‘Bild’: Al Kaeda nën shënjestër transportin hekurudhor të Europës

ferrovieAl Kaeda ka vënë nën shënjestër transportin hekurudhor të Europës, shkruan sot gazeta më e madhe gjermane ‘Bild’, duke cituar burime të inteligjencës. Grupi terrorist parashikon të vendosë eksploziv në trena, tunele dhe të sabotojë sistemin e kabllove elektrike, shkruan prestigjiozja gjermane.

Kjo gazetë shkruan se informacioni është siguruar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka perceptuar një telefonatë me drejtues të lartë të Al Kaedës.

Sulmet në rrjetin hekurudhor Europian ishin cështje qendrore e kësaj telefonate, shkruan më tej gazeta gjemane. Autoritetet në Berlin i janë përgjigjur këtij kërcënimi duke marrë masa të menjëhershme. Në fillim të këtij muaji, mediat amerikane raportuan se shërbimet e inteligjencës kishin perceptuar disa telefonata mes liderit të Al Kaedes Aiman Al Zawahiri dhe anëtarëve të tjerë të kësaj organizate terroriste, akt i cili shtyu autoritetet të mbyllnin ambasadat dhe konsullarat amerikane në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Merkel-Schauble: Jo prerje të borxhit grek

250px-Euro_coins_and_banknotesKancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble kanë tentuar, me intervistat e tyre në shtyp, t’i japin fund diskutimit për një reduktim të ri të borxhit grek.

“Nuk shoh ‘qethje’ të borxhit për Greqinë”, ka deklaruar Merkel për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndërsa Schauble, në intervistë për gazetën “Badische Neueste Nachrichten”, e përjashton kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se “nuk do të ekzistojë” dhe se “në aspektin ekonomik Greqia është më mirë nga ç’pritej”.

Nga ana tjetër gazeta gjermane “Bild” shpreh sigurinë se borxhi grek do të reduktohet sërish, madje shkrimin kryesor të së shtunës në rubrikën politike e titullonte: “Vëmë bast, zoti Schauble se pas zgjedhjeve vjen qethje e re”.

Sipas gazetës, qeveria gjermane e fsheh faktin që Greqisë nevojitet edhe një paketë e re ndihme. “Bild” pretendon se Berlini ia ka dhënë mesazhin përkatës Athinës, duke kërkuar qetësi deri në zgjedhjet. “Ka një fjalë të cilën në Berlin nuk dëshiron ta përmendë askush – “qethja” e borxhit, por është e sigurt se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve gjermane”, thekson “Bild”.

Skënderbeu mposht Laçin me penallti, fiton për herë të parë Superkupën

skenderbeu-laci-2-0_1Skënderbeu është fituesi i Superkupës së Shqipërisë. Kampionët kanë mundur Laçin vetëm me anë të gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi ndeshja dhe koha shtesë prej 30 minutash përfundoi në barazim 1-1. Korçarët e kanë nisur shumë mirë takimin, duke shënuar që në fillim me anë të Pejiçit dhe kanë pasur edhe raste të tjera shënimi, por më pas kurbinasit e kanë marrë veten, duke rrezikuar në disa raste. Në pjesën e dytë ka rënë ritmi i ndeshjes dhe kur mendohej se Skënderbeu e fitoi ndeshjen, pasi Laçi kishte mbetur edhe me 10 futbollistë, pas largimit me karton të kuq të Çarlsit, kurbinasit shënojnë në limit me anë të kroatit Buljan, duke e çuar ndeshjen në shtesë. U mendua se Skënderbeu do të shënonte sërish, por misioni vështirësohet kur Orelesi ndëshkohet me karton të kuq dhe në fushë ekuilibrohet gjithçka. Në kohën shtesë nuk ka gol dhe e gjithë ndeshja përfundon në barazim. Nga gjuajtjet e 11-metërshave më të saktë janë kampionët, teksa kanë humbur vetëm një, ndërsa laçianët dy të tillë. Në fund ka gjuajtur saktë Fagu për Skënderbeun, duke i dhënë kështu skuadrës së tij Superkupën, që është e para për korçarët, edhe pse e kishin diskutuar këtë trofe edhe dy herë të tjera në dy vitet e fundit.

