Shqipëri-Armeni, policia ndalon parkimin e qarkullimin në disa zona

44

policia-rrugore (1)Policia e Tiranës bën me dije se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore që pritet të luhet sot rreth orës 20:45 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Në një komunikatë për mediat, policia bën me dije se duke nisur nga ora 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.

Ndërkaq nga ora 18:00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga ”Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën ”Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin ”Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit “Qemal Stafa”.

Gjatë hyrjes së tifozeve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium, të sendeve të ndaluara si: (Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme e te ndaluara etj.)
Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, u kujton sportdashësve, dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit