Vlorë, vritet me armë në sy të gruas dhe vajzës

policia...Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Vlorën. Një person është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnate. Policia ka identifikuar viktimën. Ai është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen “Albano”. Sipas informacioneve nga policia, 40-vjeçari është vrarë në makinë, gjatë kohës që e parkonte, disa metra larg banesës. Në automjet, Çela ka qenë bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në lidhje me ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim. Të tjera detaje priten në orët në vijim.

E nderuar Grua!

odeta-nishani-71347011907Po lexoj ne Gazeten Shqiptare se një grua paska thënë:  “Kam mbetur e cuditur kur pashë në gazeta akuza të deputetëve të majtë Erjon Brace e Pirro Lutaj, se gjoja trualli kuështë ndërtuar selia e PD qenka në pronë e FAMILJES sime”! Epo e meriton një PËRGJIGJE!

E nderuar Grua!
Jo më LARG se dje kam kërkuar nga Presidenti i Republikës të spjegohet apo qartësojë adresën e deklaratave të tij emocionale, plot mllef e të pa vërteta. Qenkeni përgjigjur ju! Njësoj është.

E nderuar Grua!
Me duhet të them që në krye të herës se ju nuk keni lexuar gjë. Po fare fare.

Nuk ka asnje gazete qe te kete shkruar se une Erjon Brace te kem thene kund se “Familja juaj ka pronesine mbi Seline aktuale te PD”!

Une nuk shkruaj ne ndonje gazete.
Une postoj mendimet e mia ne kete profil. Per fat te dyja postimet, ai I dates 15 dhe ai I dates 17 Jane ketu.

Nese dini te lexoni apo doni te lexoni, mund ta beni me poshte.

E nderuar Grua!
Ne te dyja postimet, une I kam kerkuar Presidentit te Republikes te spjegohet nese ka apo jo interesa pronesore Familja e tij ne truallin ku eshte ngritur Selia aktuale e PD pas informacioneve te PAVARURA te publikuara ne media.

Pra kam pyetur e nderuar Grua!
Pyetja nuk eshte shpifje, akuze, kercenim, shantazh!
PYETJA ESHTE GJEJA ME NORMALE NE GJUHEN TONE DHE NE CDO GJUHE TE BOTES.

Une shpresoj shume qe ju ta dini se c’eshte nje pyetje dhe te beni dallimin mes saj dhe nje shpifje, akuze, kercenimi, shantazhi.

Afermendsh qe e dini por ju keni ZGJEDHUR vetviktimizimin si PERGJIGJE per pyetjet uleritese qe Kane lidhje me ushtrimin e detyres nga Presidenti I Republikes apo me dekretet e tij, per mua e shume te tjere te njeanshme e te paligjshme.

Por ju skeni pune me to. Apo jo?

E nderuar Grua!
Kerkoj nga ju qe menjehere te terhiqni ato qe I keni thene Gazetes Shqiptare per mua, si fjale te paverteta e qe nuk Kane lidhje me ate qe une kam thene lidhur me kete ceshtje.

Eshte e drejte kjo. Nderkohe, une e mora pergjigjen per pyetjen time: Ju, familjarisht, nuk keni interesa pronesore ne truallin ku ngrihet Selia aktuale e PD.

Faleminderit!

Ne mungese te INSTITUCIONEVE te PAVARURA e APOLITIKE qe te japin informacion ligjor lidhur me sa ju thoni, me duhet qe ta verifikoj.

Besoj shume qe kjo te mos u duket shantazh, kercenim apo shpifje!

Meta: Fituam në Kukës, por humbëm një mandat në Tiranë

meta jaleLëvizja Rinore për Integrim ka nisur sot “Akademinë Verore për Politikën”, ku në ceremoninë e rastit përveç kreut të LSI-së, Ilir Meta ishin të pranishëm dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve. Gjatë fjalës së tij ambasadori amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arivizu, ka komentuar zgjedhjet e 23 qershorit, ku theksoi se, pati përpjekje për kthimin e besimit fetar në çështje elektorale dhe për të krijuar ndarje veri-jug. Ai vlerësio fushatën e PS-së duke thënë se, “këtë herë punoi fort dhe mori 90 mijë vota më shumë.”

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Etore Sekui foli për integrimin e Shqipërisë në BE, ku veçoi si sfidë kryesore zgjidhjen e problemeve të pronësisë. “Besoj se një pjesë e juaja kanë probleme pronësie ose janë në dijeni të tyre në Shqipëri. Ky është një shqetësim konkret që ndikon edhe në i integrimin e vendit në BE”, tha ai. Kurse, kreu i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi kontributin e LRI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare duke theksuar se, “është shembull pozitiv për të gjithë politikën shqiptare.”