Panariti: Bashkëpunim me Athinën, Agimi i Artë “non grata”

Edmond_PanaritiIsh-ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, tashmë ministër i ri i Bujqësisë në qeverinë “Rama” komentoi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ngjarjet e pak ditëve më parë në Himarë. Ai sugjeron që qeveria e re shqiptare të diskutojë me ministrin e Jashtëm grek, gjatë vizitës së pritshme në Tiranë, ndalimin e veprimeve me sfond ekstremist nga persona grekë. Nisur nga ngjarja e fundit, Panariti shprehet se: “Jam i mendimit se duhet të bashkëpunohet edhe me shtetin helen dhe sidomos midis shërbimeve informative shtetërore përkatëse për parandalimin e provokimeve dhe incidenteve të tilla”.

Sa i përket çështjes tjetër, asaj të toponimeve, Panariti thotë se: “Pala shqiptare, përkatësisht Ministria e Rendit duhet të fillojë sa më parë prodhimin e dokumenteve me emërtesat sipas kritereve të dakordësisë midis palëve”. “Për sa u takon dokumenteve të vjetra, për të cilat ky modifikim është i pamundur, duhet gjendur një zgjidhje kompromisi me palën greke, e cila pritet të jetë edhe rezultantja e bisedimeve në nivel të lartë midis palëve”, shprehet Panariti.
Profesor Panariti, besoj jeni njohur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Himarë, gjatë ceremonisë përkujtimore për Aristotel Gumën, me pjesëtarë të “Agimit të Artë”. Si ish-ministër i Punëve të Jashtme, si e cilësoni këtë ngjarje?
Duke njohur dhe respektuar plotësisht të drejtën e familjarëve, të afërmve dhe miqve për të përkujtuar përvjetorin e humbjes së dhimbshme dhe tragjike të të riut Aristotel Guma, kam bindjen se duhet penguar me vendosmëri që një përvjetor i tillë të instrumentalizohet dhe të shndërrohet në një ritual dhe tribunë nxitëse e urrejtjes ndëretnike dhe cenimit të sovranitetit e integritetit territorial të vendit nga grupe dhe individë radikalë ekstremistë. Mendoj se duhet bllokuar sidomos zbatimi i një axhende të parafabrikuar të “helmimit” të marrëdhënieve shqiptaro- greke, e cila vihet në veprim sa herë që ndodhemi në prag të zhvillimeve pozitive të forcimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe të avancimit të zgjidhjeve të çështjeve pezull mes dy vendeve tona. Organizmat e sigurisë kombëtare, posaçërisht Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit duhet të analizojnë me kujdes deklaratat e eksponentëve politikë radikalë në këto grumbullime dhe të vlerësojnë se sa dhe si këto deklarata bien ndesh dhe cenojnë nenet 3 dhe 9, të Kushtetutës së Shqipërisë. Policia e Shtetit ka bërë mirë që ka identifikuar personat në fjalë dhe ka formuluar edhe aktakuzat konform provave përkatëse, duke ia kaluar ato prokurorisë për procedim të mëtejshëm. Jam i mendimit se duhet të bashkëpunohet edhe me shtetin helen dhe sidomos midis shërbimeve informative shtetërore përkatëse për parandalimin e provokimeve dhe incidenteve të tilla. Do të sugjeroja që ndalimi në kohë i veprimeve të tilla me sfond ekstremist të përfshihej edhe në axhendën e bisedimeve gjatë vizitës së pritshme të ministrit të Jashtëm të Greqisë në Shqipëri.
Ju keni deklaruar se pjesëtarët e “Agimit të Artë” do të shpallen “non grata”, por duket se ata po vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetet e tyre lirshëm në Shqipëri…?
Të gjithë individëve dhe subjekteve, që me veprimet apo deklaratat e tyre cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe nxitin urrejtjen dhe konfliktet ndëretnike, duhet t’u pamundësohet një gjë e tillë dhe në këtë kuadër, statusi i personit “non grata” përbën vetëm njërin prej këtyre instrumenteve në dispozicion të autoriteteve shtetërore. Kur them “pamundësohet”, kam parasysh jo vetëm ndalimin fizik të zhvillimit të veprimtarive të tilla me sfond racist, ksenofob dhe luftënxitës, por edhe të “mosfaktorizimit” në media të eksponentëve radikalë për shpalljen e platformave të tyre ekstremiste. Për të mos e lejuar përsëritjen e incidenteve të tilla kërkohet një bashkëpunim më i efektshëm ndërinstitucional midis Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Rendit.
Kur ju keni pasur detyrën e ministrit të Jashtëm, deri ku kanë shkuar negociatat për toponimet me palën greke, pasi këto ditë është krijuar sërish një situatë jo e këndshme në kufijtë me shtetin fqinj, sa i përket lëvizjes së fëmijëve të emigrantëve?
