Drejtoria e Policisë Greke ka publikuar një raport mbi veprat penale, natyrën e tyre dhe identitet e autorëve. Policia vëren se në 6-mujorin e parë të vitit, janë pakësuar veprat penale të të vjedhjeve, grabitjeve me armë të personave, banesave, bankave. Nga 70 vrasjet e kryera në gjashtëmujorin e parë të 2013-ës në Greqi, në 21 raste autorët sulmuan viktimat e tyre me synimin për t’i vjedhur.
Shenja pozitive në raport është ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë që janë përshirë në vepra kriminale.
“Ndryshe nga vitet e tjera konstatohet një pakësim të numrit të keqbërësve shqiptarë në Greqi, të cilët arrestohen për krime të tilla. Shqiptarët kanë rënë ndjeshëm shumë shkallë në hartën e kriminalitetit në Greqi, duke zënë tashmë vendet e fundit “- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë greke.
Tashmë sipas policisë vendin e parë, sa i takon shtetasve të huaj që kryejnë krime si vjedhje, grabitje e kontrabandë droge e mbajnë emigrantët kurdë, arabë, afganë, afrikanë dhe gjeorgjianë.
Të dhëna mbi krimet
70 vrasje- 5% autorë shqiptarë
64 përdhunime -4,2% autorë shqiptarë
80 shantazhe -11% autorë shqiptarë
38.370 vjedhje e grabitje -24.6% autorë shqiptarë
15.352 vjedhje makinash -18,1% autorë shqiptarë