Meta: Fituam në Kukës, por humbëm një mandat në Tiranë

“E kam të vështirë të falënderoj më shumë LRI-në e këtij qarku apo të atij qarku, sepse ju keni qenë të mrekullueshëm kudo në të gjithë vendin dhe ne kemi arritur të kemi një përfaqësim të shkëlqyer në nivel kombëtar. Por unë në mënyrë të veçantë do të falënderoja të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që kanë punuar në kushtet më të vështira, që nuk ka arsye përse të përmenden këtu dhe të jeni të sigurt se ne deputetin e morëm në Kukës, por e humbëm në Lundër. Por nuk ka problem se kemi mjaft deputetë dhe kjo nuk do ta pengojë që t’i përfaqësojmë të gjithë ata votues të shumtë në Qarkun e Kukësit me shumë dinjitet t’i përkrahim në mënyrë të jashtëzakonshme.

Shpresoj të zgjidhem Kryetar i Kuvendit të ri dhe të përpiqemi bashkë edhe me Kejdin si deputeten më të re dhe me shumë të tjerë të sjellim një frymë pozitive, një frymë bashkëpunimi larg atyre konflikteve sistematike, larg atij protagonizmi arkaik, që ndërtohet vetëm mbi tensionin dhe provokimin e palës tjetër. Unë jam i bindur se kjo frymë pozitive që ne kemi sjellë dhe do ta shtojmë më tej do të reflektojë edhe në të gjithë politikën shqiptare dhe kjo falë jush, falë të rinjve dhe të rejave. Jam i bindur se në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të sjellim risi, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime të rëndësishme.

Arvizu: Po tregoni se keni vizion për të ardhmen

“Dua t’ju përgëzoj të gjithëve për një performancë të jashtëzakonshme gjatë zgjedhjeve. Dhe duket qartë se çfarë organizimi është dashur për të krijuar këtë natë sot. Ky është një shembull shumë i mirë i dedikimit dhe i punës së palodhur që keni bërë ju të gjithë gjatë kësaj fushate. Dhe siç e thatë edhe ju, është një festë e madhe, ka arsye për të festuar, por është gjithashtu një detyrë e madhe. Dhe në qoftë se ju i përgjigjeni sfidave që ka vendi me të njëjtin pozitivitet, me të njëjtin seriozitet atëherë ju do të keni sukses. Dhe gjëja e fundit, kur shikoj energjinë që projektohet nga gjysma e njerëzimit, pra njerëz si Klajda, si Erisa, si Kejdi, të gjitha vajzat, kjo tregon vizionin që ju keni për të ardhmen”.

Sekui: BE ka nevojë për energjinë tuaj

“Jam shumë i kënaqur dhe i prekur që ndodhem mes jush. Unë e pashë energjinë pozitive tek ju, tek mënyra sesi e organizuat këtë kamp. Jam i sigurt që këtë energji ju do ta përdorni edhe për të ndërtuar vendin sepse në fund të fundit ju jeni lidershipi që do të udhëhiqni të ardhmen e këtij vendi. Jam shumë i gëzuar që do të flasim për Bashkimin Evropian. Integrimi në Evropë ka të bëjë shumë me transformimin. Kam shumë shpresë dhe besim që me këtë energji që ne shohim, ju do të jeni në gjendje që të kontribuoni për ndërtimin e një Evrope më të mirë. Mua më pëlqejnë shumë të rinjtë shqiptarë për këtë energji që ata zotërojnë. Jam plotësisht i bindur se Evropa ka nevojë për një injeksion të kësaj energjie pozitive. Jam i sigurt që ju do të jeni një kontribut i madh në këtë drejtim sepse ne kemi nevojë për energjinë tuaj”.

Mbledhja e Qeverisë së re në Vlorë

RAMA-vloreKryeministri Edi Rama do të mbledhë përherë të parë në Vlorë, në qytetin ku edhe u zgjodh deputet, të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar.

Per Top Channel burime nga selia roze konfirmuan se takimi me ministrat e rinj do te nise të mërkurën në orën 12.00 ne nje ambient privat prane zones se Ujit te Ftohte.

Programi qeverises do te jete ne qender te takimit qe do te drejtohet nga Kryeministri i zgjedhur Edi Rama me  anetaret e kabinetit te tij. Cdonjeri prej tyre qe iu eshte caktuar hartimi i nje strategjie te drejtimit te dikasterit qe drejtojne, do te beje ate te ditur ne kete takim qe do te zgjase dy dite ne qytetin bregdetar te Vlores.Paraprakisht eshte pohuar nga selia roze se takimi do te jete pa media.

I jep fund jetës me fostoksinë nëna 24 vjeç

fostoksineNjë ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në Korçë ku një nënë 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pak minuta pasi kishte vendosur foshnjën e saj një gjumë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Dërsnik të Korçës ndërsa viktima është identifikuar si Elvira Stafa.

Sipas policisë, 24-vjecarja me origjinë nga Laçi ishte nënë e një foshnje 12 muajsh dhe prej më shumë se një viti ishte martuar në fshatin Dërsnik të Korçës. 24-vjeçarja duket se ka pregatitur me detaje ngjarjen e rëndë, pasi ka pirë helmin teksa ndodhej e vetme në banesë me fëmijën e saj. Mësohet se pasi ka vendosur atë në gjumë, Elvira Stafa ka shkuar në një tjetër dhomë dhe ka konsumuar fostoksinë. Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë gjetur atë në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 24-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetoje. Sakaq polici apo heton shkaqet e ngjarjes të cilat çuan nënën e re drejt vetëvrasjes.

