ajo që pritej, kur analistët fillimisht parashikonin një rritje të PBB-s me 0,2 për qind për periudhën prill-qershor, pas gjashtë tremujorësh radhazi rënieje që korrespondonte me fazën më të gjatë të recesionit në historinë e eurozonës”, theksuan burime nga EUROSTAT.

GJERMANI
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë regjistroi një rritje deri në 0,7 për qind përgjatë tremujorit të dytë të 2013-s, sipas shifrave paraprake të publikuara sot.

“Ekonomia qëndroi në stanjacion gjatë tremujorit të parë”, theksoi Zyra Federale e Statistikave, Destatis dhe nuk u rrit me 0,1 për qind siç ishte njoftuar më parë.
“Tregtia ka kontribuar gjithashtu në rritjen ekonomike”, sipas Destatis, që shtoi se eksportet kanë avancuar më tepër se importet.
Shifrat e detajuara pritet të publikohen më 23 gusht.

FRANCE
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës regjistroi një rritje deri në 0,5 për qind përgjatë tremujorit të dytë të 2013-s.

Berat, rrëzohet helikopteri i kërkimeve të naftës

rama helikopteriRrëzohet një helikopter në fshatin Tërpan të Beratit. Mësohet se helikopteri i përkiste kompanisë “Gjeo tek” që bën gërmime për naftë në këtë zonë.

Sipas korespondentes sonë në Berat, Eneida Petova piloti ishte i vetëm në helikopter. Mësohet se, ndërsa udhëtonte helika e helikopterit ka prekur kodrën e fshatit dhe më pas mjeti fluturues është rrëzuar, por pa pësuar dëmë të mëdha apo shpërthim dhe flake.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet që helikopteri të jetë rrëzuar nga një lartësi e vogël.

Për pasojë edhe piloti me origjinë italiane Luca Kalderin, 46 vjeç është plagosur. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt një spitali privat nëTiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi dëmtimet që mori në aksident ishin të lehta.

Bëhet me dije se terreni ku lëvizte helikopteri është mjaft i thyer e me kodra të shumta. Edhe pse transportimi i materialeve që shërbenin për gërmim në zonat naftëmbajtëse, ishte një punë rutinë e drejtuesit të helikopterit, mësohet se ai lëvizte në një terren shumë të vështirë, me kodra të shumta.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Policia e Vlorës: Në hetim disa grekë e shqiptarë

agimi_506529234Thirrjet antishqiptare në Himarë nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.
Policia e Vlorës bëri të ditur sot se ka kryer të gjithë veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë e grekë ia ka kaluar prokurorisë së Vlorës. Ne nje njoftim per shtyp, Policia e Vlorës thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes së para dy ditëve në Himarë, me rastin e 3-vjetorit së vdekjes se Aristotel Gumës, i mbetur i vrarë në një aksident automobilistik.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 11.08.2013 në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma, nga disa persona te pranishëm ne këtë përkujtimore, shtetas shqiptar dhe grek, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale ju bëjmë me dije se :
Nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë Qarku Vlore janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptare dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje”, thekson drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin për shtyp.

Po kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë theksoi se është e vendosur të luftojë kriminalitetin anë e kënd territorit të vet në të gjitha format e tij dhe fton të gjithë qytetarët e Vlorës të vazhdojnë të mbështesin policinë, për goditjen e kriminalitetit dhe pasjen e një mjedisi sa më të sigurtë.

“Për çdo lloj informacioni apo për probleme të ndryshme që mund të ketë çdo qytetar, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë z. Artan CUKU vë në dispozicion edhe numrin e tij zyrtar të telefonit 069 41 11 021 ku mund të dërgoni vetëm mesazhe”.

Më 11 Gusht, në 3-vjetorin e vdekjes së banorit të Himarës Aristotel Guma, përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i Artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e clirimit. Rroftë kombi!”.

Hotel kapsulë në Haikou, Kinë

Hotel kapsulë në Haikou, Kinë. Dhomat mund të mbajnë brenda vetëm një person dhe janë te mobiluara me tavolinë që mbyllet, ventilator dhe televizion. (Afp)
Hotel kapsulë në Haikou, Kinë. Dhomat mund të mbajnë brenda vetëm  një person dhe janë te mobiluara me tavolinë që mbyllet,   ventilator dhe televizion.  (Afp)
Hotel kapsulë në Haikou, Kinë. Dhomat mund të mbajnë brenda vetëm një person dhe janë te mobiluara me tavolinë që mbyllet, ventilator dhe televizion. (Afp)

Golem, problem me ujërat e zeza

ujrat_e_zezaRruga që të çon në plazhin e Golemit është në gjendje mjaft të keqe.Prej disa vitesh, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm për shkak pikërisht të kësaj rruge e cila në çdo stinë, përmbytet prej shirave duke bërë që ujërat e zeza të vërshojnë mbi të.

Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, situata nuk ka ndryshuar aspak, por me ndërprerjen e reshjeve dhe daljen e diellit, era e keqe e ujërave të zeza ndihet kudo.

Kjo ka bërë që shumë biznese në këtë rrugë, gati 100 metra mbi rajonin e policisë në Golem të penalizohen dhe të mos kenë më oferta nga pushuesit si dikur.

Por kush është shkaktari për këtë gjendje? Këtë e shpjegon më mirë Shefi i Shërbimeve në komuninë e Golemit, Sherbet Çelaka, i cili fajëson investimin e papërfunduar të qeverisë për impiantin e ujërave të zeza.

Por vetë pushuesit të cilët kanë paguar jo pak në hotelet e Golemit nuk duan t’ja dinë për fajtorët, as për gropat septike që nuk pastrohen shpesh dhe që shërbejnë si shkak për bllokimin e kanaleve të ujrave të zeza.

Ata duan ndërhyrjen urgjente të shtetit, pushtetit vendor e qendror pasi në të kundërt ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të braktisin plazhin e Golemit, duke shkatërruar në këtë mënyrë aktivitetin e biznesit që ka investuar në vite këtu.