Kam qenë i prirur dhe kam ngulmuar për të gjetur me palën greke një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme të këtij problemi. Në thelb kërkesa e palës greke ka qenë përdorimi në certifikatat dhe dokumentet e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi të emërtesave të vendlindjes (toponimeve) sipas kritereve të parapara në aktet e Kombeve të Bashkuara, pra përdorimi i variantit të latinizuar të emërtesës lokale në dokumentet zyrtare. Kjo çështje ka qenë subjekt i disa moratoriumeve siç është edhe ky i fundit, i muajit gusht, ku qytetarët zotërues të dokumenteve me toponimet ekzistuese nuk po pengohen në këtë periudhë të pushimeve të hyjnë dhe dalin lirisht në territorin grek. Por kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Pala shqiptare, përkatësisht Ministria e Rendit duhet të fillojë sa më parë prodhimin e dokumenteve me emërtesat sipas kritereve të dakordësisë midis palëve. Mendoj se kjo do të shënonte pikën e kthesës pozitive për zgjidhjen e qëndrueshme të problemit. Për sa u takon dokumenteve të vjetra, për të cilat ky modifikim është i pamundur, duhet gjendur një zgjidhje kompromisi me palën greke, e cila pritet të jetë edhe rezultantja e bisedimeve në nivel të lartë midis palëve. Ju në qeverinë e re do të mbani postin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Është një detyrë që i përshtatet më së miri formimit tuaj intelektual.
A mund të na njihni me pikat kryesore të programit tuaj për pjesën që ju takon?
Objektiv kryesor i programit qeverisës në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural është rritja e prodhimit bujqësor vendas, dalja e tij e shpejtë në treg si produkt i freskët apo i përpunuar dhe me vlerë të shtuar. Mbrojtja e tij dhe e konsumatorit nga konkurrenca e pandershme e prodhimeve të importit do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Standardizimi i prodhimeve bujqësore, certifikimi i cilësisë së tyre dhe krijimi në vazhdimësi i prodhimeve shqiptare “të markës” e të “origjinës” do të rriste ndjeshëm jo vetëm praninë e tyre në treg, por edhe rritjen e eksporteve tona bujqësore. Investimet dhe përkrahja financiare në bujqësi duhet të synojnë mbështetjen e “rezultatit” dhe jo vetëm të “përpjekjeve”. Në këtë këndvështrim do të ishin efektive edhe pagesat e fermerëve për çdo kg apo litër produkt bujqësor dhe blegtoral të prodhuar dhe të dorëzuar në pikat e grumbullimit. Kjo duhet të fillojë të zbatohet, krahas skemave të subvencionit të “inputeve” bujqësore si karburanti, plehrat kimike etj. Shteti në bashkëpunim me privatin, duhet të investojë në ndërtimin e pikave të grumbullimit të produkteve, ku do të bëhet jo vetëm grumbullimi, por edhe klasifikimi i prodhimit dhe afishimi i çmimeve me shumicë të produkteve. Kjo do të lidhte më mirë prodhimin me agropërpunimin dhe do të nxiste shumë kapacitetet e fjetura, por edhe ato të reja të industrisë ushqimore në Shqipëri duke mundësuar edhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Zhvillimi i agroturizmit, posaçërisht i atij rekreacional, zbavitës dhe edukues do të krijonte të ardhura shtesë për fermat shqiptare. Kështu veprimtari të tilla si hipizmi, peshkimi turistik, gjuetia e shpendëve të mbarështuar në ferma për këtë qëllim etj., do të krijonin të ardhura shtesë dhe vende të reja pune në bujqësi. Zhvillimi i bujqësisë organike, zgjerimi i segmenteve të tregut për produktet bio të certifikuara si të tilla do të krijonte një tjetër mundësi për rritjen e të ardhurave dhe të punësimit në këtë sektor. E mbështetur dhe e drejtuar si duhet, bujqësia është “çelësi” i rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
A përputhen prioritetet tuaja si LSI me ato të PS-së në atë çfarë ju mendoni të realizoni si drejtues i këtij dikasteri?
Objektivat, synimet dhe sfidat në bujqësi dhe zhvillim rural janë të përbashkëta si për LSI-në, ashtu edhe për PS. Kemi sinergji të plotë synimi dhe veprimi.
Ka pasur një interes në fakt, për programin 300-ditor të qeverisë së re, por ende nuk kemi një shpallje publike. Kur është lënë të bëhet kjo?
Programi është gati dhe do të bëhet publik nga kryeministri Edi Rama në kohën e duhur.

