Aksident në Tiranë-Fushë Krujë, 2 të vdekur

aksidentDy persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 automjete janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Kastriot Jaku nga Miloti dhe Gjergji Nano nga Tirana .

Në aksident janë përfshirë një makinë ‘Ford Focus’ me targa italiane, dhe dy ‘Opel’ me targa TR6152N dhe TR9118L.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

Megjithatë ekspertët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Letra e Gjunkshit: “SHQUP”, jo seli e PD

gjunkshiShefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi është pozicionuar hapur kundër ndryshimit të destinacionit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, që me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur të përdoret si seli e Partisë Demokratike.

Me anë të një letre zyrtare drejtuar në datën 14 gusht 2013, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, ai shprehet se “vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjoz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe shtetit shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, – shprehet Gjunkshi, duke listuar në 6 paragrafë edhe argumenta të tjerë në mbështetje të qëndrimit të tij.

Në fakt shkresa e Shefit të Shtabit ka qenë përgjigje për letrën e marrë në datën 13 gusht 2013, nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, i cili kërkon prononcimin e Gjeneral Gjunkshit lidhur me statusin e pronës së SHQUP-it. E kjo për shkak se nxjerrja e kësaj prone nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura nuk mund të bëhet pa miratimin e Shefit të Shtabit. Mes të tjerash, Kulluri shprehet se “me anë të shkresës së protokolluar me Nr.7374 datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjegjësi administrimi tek Ministria e Brendshme i pronës Nr.32 me emërtim ‘Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë’ me vendndodhje Bulevardi ‘Zhan Dark’ Tiranë. Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar për prononcim për statusin aktual dhe perspektiv të përdorimit të pronës, institucioneve të vendosura në këtë godinë, konkretisht SHQU-së dhe QKMBM-së.
Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM, me të gjitha kriteret dhe standardet teknike, çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht. SHQU shprehet se me planin e ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj, për shkak të bilancit negativ financiar dhe reduktimit të aktivitetit, të zhvendosë aktivitetin pranë Hotelit të Ushtarakëve. Sa më sipër, kjo pronë dhe objektet ndërtimore të saj mbetet pa funksion në shërbim të SHQU-së dhe QKMBM-së. Në këto kushte kërkojmë prononcimin tuaj për nxjerrjen e kësaj prone nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes së FA dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim”, – shprehet Kulluri në letrën drejtuar Gjunkshit. Ndërkohë burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan dje për TCH se “Presidenti Republikës në kapacitetet edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it”.

Di Caprio me të dashurën e re, pushime në Majorka

article-0-1B51254C000005DC-488_634x695Leonardo Di Caprio dhe e dashura e tij e re, modelja gjermane 21-vjeçare, Toni Garrn, janë duke kaluar së bashku pushime disa ditore në Majorka. Ato janë fotografuar nëpër rrugët e ishullit duke shëtitur me bicikletë dhe duke lozur tenis.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

article-0-1B51265D000005DC-767_634x913

article-0-1B512555000005DC-774_634x407

 

 

 

Guvernatori i Bankës Shqiptare, që shqiptarët e “lajnë me flori”

Ardian-Fullani1Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Shqiptare është venë sërish në fokusin e opinionit publik pas bërjes publike të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shpenzimet dhe ligjshmërinë e menaxhimit të Bankës së Shqipërisë. Shpenzimet marramendëse janë të pajustifikueshme dhe tejkalojnë çdo logjikë funksionale normale për një shtet si Shqipëria.

Deputeti socialist Erjon Braçe, i cili ka denoncuar vazhdimisht këtë situatë, ka ritheksuar se shpenzimet marramendëse për personelin, rrogat, shpërblimet dhe dietat që pavarësisht krizës, në Bankën Shqiptare vijojnë të jenë më të lartat e të gjithë shtetit!

“Guvernatori ka një dietë 60 euro më të lartë se Presidenti i Republikës, dy herë më të lartë se Kryeministri. Drejtorët e departamenteve të BSH kane një dietë sa ajo e Kryeministrit. Shkurt: diferenca mes dietës së guvernatorit me dietën e Presidentit është sa: një pension mujor ne fshat!

Vetë dieta është 4-5 pensione mujore ne fshat! Pjesa tjetër e gjetjeve ne raport kane të bëjnë me: tejkalimin e limitit të financimit të BSH për qeverinë; prishjen e kalendarit të tregtimit të bonove në funksion të nevojës për para të qeverisë, madje në tejkalim të deficitit; mospërmbushjen e kontratës së rikonstruksionit të godinës së BSH me kosto të mëdha në vlerën e paguar për qiramarrje të ambienteve, kosto që e paguan banka nga paratë publike e jo kompania që ka shkelur kontratën; rënien ne kushtet e konfliktit të interesit në përzgjedhjen e auditit te BSH; moszbatimin e rregulloreve të BSH për prokurimet dhe mosmbajtjen e një arshive të rregullt për to”,- deklaron deputeti socialist Erjon Braçe.

