Egjipt, lirohet ish-presidenti Mubarak

130819-hosni-mubarak-630a.photoblog600Një gjykatë egjiptiane urdhëroi pasditen e së mërkurës lënien të lirë me kusht, të ish-presidentit Hosni Mubarak, duke e liruar nga akuzat e korrupsionit.

85-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm pas grushtit të shtetit të shkurtit 2011, që solli edhe fundin e regjimit të tij autoritar 32-vjeçar.

Mubarak do të ndiqet në gjendje të lirë edhe për rolin e tij në vrasjet e ndodhura në protestat mbarëkombatare kundër regjimit të tij, kur 860 persona humbën jetën në përplasjet me policinë, sipas statistikave zyrtare.

Një kthesë e tillë dramatike, në një kohë kur vendi është i përfshirë në protesta të reja të përgjakshme për shkak të heqjes nga detyra të presidentit Morsi, më parë gjatë korrikut, rrezikon të fuqizojë tensionet në vend.

Gjatë regjimit të Mubarakut, Vëllazëria Muslimane ishte e nxjerrë jashtë ligjit dhe ai konsiderohet si një figurë e urryer, prej shumicës muslimane të popullsisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë e partive salafiste në vend, të cilat janë ngritur në protesta pas heqjes nga detyra prej ushtrisë, të pasardhësit të zgjedhur me votë të Mubarakut, presidentit Mohammed Morsi.

Greqia tërhiqet, hapet kufiri

vendkalimi-kufitar-kakavijePala greke, për disa orë ka bllokuar kalimin e shtetasve shqiptarë që nuk kanë pasur leje qëndrimi në Greqi, duke krijuar kaos në kufirin mes dy shteteve.

Por, i menjëhershmë ishte dhe reagimi i palës shqiptare, e cila ndryshe nga herët e tjera, iu kundërpërgjigj Greqisë me reciprocitet, duke bllokuar të gjithë shtetasit grekë që nuk kishin ftesë për në Shqipëri.

Vetëm pak orë pas kësaj kundërpërgjigje, pala greke u tërhoq nga bllokimi dhe lejoi kalimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Gjithçka ka nisur në orët e para të së mërkurës, kur Policia Greke në Kakavijë e Kapshticë ndaloi kalimin

e të gjithë shqiptarëve që nuk ishin paisur me leje qëndrimi për në shtetin grek.

Raportohet se si justifikim është nxjerrë mungesa e sasisë së nevojshme të parave, por jo pak raste është permendur dhe kisha e Përmetit, duke bërë të ditur se qellimi i urdhërit lidhet pikërisht me ngjarjet e fundit të Përmetit.

Pas vendosjes së reciprocitetit, ishin te pakten 260 shtetas shqiptarë që ishin refuzuar në Kakavijë, rreth 100 në Kapshticë, ndersa pala shqiptare kishte refuzuar futjen e 17 shtetasve greke si dhe një autobus me targa greke, por pa pasagjerë.

Bllokimi i kufirit mes Shqipërisë e Greqisë u pasqyrua dhe në mediat ndërkombëtare, teksa italiana “TGCOM” raportonte për mbylljen e kufirit mes dy shteteve.

Ndërkaq, lidhur me situatën e krijuar në kufi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Llesh Kola thirri në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Lidhur me shqetësimin mbi kthimet e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke në pikat e kalimit kufitar, ambasadori Rokanas informoi se duke filluar nga dita e sotme situata po normalizohet dhe fluksi i qarkullimit do të rikthehet në standardet normale të sezonit.

Ai siguroi angazhimin e tij për ndjekjen e kësaj çështjeje, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Burime të mirëinformuara në Athinë tregojnë se mes Edi Ramës dhe Athinës për çështjen e toponimeve, si edhe për krizën në Përmet ka patur nje komunikim intensiv.

Kryeministri i ardhshem i Shqipërise i ka kerkuar mikut te tij te majte Venizellos ne Ministrine e Jashtme heqjen e kufizimit per shqiptaret, deri ne fund te shtatorit per ta zgjidhur pastaj perfundimisht kete problem ne rruge bilaterale. Dhe pala greke ka mbajtur fjalen, deri kur kriza e Permetit ka risjelle ne skene fantazmen e toponimeve, diten e mbremshme e sot paradite, kur perseri sipas te njejtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinen.

Eshte e konfirmuar se rikthimi i normalitetit ka ardhur fale ketij komunikimi. Nga ana tjeter Edi Rama nuk ka dhene asnje deklarate per çeshtjen e krizes ne Permet, por burimet e Top Channel prane qeverise se re tregojne se Kryeministri i ri dhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati jane te angazhuar per zgjidhjen e ketij problemi.
Mesa duket edhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist me perfaqesuesit e kishes eshte produkt i planit Rama – Bushati per zgjidhjen e ketij problemi.

Kisha shqiptare përfshihet nga flakët në Boston

kisha shqiptareNjë kishë ortodokse shqiptare është përfshirë nga flakët në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë qirinjtë pasi flakët kanë nisur nga altari.

Fatmirësisht, nga flakët në kishë nuk ka patur të dëmtuar.

Kisha Ortodokse frekuentohej nga një komunitet shqiptarësh ortodoksë.

Kërcënohet Ambasada Britanike në Tiranë

ambasada angleseNjë letër me përmbajtje kërcënuese i është drejtuar Ambasadës Britanike në Tiranë para 6 ditësh nga një shtetas nga Kukësi. Kjo ka vënë në alarm shërbimet e Antiterrorit të Policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, pasi ai është identifikuar tashmë.

Letra i ishte dërguar selisë diplomatike më datë 15 gusht 2013 nëpërmjet postës, por adresa e shënuar në zarf ishte e rreme. Përfaqësuesit e Ambasadës menjëherë kanë vënë në dijeni Policinë e Tiranës, fillimisht nëpërmjet sallës operative, më pas kanë bërë edhe kallëzim me shkrim. Mësohet se në letër ishte shkruar:

“Do ju hedh në erë me eksploziv”. Paraprakisht ka nisur procedim penal në gjendje të lirë me akuzën e kanosjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Rama premton reforma rrënjësore

RAMA-vloreEmrat e propozuar si anëtar të Këshillit të ardhshëm të Ministrave janë mbledhur sot në mesditë në qytetin e Vlorës nën kryesimin e Edi Ramës. Ministrat e ardhshëm të mazhorancës së majtë do të mbajnë një takim dyditor në qytetin bregdetar në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

“Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo integritet transparencë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Takimi ka nisur pak orë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë aktuale në Tiranë, ku Berisha nuk ka lënë t’i shpëtojë rasti pa thumbuar ‘qeverinë e re’.

Topalli sulmon Arvizun: Njeri i vockël dhe miop

Kryetarja-e-Kuvendit-Jozefina-TopalliKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka sulmuar ambasadorin amerikan në detyrë Aleksandër Arvizu, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë dje në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, duke i krahasuar me ato të vitit 1992 të cilat rrëzuan diktaturën komuniste.

Kryeparlamentarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” thekson se në vend i madh si Amerika nuk e përfaqëson dot ‘një njeri i vockël’ si ambasadori Arvizu me miopi të theksuar historike e politike.

“Të dashur miq ! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!!!! Të krahasosh Shqipërinë e 1992 që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vesh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe Presidentit Reagan !!! I denjë për të punuar me Reis Malilen jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtës nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë”, shkruan Topalli.

Topalli per Arvizun
SHBA-të përmes ambasadorit të tyre në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i konsiderojnë zgjedhjet e sivjetme të 23 qershorit po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa ato të vitit 1992. Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu nga Jala e Vlorës foli dje për situatën paszgjedhore në Shqipëri. Ambasadori amerikan vuri në dukje se, “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”. Ai përmendi se këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-të është konsolidimi i demokracisë.

Duke komentuar fushatën zgjedhore, Arvizu vuri në dukje gjithashtu se gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan. Arvizu mori pjesë dje në aktivitetin e Lëvizjes Rinore për Integrim, duke filluar në Jalë dhe që do vazhdojë deri të shtunën, aktivitet i përvitshëm për politikën shqiptare, duke filluar nga zgjidhja e problemeve të rinisë. “Performanca juaj ishte impresionuese. Politika konstruktive është baza e suksesit. Përshëndesim përfshirjen e të rinjve dhe grave, të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë”, theksoi z.Arvizu.

Kakavijë, kthehet një autobus me 50 grekë

KakavijeKthime masive të shqiptarëve në dy pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë.

Mësohet se pala greke iu përmend shqiptarëve konfliktin e ditëve të fundit në ‘Përmet’ mes kishës ortodokse e Bashkisë së këtij qyteti, ndërsa për t’i kthyer, sipas gazetarëve tanë përdor si justifikim sasinë e parave që qytetarët duhet të kenë me vete.

Mësohet se në pikën kufitare të Kakavijës një polic grek ka dalë në zonën neutrale dhe kthen mjetet me targa shqiptare. Ndërsa lejohen të kalojnë në kufi vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi e karta greke. Duke u nisur nga kjo situatë, drejtori i policisë kufitare në Kakavijë Admir Abrija ka kërkuar takim me homologun e tij grek.
Mësohet se qytetarëve në Kakavijë iu kërkojnë të kenë me vete 3000 euro.

E njëjta situatë raportohet edhe nga pika kufitare e Kapshticës. Që në orët e para të mëngjesit qytetarët shqiptarë janë kthyer masivisht në kufi.

Mësohet se policia greke iu kërkon të kenë me vete mbi 1500 euro, ndërsa iu përmend shqiptarëve edhe konfliktin e ‘Përmetit’. Situatën e krijuar atje policia greke e justifikon situatën me shumën monetare.

Qytetarët akuzojnë ndërkaq shtetin shqiptar për indiferencë në zgjidhjen e këtij problemi.

Pala shqiptare duke zbatuar marrëdhëniet e reciprocitetit të vendosura sot ka kthyer në pikën kufitare të Kakavijës një autobus me 50 grekë. Aktualisht në pikën kufitare presin 500 shqiptarë të kalojnë kufirin.

Situatë e tensionuar në Kapshticë e Kakavijë

vendkalimi-kufitar-kakavijeSituatë kaotike në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku shtetas shqiptarë po hasin pengesa nga punonjësit e doganës greke për të kaluar në tokën helene.

Sipas informacioneve të fundit policia greke nuk ka lejuar shtetasit me pasaportë shqiptare dhe mjetet me targa shqiptare të kalojnë kufirin, madje një punonjës i policisë greke në Kakavijë ka shkelur në zonën neutrale për të kthyer mbrapsht udhëtarët.

Ndërsa në Kapshticë raportohet se doganierët grekë u kanë kërkuar 1500 euro garanci shtetasve shqiptarë, madje u kanë përmendur edhe situatën e krijuar në Përmet.

Për situatën e krijuar drejtori i Kufirit Admir Abrija ka kërkuar një takim urgjent me homologun e Athinës.

Berisha takim me Ministrat në Tiranë, Rama në Vlorë

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Shefi i ri i maxhorancës Edi Rama do të zhvillojë sot  mbledhjen e parë me të gjithë kabinetin e tij, vetëm pak metra larg dallgëve të detit, në plazhin e vjetër të Vlorës ku ka nisur dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

E fiksuar në mesditën e 21 gushtit në një nga hotelet e qytetit bregdetar, mbledhja e Kryeministrit të ardhshëm dhe Ministrave të PS dhe LSI do të zgjasë 2 ditë, por deri më tani dhe për vetë kabinetin, detajet e mbledhjes janë të pakta.

Burime të Ora News thanë se në qendër të mbledhjes do jetë programi i ri qeverisës PS-LSI, ku secili nga anëtarët e kabinetit do të njihet me shtyllat emergjente që do vihen në zbatim me marrjen në dorëzim të qeverisë.

Data 20 gusht, ishte përcaktuar si kohë e lënë në dispozicion të Ministrave të përzgjedhur, për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit të majtë dhe mësohet se gjatë këtyre ditëve Ministrat kanë hartuar projektin e diskastereve që do drejtojnë. Në këtë pikë, rëndësi të veçantë marrin ndarjet e strukturave.

Teme e nxehtë e mbledhjes duket se do jenë edhe punësimet në administratë, pasi Edi Rama ka këmbëngulur se rekrutimi i punonjësve në administratë të kryhet vetëm përmes konkurseve të forta.

Në mbledhjen e parë te Kryeministrit të ardhshem me Ministrat e rinj, jashtë diskutimeve nuk do të ngelet as kodi etik i Ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar dhe që siç ka premtuar kryesocialisti bazohet në modelet më të shkëlqyera të mirëqeverisjes demokratike.

Ky është takimi i parë i kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, me të gjithë anëtarët e kabinetit. Një ditë pasi publikoi emrat e rinj të qeverisë, ai priti në selinë rozë për afro 1 orë Ministrat e rinj, por munguan ministrat e LSI.

Ndërkohë Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha në respekt të traditës së tij 8 vjeçare, ne oren 11:00 mbledh kabinetin e Ministrave në Tiranë.

Një shqiptare do të luajë te ‘Sulltani i Madhërishëm’

shqiptarjaPas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë ajo tregoi dhe talentin e saj në aktrim, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave të bukurisë, Almeda Abazi vazhdon suksesin e saj edhe në serialet televizive.

Synim i saj ishte të pushtonte ekranin turk dhe këtë gjë e ka arritur shumë lehtë. Popullariteti i saj pritet të rritet edhe më shumë pas pjesëmarrjes në serialin e njohur. Në fakt, pjesëmarrja e saj pritej që sezonin e kaluar por u shty për shkak të impenjimeve të tjera të saj.

Personazhi që pritet të aktrojë Almeda, është një vajzë italiane e quajtur Valerija, ku së bashku me mikeshën e saj Cecilian jetojnë në pallatin mbretëror të Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe sillen në pallatin e Sulltanit.

shqiptarja1

 

 

 

 

 

 

 

 

shqip2