Pakistan, ish-presidenti Musharraf akuzohet për vrasjen e Bhutto

 Ish-presidenti i Pakistanit, Musharraf akuzohet për vrasjen e ish- kryeministres Benazir Bhutto në vitin 2007. Sipas prokurorëve, mbi të janë hedhur tre akuza: vrasje, konspiracion për vrasje dhe lehtësim në organizimin e vrasjes. Gjatë seancës së mbyllur gjyqësore, Musharraf i ka mohuar akuzat, megjithatë seanca tjetër është shtyrë më 27 gusht.

16706-mush-1364625706-852-640x480Ish-kryeministrja Buto u vra gjatë një tubimi zgjedhor në dhjetor të vitit 2007. Momentalisht, Musharraf ndodhet nën arrest shtëpie dhe u paraqit në gjykatën Ravalpindi i shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Së bashku me Musharafin akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë këtu 4 militantë dhe 2 zyrtarë të lartë të policisë.

Ndërkohë, avokatët e Musharafit i hodhën poshtë akuzat duke u shprehur se janë të pabaza. Gjithashtu ata thanë se nuk i frikësohen aspak procedurave të mëtejshme ligjore. Analistët thonë se vendimi i gjykatës në Ravalpindi shënon herën e parë që Musharraf, apo ndonjë tjetër ish-shef i ushtrisë në Pakistan, është akuzuar për krime.

Ish-presidenti i Pakistanit është shprehur vazhdimisht se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht. Ai erdhi fillimisht në pushtet në vitin 1999 dhe e ka udhëhequr vendin për nëntë vite radhazi.

Policia private rimerr Pallatin e Kulturës në Përmet

pallati-i-kultures-permet-300x200Policia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.

Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri.

Mësohet se pas rimarrjes së godinës nga policia private Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla.

KREU I BASHKISË: PO ZBATOHET LIGJI
Kreu i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe deklaron se po zbatohet ligji në lidhje me godinën e Pallatit të Kulturës.

Jaçe i ka bërë thirrje besimatërëve ortodoksë të ruajnë qetësinë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje jo konfliktuale.

Pas rimarrjes së godinës së Pallatit të Kulturës nga ana e policisë private, Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaren e godinës me tulla.

MINISTRIA E JASHTME: HOMOLOGËT GREK TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN
Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë reagoi sot në lidhje me konfliktin mbi pronësinë e Kishës Ortodokse në Përmet si dhe incidentin me konsullatën greke në Gjirokastër. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se pala greke ka thirrur ambasadoren shqiptare në Athinë znj. Ermira Braho, për ti shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Braho i ka sqaruar ho0mologët grekë se kanë qenë besimtarët ortodoks që kanë çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt.

Ndërkohë, ‘lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine’.

Ministria e Jashtme shqiptare ka kërkuar që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.

“Në mbrëmjen e datës 19 gusht, u thirr në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë znj Ermira Braho. Gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi. Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për media të Ministrisë së Jashtme.

Rama: Vali Bizhga, Drejtorja e kabinetit të kryeministrit

vali bizhgaKryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri të ditur sot se drejtoresha e kabinetit të kryeministrit të ri do të jetë Vali Bizhga. Gruaja e cila për vite radhë punoi e luftoi krah Ramës, sipas kreut të PS, ka fituar gjithashtu një betejë tjetër të madhe me një sëmundje të keqe. Krenar Rama prezanton profilin e Bizhgës në rrjetin social Facebook.

“Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj Drejtoren e Kabinetit tim në kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas Drejtore të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës. Një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”, shkruan Rama në Facebook e Twitter.

Fotografia e shqiptarit në CNN

Djali qe puth diellin. Foto Adrian Limani
Djali qe puth diellin. Foto Adrian Limani
Djali qe puth diellin. Foto Adrian Limani

Fotografia e një shqiptari është marrë nga rrjeti prestigjoz të lajmeve, CNN. Ajo është panoramë e një djali që “mban” në duar dhe “puth” diellin. Fotografia është realizuar në Shqipëri, dhe është publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të CNN-it.

Pishina më e madhe në botë

pishinaPishina më e madhe në botë gjendet në Kili. Nëse keni pasion notin dhe doni të veni në provë mushkritë tuaja dhe rezistencë, atëherë kjo pishinë gjigande që shtrihet në 8 hektarë është pikerisht ajo që ju duhet.

Bëhet fjalë për pishinën në kompleksin hotelier të San Alfonso del Mar në Algarrobo. Eshtë inauguruar në 2008-ën, është deklaruar pishina më e madhe në botë dhe nga Guiness, duke qenë e barabartë me 6000 pishina me madhësi standart dhe ka një kapacitet prej 250 mijë metra kub ujë.
Pishina, e projektuar nga Crystal Lagoons Corporation, është e futur ne një peisazh prej ëndrre, me palma, rërë të bardhë dhe detin që është vetëm dy hapa larg, pavarësisht përmasave olimpike ofron relaks, por dhe sporte të ndryshme ujore.