Kukësi merr kroatin Davor Bratiç

braticKukësi nuk ka të ndalur në merkato. Pasi ka afruar 4 futbollistë, klubi verilindor ka nënshkruar edhe me kroatin Davor Bratiç, i cili pas aktivizimit me sukses në radhët e Skënderbeut dhe Flamurtarit, duket se të njëjtën gjë kërkon edhe me blutë veriorë. Me entuziazmin e suksesit historik në Europa Ligë, drejtuesit e nënkampionëve në kampionatin shqiptar, vijojnë të mbeten dominues në merkato, duke shtuar vazhdimisht radhët me futbollistët më cilësorë të aktivizuar në kampionatin tonë. Në radhën e blerjeve ka qenë një nga mesfushorët më të spikatur në sezonet e fundit, pikërisht kroati Davor Bratiç, që i është bashkuar projektit për të çuar titullin kampion në Kukës.
Mjaft entuziast për këtë blerje është shfaqur presidenti Safet Gjici, ndërkohë për drejtorin teknik Sulejman Starova, afrimi i Bratiçit, do të rrisë cilësinë e skuadrës.
Davor Bratiç është shprehur i kënaqur për zgjedhjen e re të bërë prej tij, pavarësisht se nuk do të mund të japë kontributin e tij për Kukësin më 22 gusht kundër turqve të Trabzonsporit, pasi federimet në UEFA nuk mund të bëhen më, pasi ka kaluar data.

SHBA kundër gjendjes së jashtëzakonshme

USAShtetet e Bashkuara kanë dënuar me forcë dhunën në Egjipt. Sekretari i Shtetit John Kerry është shprehur se Egjipti është përballë një momenti kritik dhe se dhuna dhe polarizimi i mëtejshëm politik nuk do të sjellin zgjidhje për problemet e Egjiptit:

“Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Zoti Kerry dhe më parë Shtëpia e Bardhë thanë se Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se ky status duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së përkohëshme të respektojë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e grumbullimit dhe procesit të rregullt gjyqësor.

“Ky është një moment kritik për egjiptianët. Rruga e dhunës çon vetëm drejt destabilitetit më të thellë, shkatërrimit ekonomik dhe vuajtjeve të mëtejshme. E vetmja rrugë e përshtatshme për secilën palë është rruga drejt zgjidhjes politike”, u shpreh ai.

Presidenti Obama ballafaqohet tani me dilema të reja në përgjigje të situatës në Egjipt dhe ndaj rrëzimit në korrik të ish-presidentit Mohamed Morsi.

Deri tani administrata nuk ka dalë me një përfundim ligjor nëse rrëzimi i Morsit ishte grusht shteti, gjë që do të rezultonte në pezullimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Presidenti Obama po informohet rregullisht lidhur me gjendjen në Egjipt nga Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare Susan Rice dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, ndërkohë që vazhdon pushimet me familjen në ishullin Martha’s Vineyard pranë Bostonit.

Egjipti, Obama: Ndal gjakderdhjes

Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dënoi dhunën që ka përfshirë Egjiptin, ndërsa lajmëroi për anullimin e një stërvitje të përbashkët ushtarake që ishte programuar për t’u zhvilluar muajin e ardhshëm midis dy shteteve.

Në deklaratën e tij, Obama theksoi se dhuna nuk është një mënyrë për të zgjidhur mosdakordësitë politike.

Komenti i Obamës erdhi një ditë pasi forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë tendat që mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane kishin ngritur në Kajro, duke vrarë më shumë se 500 persona.

Vëllazëria Muslimane është hedhur në protestë prej disa javësh, për grushtin e shtetit që ushtria realizoi në muajin korrik, kur presidenti i zgjedhur me votë, Mohammed Morsi, u detyrua të largohej nga pushteti.

Në atë episod, ushtria ndërhyri për të qetësuar vendin e përfshirë në protesta kundër pushtetit të tij, duke vendosur krijimi e një qeverie të përkohshme, që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme në vendin e Afrikës Veriore me 84 milionë banorë.

Deklarata e Obames erdhi ndersa presidenti eshte shkeputur, ne nje jave pushimesh, te cilat vazhdojne te jene te mbushura me shume pune per shefin e Shtepise se Bardhe.

Boliviani 123-vjeçar, njeriu më i vjetër në botë

plaku i vjeterBoliviani i lindur në vitin 1890 dhe në gjendje të shkëlqyer shëndetësore u shpall jozyrtarisht ditën e sotme si personi më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë në faqen e Tokës.
Carmelo Flores Laura mbushi 123 vjeç muajin e shkuar.
Bariu, i cili jeton në një fshat malor në Frasquicia, 80 kilometra nga kryeqyteti La Paz, është në gjendje të mirë shëndetësore, ecën vetëm pa nevojën e ndonjë shkopi dhe nuk ka nevojë as për syze.
Dukumentat zyrtare të regjistrimit në zyrën lokale të gjendjes civile në Bolivi tregojnë se jo vetëm Carmelo lindi në kohën kur Shqipëria donte ende edhe 22 vjet të fitonte pavarësinë, por se ai ka pasur tre fëmijë që nuk jetojnë më, nga të cilët i kanë lindur 16 nipër e mbesa dhe 39 stërnipër e stërmbesa.
Në librin “Guinness” rekordi për jetëgjatësinë i është atribuar një shtetase japoneze, e cila jetoi deri në të 115-tat, por një franceze, Jeanne Calment, është verifikuar se ka jetuar 122 vjeç e 164 ditë.
Tek meshkujt, rekordi i më të moshuarit, gjithashtu zyrtar, edhe pse jo pjesë e librit “Guiness”, është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë 16 vjet pasi mbushi një shekull jetë.

Osmani: Qeveria e re s’mund të riformatojë KQZ-në

kqz-djathtas_21Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani deklaron se çdo hap që mund të merret nga qeveria e re për riformatimin e KQZ-së është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor. Sipas osmanit, ajo që duhet të bëjë qeveria e re është vetëm plotësimi i vendeve bosh në KQZ.

“Në zbatim të frymës së Kodit Zgjedhor, unë mendoj që vetëm duhet të plotësohen vendet në KQZ. Vërtet është një institucion shumë i rëndësishëm, institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, kështu që patjetër duhet që të plotësohen vendet bosh që janë në KQZ. Dhe mendoj që nën frymën e Kodit Zgjedhor do të plotësohen ato vende bosh nga subjektet politike, që u takon në bazë të kodit për t’i plotësuar këto vende. Pastaj çdo gjë tjetër, për mendimin tim është në kundërshtim me frymën e Kodit Zgjedhor dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor.”- deklaroi Osmani.

Reagimi i anëtarit të KQZ-së, Hysen Osmani, vjen një ditë pas deklaratës së nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, i cili tha se mazhoranca e re do të punojë për riformatimin e këtij institucioni.

Kanabisi kultivohet shumë pranë kryeqytetit

kanabis2Një parcelë me kanabis është zbuluar pak km larg kryeqytetit në kuadër të një operacioni antidrogë.
Policia bën të ditur se kanabisi kultivohej nga familja Murati dhe parcela ku ishte mbjellë është një zonë tepër e vështirë për t’u evidentuar nga helikopterët italianë të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë për zbulimin e bimëve narkotike. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Xhemal dhe Astrit Murati 60 dhe 28 vjeç, si dhe 16-vjeçarin R.Murati, banorë të komunës Bërzhitë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në parcelën, ku ishin mbjellë rreth 2000 rrënjë kanabis,  ishte improvizuar dhe një rezervuar që shërbente për ujitjen e bimës narkotike.

Bima narkotike u asgjësua në vend nga policia.

Ndërkohë në jug të vendit po vijojnë prej ditësh operacione për ndalimin e kultivimit të lëndës narkotike, hashashit.

Prej ditësh policia antidrogë në bashkëpunim me FNSH kanë shoqëruar dhjetëra persona që paguheshin si persona që kujdeseshin për kultivimin e kanabisit.

Para pak ditësh ka qenë Guardia Di Finanza që gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Policinë e Shtetit shqiptar konfirmoi se Lazarati vijon të mbetet baza e prodhimit me tonelata të hashashit dhe se Shkodra, Vlora e Gjirokastra jane prefekturat me problematike.

Raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.

 

Greqi, shqiptarët numrin më të ulët të krimeve

greqi-flamurDrejtoria e Policisë Greke ka publikuar një raport mbi veprat penale, natyrën e tyre dhe identitet e autorëve. Policia vëren se në 6-mujorin e parë të vitit, janë pakësuar veprat penale të të vjedhjeve, grabitjeve me armë të personave, banesave, bankave. Nga 70 vrasjet e kryera në gjashtëmujorin e parë të 2013-ës në Greqi, në 21 raste autorët sulmuan viktimat e tyre me synimin për t’i vjedhur.

Shenja pozitive në raport është ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë që janë përshirë në vepra kriminale.

“Ndryshe nga vitet e tjera konstatohet një pakësim të numrit të keqbërësve shqiptarë në Greqi, të cilët arrestohen për krime të tilla. Shqiptarët kanë rënë ndjeshëm shumë shkallë në hartën e kriminalitetit në Greqi, duke zënë tashmë vendet e fundit “- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë greke.

Tashmë sipas policisë vendin e parë, sa i takon shtetasve të huaj që kryejnë krime si vjedhje, grabitje e kontrabandë droge  e mbajnë emigrantët kurdë, arabë, afganë, afrikanë dhe gjeorgjianë.

Të dhëna mbi krimet

70 vrasje- 5% autorë shqiptarë

64 përdhunime -4,2% autorë shqiptarë

80 shantazhe -11% autorë shqiptarë

38.370 vjedhje e grabitje -24.6% autorë shqiptarë

15.352 vjedhje makinash  -18,1% autorë shqiptarë