Golem, problem me ujërat e zeza

53

ujrat_e_zezaRruga që të çon në plazhin e Golemit është në gjendje mjaft të keqe.Prej disa vitesh, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm për shkak pikërisht të kësaj rruge e cila në çdo stinë, përmbytet prej shirave duke bërë që ujërat e zeza të vërshojnë mbi të.

Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, situata nuk ka ndryshuar aspak, por me ndërprerjen e reshjeve dhe daljen e diellit, era e keqe e ujërave të zeza ndihet kudo.

Kjo ka bërë që shumë biznese në këtë rrugë, gati 100 metra mbi rajonin e policisë në Golem të penalizohen dhe të mos kenë më oferta nga pushuesit si dikur.

Por kush është shkaktari për këtë gjendje? Këtë e shpjegon më mirë Shefi i Shërbimeve në komuninë e Golemit, Sherbet Çelaka, i cili fajëson investimin e papërfunduar të qeverisë për impiantin e ujërave të zeza.

Por vetë pushuesit të cilët kanë paguar jo pak në hotelet e Golemit nuk duan t’ja dinë për fajtorët, as për gropat septike që nuk pastrohen shpesh dhe që shërbejnë si shkak për bllokimin e kanaleve të ujrave të zeza.

Ata duan ndërhyrjen urgjente të shtetit, pushtetit vendor e qendror pasi në të kundërt ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të braktisin plazhin e Golemit, duke shkatërruar në këtë mënyrë aktivitetin e biznesit që ka investuar në vite këtu.