*G.SH

Vritet me armë një 35-vjecar, dyshohet se shkoi për të grabitur në një firmë private

POLICIA_TIRANENjë 35-vjecar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ky i fundit është qëlluar me armë nga roja i një objekti privat në Arbanë, ndërsa dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Astrit Marku, i cili në bashkëpunim me shtetasin tjetër Andi Allamani dyshohet se do grabisnin objektin në fjalë.

“Nga hetimet paraprake të kryera deri tani nga grupi hetimor, për hetimin e krimeve të rënda të Policisë së Tiranës, dyshohet se ky shtetas kishte shkuar për të vjedhur në një firmë private në fshatin Arbanë, së bashku me shtetasin Andi Allamani i cili aktualisht është arrestuar nga Policia për veprën penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta të fundit janë pikasur nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili është edhe autori i vrasjes. Ky i fundit po merret në pyetje nga policia.

Ndërkaq, sektori i Krimeve të Rënda ka zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.

Forca e pashtershme e vjehrrit tim më ka mahnitur

Sadije Berisha
Sadije Berisha
Sadije Berisha

Te dashur miq,

Ne radhe te pare me duhet te them se mbeshtetja qe kam mare gjate kesaj periudhe te veshtire personale, jo vetem nga miqte e familjaret por edhe nga njerez krejtesisht te panjohur per mua, ka qene dicka e papritur qe me ka zene ne befasi dhe ma ka ngrohur zemren.Kam mare me qindra mesazhe komplimentuese,keshilla,poema,kenge…pervec shqipetareve nga mbare Shqiperia edhe nga ata ane e mbane botes. Fjalet nuk do te mundnin dot te shprehnin se sa shume domethenie keto mesazhe kane patur per mua. Ashtu si vetem solidariteti njerezor di te beje,ato dedikime me kane ndihmuar jo vetem te shoh por edhe te vazhdoj perpara me koken lart.Sot dua te ndaj nje pjese timen me ju.

Fati ne kete jete deshi,qe une te lindesha ne nje vend qe quhet Suedi…por kjo nuk me ben mua me pak shqipetare!!!Babai im u lind ne Tropoje ashtu si prinderit dhe gjysherit e tij. Ime me ne Puke, si parardhesit e saj (kjo besoj shpjegon dashurine time te pa kufij per natyren dhe malet). Ndjehem e bekuar qe pata fatin te formohem dhe edukohem ne 3 shtete te ndryshem, por secili madheshtor ne llojin e tij.

Shqiperia: Dheu i eterve te mi, gjaku qe me rrjedh nder vena…
Suedia: Kjo nene adoptive qe me rriti,edukoi dhe me trajtoi si te isha njesoj bije e saj.
Usa: Udherrefyesi qe me drejtoi gjate periudhes se adoleshences,qe me ushqeu me patriotizem dhe me zbuloi rendesine e punes kolektive dhe bashkeveprimit.

Falenderoj Zotin per kete mundesi sepse fale ketyre shteteve te medha une jam kjo qe jam sot. E forte, e lire, krenare dhe mendjehapur.

Dua te ndalem pak,ne keta 6 vite te mrekullueshem qe kam kaluar perkrah njerezve te mi ne Shqiperi. Mund tiu rrefej shume mbi natyren e mahnitese te ketij vendi te cilen e konsideroj si nje dhurate qe mu be,mbi kuzhinen e pasur(ju e dini qe ky eshte nje tjeter pasion i madh i jetes time)dhe mbi shoqerite e verteta qe krijova te cilat i shtrengoj fort ne zemer.Jam vecanerisht mirenjohese per gjithcka jetova atje!

Dikur fola per nje shqiponje qe ngrihej mbi re…Dua te sqaroj qe kjo ishte thjeshte nje metafore.Ne fakt une nuk po flisja per veten time…E verteta eshte qe po mendoja per vjehrrin tim, forca e pa shtershme e te cilit gjithnje me ka mahnitur.
Duke nisur nga sot une do te kem nje profil te ri FB. Mendoj qe kjo do tu siguroje me shume privatesi femijeve dhe miqeve te mi te afert. Ne se dikush do te lihet jashte,ju lutem te mos e merrni kete si ceshtje personale. Qellimi i vetem eshte mbrojtja e sferes tone personale (times dhe femijeve te mi), sidomos ne keto kohe te veshtire ne te cilen ne po perpiqemi te rikthehemi ne kembe me te forte se me pare.

Serisht dua tiu falenderoj nga zemra per gjithe mbeshtetjen tuaj,ka qene nje surprize shume e kendeshme per mua dhe me ka befasuar.Sinqerisht,nuk e prisja gjithe kete. Ju falenderoj thellesisht nga zemra.

Zoti ju bekofte te gjitheve!!!
Pershendetje te perzemerta per te gjithe ju!
Me Shqiperine gjithnje ne zemer,
Sadija

*Marrë nga Facebook

Edmond Kapllani, tre gola për FSV Frankfurtin

kapllaniDuket se rikthimi në kombëtare i ka sjell shumë fat sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani, që luan me FSV Frankfurtin në Bundesliga 2. Skuadra e tij ka fituar në transfertë 3-0 ndaj Dresdenit, ku të tre golat e ndeshjes i ka shënuar Kapllani, pikërisht në minutën e 44-t, 50-të dhe 70-të. Pas shënimit të tre golave, trajneri e ka zëvendësuar në minutën e 74-t, pasi kujtojmë që Edmond Kapllani u aktivizua si titullar edhe në ndeshjen miqësore kundër Armenisë më 14 gusht, teksa vetëm fati nuk e ndihmoi të rikthehej me gol.
Gjithsesi, golat duket se sulmuesi shqiptar i ka ruajtur për ekipin e tij në Gjermani, me të cilin po kalon vërtet një periudhë të mirë, duke nisur që pas rikuperimit në fund të sezonit të shkuar. Kjo formë e mirë e ka rikthyer në kombëtare dhe tashmë po i tregon De Biazit se është një armë më shumë te kuqezinjtë. Në këtë ndeshje të fundit nuk është aktivizuar shoku i skuadrës Odise Roshi, edhe pse ka qenë i gatshëm në stol. Kapllani sezonin e kaluar shënoi 11 gola, edhe pse nuk u aktivizua në shumë ndeshje. Ndërsa këtë vit duket se me këtë tregolësh do të tentojë më shumë. Kujtojmë që në fund të ndeshjes Kapllani ka marrë edhe topin, si dhuratë e atyre që shnojnë 3 ose më shumë gola për ndeshje.

Përmet, meshë në rrugë përballë Shtëpisë së Kulturës

198Rreth orës 8:00 ka filluar mbajtja e Liturgjisë së Shenjtë, si çdo të dielë, në kishën e Shën Marisë së Pazarit, në qytetin e Përmetit, nën drejtimin e ikonomëve Athanas Qerimi e Vasil Thomollari.

Mesha, këtë radhë u mbajt në shëtitoren përballë Shtëpisë së Kulturës, e cila sot ishte rrethuar me forca të shumta policie, private dhe nga komisariatet Përmet e Gjirokastër.

Në meshë merrnin pjesë pak besimtarë, jo si të dielat e zakonshme, kur pjesëmarrja ka qenë më e lartë dhe mesha zhvillohej në ambientet e brendshme të ndërtesës.

Pas riteve fetare dhe ndarjes se bukës së bekuar, ikonom Athanas Qerimi mbajti një deklaratë në fund të meshës, ku bëri me dije se kisha s’do heqë dorë nga prona e saj në asnjë mënyrë.

Ai iu drejtua, në emër të kishës, të gjithë atyre që vunë dorë mbi kishën, duke thënë se kanë fëmijë për të rritur dhe të shikojnë familjet e tyre, ndërsa u kërkoi besimtarëve të mblidhen çdo ditë në shëtitore, për të kryer ritet fetare, duke filluar nga dita e nesërme.

Dy burra duke luajtur ludo në New Delhi, Indi

Dy burra duke luajtur ludo në New Delhi, India. (Mansi Thapliyal, Reuters/Contrasto)
Dy burra duke luajtur  ludo në New Delhi, India. (Mansi Thapliyal, Reuters/Contrasto)
Dy burra duke luajtur ludo në New Delhi, Indi. (Mansi Thapliyal, Reuters/Contrasto)

Të pasurit zbrazën llogaritë në banka

250px-Euro_coins_and_banknotesSipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343,8 miliardë lekë, që ishin në tetor të 2012-ës, në 327,7 miliardë lekë, në fund të qershorit të këtij viti.

Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë. Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten.

Në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria është përballur vetëm një herë me një situatë të tillë. Në fund të vitit 2008, kur depozitat e individëve në valutë ranë brenda pak muajsh me rreth 300 milionë dollarë. Por, në atë kohë, shkaku ishte paniku i përhapur nga kriza financiare, që nxiti individët të tërhiqnin kursimet e tyre.

Ndërsa këtë herë, arsyet duken të tjera. Ekspertë të sistemit bankar thonë për Top Channel se paratë e tërhequra nuk janë përdorur në tregun e brendshëm. Sipas tyre, kjo do të kishte bërë presion mbi kursin e këmbimit, duke dobësuar euron, çka nuk ka ndodhur.

Në këto kushte, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë shtetit. Shifrat tregojnë se bëhet fjalë për tërheqje prej 20 milionë eurosh në muaj dhe periudha është ajo e muajve të fundit para zgjedhjeve.

Jo zyrtarisht, nga vetë bankat kanë dalë informacione se lëvizjet janë kryer nga depozitues të mëdhenj. Nën zë, madje, është folur edhe për zyrtarë të pushtetit që, të pasigurt për rezultatin e zgjedhjeve, kanë nxituar t’i fshehin kursimet e tyre jashtë.

Por, a është ky rasti dhe a janë këto parà me prejardhje nga aktivitete të jashtëligjshme? Dyshimet janë të forta. Transferimi i parave, që vijnë nga burime informale, nuk është një fenomen i panjohur për Shqipërinë.

Para pak kohësh, një organizatë me qendër në Uashington publikoi një raport, që tregonte se në 5 vjet, nga 2006 në 2010-ën, elita e korruptuar ka nxjerrë rreth 1,3 miliardë dollarë parà të pista me prejardhje nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal.