Një takim stuntmen në parkun e Kunming, Kinë

Një takim stuntmen në parkun e Kunming, Kinë. (Wong Campion, Reuters/Contrasto)
Një takim stuntmen në parkun e Kunming, Kinë. (Wong Campion, Reuters/Contrasto)
Një takim stuntmen në parkun e Kunming, Kinë. (Wong Campion, Reuters/Contrasto)

Indi, sërish përdhunim në grup

violenza(1)Pesë persona kanë përdhunuar një fotografe në kryeqytetin Mumbai ka njoftuar policia e këtij vendi të premten.

Ky incident rikthen në vëmendje një sulm të njëjtë që ndodhi tetë muaj më parë në Nju Delhi që nxiti protesta masive në këtë shtet.

Incidenti i fundit ndodhi një ditë më parë në një zonë të izoluar të Mumbait ku vajza 23-vjeçare ishte duke e realizuar një reportazh për një revistë në lidhje me ndërtesat e vjetra në këtë zonë së bashku me një koleg të saj, mashkull.

Lajmi i është konfirmuar AFP-së nga një oficer policor indian.

“Dhunuesit fillimisht e kanë rrahur djalin, e kanë lidhur atë dhe më pas e kanë përdhunuar femrën në një zonë të mbyllur në Shakti Mills”, ka thënë polici në kushte anonimiteti.

Vajza është duke u trajtuar në një spital të qytetit ndërsa ka arritur të identifikojë emrat e dy nga pesë dhunuesit pasi ajo i ka dëgjuar ata ta thërrasin njëri-tjetrin derisa e përdhunonin.

Në dhjetor, një vajzë tjetër 23-vjeçare ishte lënduar jashtëzakonisht rëndë kur u sulmua dhe u dhunua seksualisht nga pesë persona brenda një autobusi në lëvizje në Nju Delhi.

Vajza vdiq më vonë për shkak të plagëve të marra, ndërsa djali që ishte së bashku me të, ishte rrahur.

Incidenti i djeshëm i ka shokuar të gjithë në Mumbai pasi qyteti kryesor financiar në këtë shtet konsiderohet si më i sigurti për femrat në Indi.

FMN pranon sërish gabimet me Greqinë

lagardeFMN pranon për herë të dytë gabimet me programin e shpëtimit për Greqinë.

Në një raport me 31 faqe, të titulluar “Vlerësimi i ndikimit të programit të rregullimit fiskal”, teknokratët e FMN-së vënë në dukje një sërë faktorësh, për shkak të të cilave nuk u konfirmuan parashikimet për Greqinë.

Në raportin e ri të lëshuar në Uashington, kreu i Fondit Christine Lagarde dhe FMN pranojnë se ka pasur gabime me masat e ashpra, të cilat cuan në një recesion të zgjatur në Greqi.

Studimi përpiqet të tregojë se problemi nuk u shkaktua nga llogaritja e gabuar e ndikimit të masave shtrënguese në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por nga fakti se që prej vitit 2010 ishin mbivlerësuar perspektivat e ekonomisë greke, e cila ishte karakterizuar nga analistët e studimit, si “e mbyllur”.

Sipas raportit, FMN-ja është duke u përpjekur të zvogëlojë përgjegjësitë e saj në lidhje me gabimet e bëra në Greqi, duke theksuar se programi është zbatuar me entuziazëm nga qeveria greke.

“Kishte rezistencë të madhe politike dhe sociale në zbatimin e programeve”, thekson FMN, edhe pse e pranon se në Greqi u miratuan shumë herët masa të ashpra fiskale, që sic shprehet, “e vranë ekonominë”.

Gabimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e PBB grek mund të jetë për shkak të optimizmit rreth rritjes potenciale ekonomike dhe nga nënvlerësimi i ndikimit të recesionit shtrëngues, thuhet në raportin e Fondit.

Një i ri plagoset në thikë, në kërkim autori

thikeNjë 29-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta sot në Kukës, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Ngjarja u regjistrua sot në lagjen numër 5 të Kukësit kur pas një konflikti Artan Haziraj u qëllua me thikë nga shtetasi Zenel Zenelaj.

Policia bën të ditur se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën kurse autori është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, vijojnë hetimet.

Kukësi dhe Skënderbeu humbin në ndeshjet e para të “play-off”-it

kukesiNë një stadium të mbushur plot, si në ndeshjet e kombëtares, Kukësi ka tentuar të bëjë mrekullinë e radhës, por kësaj here kundërshtari ka qenë vërtet cilësor dhe kompetitiv. Trabzonspori turk, skuadra me emër dhe traditë të madhe, me një buxhet dhjetëra herë më të madh se verilindorët e presidentit Gjici, kanë treguar maturi, pragmatizëm e profesionalizëm të lartë në “Qemal Stafa”, duke dalë prej aty me një fitore të pastër 2-0, cka do të thotë se prekin kësisoji fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Në anën tjetër, kuksianët duket se do t’i japin fund në këtë raund “fenomenit sportiv” shqiptar në Europë të kësaj vere, sikurse e cilësonte UEFA. Ndeshja ka nisur e vrullshme për nënkampionët tanë, që kanë tentuar t’i rrëmbejnë iniciativën kundërshtarit, por vetëm grinta dhe dëshira nuk mjafton përballë kualitetit të spikatur të kanë turqit. Këta të fundit studiojnë cerekorëshin e parë të lojës mënyrën e funksionimit të Kukësit dhe më pas angazhohen në aksione të njëpasnjëshme në të majtë të sulmit të tyre. Trajneri i Trabzonsporit ka pikasur pikën më të dobët në të djathtë të mbrojtjes kuksiane, ku luan Peqini, ndaj i udhëzon të tijtë të ngulmojnë pikërisht në atë krah. Numri 7 i miqve, Volkan Şen bën cfarë të dojë me Peqinin, e driblon dhe e ridriblon atë, duke paralajmëruar golin së andejmi. Kështu ndodh në minutën e 31-të, kur Peqini gabon në të djathtë të prapavijës sonë dhe topi pasohet tokazi në zonën e Halilit. Aty shtrihet Brahja, që e spastron zonën, por duke prekur topin me dorë. Nuk heziton kryesori bullgar, që akordon penallti, e kthyer në gol nga polaku i Trabzonsporit, Mierzejevski. Këtu merr goditje psikologjike skuadra verilindore e Cungut, që ndryshe nga ndeshjet e kaluara të Ligës së Europës, nuk arrijnë të rikuperojnë vetveten në këtë aspekt deri në fund. Paqartësia dhe mungesa e kreativitetit në mesfushë, e diktuar kjo edhe nga presingu në cdo centimeter të fushës nga turqit, bën që Kukësi të “kapitullojë” në njëfarë mënyre në skemën e vet. Lojtarët angazhohen më së shumti në veprime individuale, ndërkohë që miqtë vijojnë me qetësi të administrojnë gjithcka. E mbyllin pjesën e parë me fitoren 1-0, ndërkohë që në të dytën kanë mundësi t’i imponohen formacionit të Cungut, sidomos në planin taktik. Lojtarët e Trabzonsporit merren vesh symbyllurazi me njëri-tjetrin, dalin rrjedhshëm nga krahët dhe dyfishojnë shifrat në minutën e 68-të me Paulo Henrique. Kujtojmë se Kukësi e ka nisur pjesën e dytë me një zëvendësim. Ka dalë Peqini, fajtor në rastin e golit të parë, duke u aktivizuar lezhjani Smajli, i ardhur kohët e fundit në merkaton e verës. Po ashtu, pas pësimit të golit të dytë, trajneri i Kukësit hedh në lojë edhe Cikalleshin, me shpresën për të përforcuar dicka në sulmin e tij, apo Alikaj në mesfushë në rolin e dirigjentit, por turqit nuk lëshojnë aspak terren, mbrojnë në thellësi dhe dalin rrezikshëm, duke rrezikuar të trefishojnë shifrat. Nëse kjo e fundit nuk ndodhi, më shumë për meritë të portierit Halilaj, ndërkohë që mbrojtja kuksiane futi ujë kësaj here, e gjendur para një presioni asfiksues të kundërshtarit dhe lojtarëve tepër virtuozë të Trabzonsporit. Mbyllet me fitoren 2-0 të turqve kjo ndeshje, duke ia lënë vendin sfidës së kthimit në Trabzon pas një jave, ku kualifikimi për ta duket se do të jetë thjesht një formalitet.
Pavarësisht kësaj, Kukësi do të mbahet mend si skuadra surprizë e futbollit shqiptar, që i ka thyer të gjitha parashikimet, duke kaluar radhazi tri ture të Ligës së Europës, duke mposhtur kundërshtarë si Flora Tallin, Sarajevo dhe Metalurg Donjetsk. 

Skënderbeu pëson vetëm një gol, shpreson për ndeshjen e kthimit
Ka rezistuar deri në minutën e 75-të të takimit, por pikërisht në atë minutë skuadra e Çernomorets Odesës ka shënuar në portën e Skënderbeut. Një gol që ka djegur jo pak, pasi shpresohej të merrej një barazim. Ukrainasit në fakt kanë pasur shumë raste për të shënuar, por në fund ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendësit. Për korçarët ka munguar kapiteni Shkëmbi dhe sulmuesi kryesor Pero Pejiç, që ka ndikuar jo pak në lojën e Skënderbeut. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë, ndryshe nga Kukësi, kanë shumë shpresë për të arritur ëndrrën e madhe, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë më 29 gusht. Shpresat janë, mjafton një fitore dhe Skënderbeu mund ta shihte veten në fazën e grupeve të Ligës së Europës, çka do të ishte fantastike për klubet shqiptare.

KUKESI-TRABZONSPOR 0-2
Golat: Mierzejewski 31′ (pen),Paulo Henrique 68′
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Peqini (Smajli 46′), Malota, Progni, Allmuça (Cikalleshi 63′), Karabeci, Musolli, Popović (Alikaj 78′), Hoxha. Trajner: A.Cungu
TRABZONSPORI: Onur Kıvrak, Aykut Demir, Mustafa Yumlu, Zeki Yavru, Volkan Şen (Alanzinho 89′), Soner Aydoğdu (Erdoğan 90+2′), Mierzejewski (Karadeniz 82′), Zokora, Aykut Akgün, Olcan Adın, Paulo Henrique. Trajner: M.Aktaci
Gjyqtarë: S.Todorov, V.Dobrijanov, G.Slavov (Bullgari)
Kartone te verdhe: Brahja 31′, Hallaci 37′, Smajli 51′ / Zeki Yavru 37′, Mustafa Yumlu 80′ kukesi

Kukës, kamioni përfundon në greminë

makinaNjë aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në Kukës.

Mësohet se një kamion ka përfunduar në greminë, pasi shoferi kosovar ka humbur kontrollin. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fushë Dukagjin – Drini Zi dhe për pasojë shoferi është plagosur rëndë.

Policia e Kukësit bën me dije se drejtuesi i mjetit është shtetasi Bedri Fetahu, i cili po transportohet me helikopter për në Tiranë.

Ende nuk dihet nëse shoferi udhëtonte i vetëm, apo kishte edhe shoqërues, ndërkaq vijojnë hetimet e policies për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Rama në Vlorë: Detyrat janë tonat, pushteti i popullit!

RAMA-vlorePërfundon mbledhja e qeverise se re në Vlorë drejtuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura edhe sot (rreth orës 10:00) në ditën e dytë të takimit.
Ndërkohë që pas përfundimit të saj nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrësve. Pas mbledhjes Rama hodhi përshtypjet e tij në rrjetin social “Twitter”: “Mbyllet në Vlorë takimi i parë informal i qeverisë së re. Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”.

Pas mbledhjes informale të qeverisë ende të pabetuar, Rama pritet të takohet me krerët bashkiak, në qytetin ku ai u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.

Takimi i parë qeveritar filloi të mërkurën rreth orës 15.00 ku u diskutua rreth programit të qeverisë.

“Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune që iku si një minutë përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.Nesër vazhdojmë”, deklaroi Rama në ‘Facebook”.
Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook’, Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, paralajmëroi mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, duke deklaruar se ajo do të zgjasë dy ditë në qytetin bregdetar.

“Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence”, komentoi më herët në “facebook”, kreu i maxhorancës së re qeverisëse.

Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama gjatë takimit me drejtues të pushtet vendor të Vlorës i ka paralajmëruar se askush nuk duhet të pretendojë të punësojë miq.

Rama ka kërkuar që asnjë të mos punësohet pa kaluar në konkurse shumë të forta, me qëllim që në punë të futet ai që ka meritë dhe jo ai që ka mikun ë të fortë.

Në fund të takimit mësohet se kryeministri i ardhshëm i ka porositur krerët vendorë që të mbyllin projektet për zhvillim, pasi shumë shpjet do të nisë puna. Rama u takua me krerët vendorë të qyteti bregdetar të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes dy-ditore me ministrat e kabineti të ri qeveritar.

“Përmeti”, deputeti grek në Parlament: Athina të ndikojë në BE

deputeti grek“Përmeti”, deputeti i djathtë grek në Parlament: Athina të ndikojë në BE Edhe në Parlamentin grek është shtruar çështja e ngjarjeve në Përmet, pasi deputeti i partisë “Demokracia e Re” i ka drejtuar pyetje ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos mbi veprimet që ka ndërmend të bëjë Athina zyrtare lidhur me atë që e quajti “vandalizmin mbi Kishën e Përmetit”. Në fjalën e tij deputeti i djathtë është shprehur ndër të tjera se “ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cënuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, ato kanë krijuar një ndjenjë të shqetësimit për të gjithë grekët”.

Ai ka përmendur veçanërisht, “përdhosjen e relikeve të shenjta, si Ungjillit, Grailit të Shenjtë, ikonat e hedhura mbi një kamion, veprime që kanë zemëruar klerin ortodoks grek dhe njerëzit”. Duke vijuar deputeti i djathtë grek pyet: “Cfarë do të ndodhte nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion? Ndoshta do të digjej gjysma e planetit … Toka”, ka vijuar ai.

Më pas deputeti i drejton ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos këto pyetje:

– Përveç përgjigjes diplomatike rutinë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, cilat janë hapat shtesë që keni ndërmend të merrni?

– A do të ndërhyjë Greqia në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi aderues, ashtu edhe për procesin e pranimit, pasi qeveria shqiptare jo vetëm nuk e pengoi aktin, por fshehu vandalizmin dhe dhunën.

Ky zhvillim vjen paralelisht me pyetjen që eurodeputeti grek Kumutsakos ngriti në Komisionin Evropian, me të njëjtën përmbajtje.

Gazeta Tema: Ja faktet, babai i Odeta Nishanit pronar i oborrit të Pd-së

Bujar NishaniBabai i “Zonjës së Parë” Odeta Nishani, është një nga pronarët trashëgimtarë të një pasurie që përfshin “Bar Restorant Sarajet” dhe 1500 metra truall deri në rrugën para oborrit të Partisë Demokratike. Trashëgimtarët e ligjshëm të kësaj prone janë familjet Kazazi dhe Kosova, të cilat kanë degëzuar trashëgimtarët e tyre.

Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është pjesëtar i kësaj trashëgime.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentet hipotekore dhe origjinën e pronës, e cila është e ligjshme, si trashëgimi që buron nga një pronë e regjistruar me nr. 878 më 4 nëntor 1943 në pronësi të Mustafa e Hamza Kosovës, të cilët janë djemtë e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit.

Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është djali i Mustafa Kosovës, që e ka zotëruar këtë pronë deri në vitin 1947. Ali Kosova e ka fituar pronën përmes një vendimi gjykate të vitit 1999, i cili kundërshton një vendim të mëparshëm të kthimit të pronave që njihte pronarë vetëm familjen Kazazi. Pas këtij vendimi prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi.

Sipas gjithë regjistrave hipotekare, prona kufizohet nga veriu me rrugën Abdi Toptani (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu nga ish –“Kinema Kosova”, nga lindja nga rruga “Hiqmet Dervishi”, që i bie rruga para oborrit të PD, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi nga rruga “Pashë Toptani”.

Sipas këtij gentpalni, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet “Bar Restorant Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para PD-së, aty ku është “Kafe Jurnal”, së bashku me pjesën sipër “Kafe Jurnal” ku gjendet dhe zyra e ish- kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Dokumentet:

Vërtetimi hipotekar

Vërtetimi hipotekar i lëshuar në vitin 2000 pas përfundimit të proceseve gjyqësore, vërteton se Ali Kosova është një nga trashëgimtarët e kësaj prone. Siç shihet në dokumente, prona ka numër 1/65 dhe përshkruhet shtëpia me dy kate, një ndërtesë dykatëshe  në fund të truallit, një sallë mbledhjesh dhe një garazh.

vertetimi hipotekor

Vendimi i Gjykatës

Vendimi i gjykatës që i njeh pronën Ali Kosovës mban datën 12 dhjetor 1999, dhe është një padi e Ali Kosovës kundër ortakëve në pasuri të familjes Kazazi, të cilët kishin përfituar më parë të gjithë pasurinë. Pas këtij vendimi gjykate, familja Kosova është pronare e kësaj pasurie

vendim gjyqi aliu

Gentplani

Gentplani që provon kufijtë e pronës duket qartë që kufizon pronën në rrugën “Abdi Toptani”, rrugën para PD dhe pjesët e pasme që kanë të bëjnë me disa objekte të Toptanëve. Përshkrimi që bëhet për kufirin lindor, është se ai është një ballë prej 34 metra nga cepi i rrugës “Abdi Toptani”.

gentplani

Vërtetimi i vjetër i pronësisë

Vërtetimi i vjetër i pronësisë nxjerrë nga hipoteka e Tiranës, thotë se kjo pronë është regjistruar më 4 nëntor 1943, nga Mustafa dhe Hamza Kosova, djemtë e Osmanit dhe Fehmi Kazazit. Ai ka qenë një haremllëk dykatësh me 16 dhoma dhe një burg. Mbrapa tij,  në jug ka qenë pronë e Qanije Hanëm Toptanit, djathtas e majtas nga zonja e Abdi Toptanit, në lindje me një ballë 34 metra me Hiqmet Dervishin, nga perëndimi po me një ballë të tillë me Pashë Toptanin, nga veriu, pra nga rruga “Abdi Toptanit” me një ballë dyzet e tre metra, dhe nga jugu me një kinema që më parë është quajtur “Savoja” e më pas “Kosova”.

Në një shënim tjetër të vitit 1947 shteti ka sekuestruar gjysmën e pasurisë që u përkiste vëllezërve Fehmi Kazazi dhe Abdulla Kazazi.

Në regjistrimin tjetër të vitit 1961, në favor të Mustafa Osman Kosovës dhe Hamza Osman Kosovës, figuron si ndërtesë Sarajet, plus 400 metra truall, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, që i bie të jenë pjesa e poshtme e zyrave të PD-së, ku ka qenë më parë Partia e Unitetit Kombëtar dhe në krah të saj ish- zyra e kryetarit të PD-së.

origjina e prones

Polemikat me Presidentin

Gazeta TemA ka ngritur e para dyshimin se pas kërkesës së Partisë Demokratike për të liruar zyrat e saj dhe për të marrë zyrat tek SHQUP, ka një konflikt interesi mes faktit që familja e gruas së presidentit është trashëgimtare pronash në atë zonë, ku përfshihet dhe një pjesë e territorit të PD-s. Deputeti Edi Paloka tha se lirimi i territorit bëhet për t’ua kthye pronën ish- pronarëve. Territori që ka zaptuar godina e PD-së dhe parkingu i saj është shumë më i gjerë se prona e familjes Kosova, dhe një prishje e ndërtesës së PD-së do bashkonte interesat e pronarëve të asaj zone për një ndërtim, çka është dhe në planet konkrete të Lulzim Bashës.

Prishja e godinës së PD i hap perspektivë të qartë pronës së familjes Kosova dhe pronarëve të tjerë, kryesisht Toptanas, që janë në atë territor.

Këtu nuk ka asgjë të keqe, që ata të marrin pronën që u takon, nëse PD prishet. Po ashtu, nuk kemi asnjë dyshim dhe asnjë paragjykim për menyrën si ka shkuar prona tek familja Kosova dhe Kazazi. I vetmi dyshim që ngremë është se investimi i presidentit në këtë çështje, është një konflikt i pastër interesi, që ka të bëjë me një diskriminim pozitiv ndaj trashëgimtarëve të një prone dhe persekutim të të tjerëve. Nëse godina e ushtrisë duhet të nxirret nga inventari i pronave të ushtrisë, atëherë edhe ajo le t’u jepet pronarëve, s’ka pse i jepet PD-së. Fakti që lirohet një pronë për të investuar dhe persekutohet një palë tjetër pronarësh, duke ua rizaptuar atyre, tregon për një përdorim të pastër pushteti për interesa financiare. Kaq është akuza jonë për Bujar Nishanin. Nëse i ka dhënë apo jo vjehrri pjesë në pajë, ta zgjidhë me gruan.

TGCOM24: Mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi

tg4Kaosi në kufijtë shqiptarë me kalimet në pikat doganore është përkthyer sot si situatë dramatike nga media italiane. Mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi. Ky është titulli i lajmit më të fundit rreth orës 14:10 minuta në agjencinë e lajmeve italiane online, TGCOM24.

“Tensionet e forta, ditët e fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë sjellë sot mbylljen e kufijve mes këtyre 2 shteteve, duke bllokuar kalimin e udhëtarëve në të dyja krahët. Shkak i kësaj ‘lufte diplomatike’ është bërë një kishë në Përmet, por njerëzit e saj tepër të lidhur me Athinën. Kisha ndodhet në një pronë publike dhe shteti njeh vetëm këtë të fundit”, thekson lajmi në TGCOM.