Një shtetas është arrestuar në Mirditë nën akuzën e dhunës në familje.
Policia bëri të ditur se në pranga është vënë shtetasi Fran Paçuku. Ai është arrestuar në flagrancë nga komisariati i Mirditës teksa dhunonte me grushta e shkelma bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Nga të dhënat e mbledhura mësohet se Paçuku ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.
Dhunë gruas dhe vajzës, arrestohet
Totozani: Të merren masa për strehimin e romëve
Avokati i Popullit dhe rreth 21 organizata të shoqërisë civile i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e problemit të strehimit të pjesëtarëve të komunitetit Rom në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës).
Në një deklaratë të publikuar në faqen e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i rikujton Qeverisë Shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga kuadri ligjor ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, ratifikuar nga Shqipëria në 1991, si dhe objektivat e marra përsipër në kuadër të Dekadës së Përfshirjes së Romëve 2005-2015 dhe Plani Kombëtar i Veprimit për përfshirjen e minoritetit Rom në vend.
Duke dënuar dhunën e ushtruar dhe dëbimin me forcë të familjeve Rome në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës), veprime të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të fushës, Totozani thekson se “biem dakort që të punojnë së bashku për të mbështetur ngritjen e një grupi pune për mbrojtjen dhe zhvillimin e minoritetit Rom në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjitha organizatat Rome në Shqipëri”.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti: “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga BE, zbatuar nga OSBE/ODIHR, mbështesin deklaratën dhe përgëzojnë Avokatin e Popullit që i ka prirë kësaj çështjeje në interesin e qytetarëve të Shqipërisë dhe të mirëqeverisjes.
Vritet një 23-vjeçar, plagoset bashkëshoqëruesja në makinë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në makinën e tij, ndërsa plagoset një vajzë që e shoqëronte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet dhe nga burimet e para policore, mësohet se viktima, Elidon Lafeta, ka qenë në çastin e krimit në makinë me një vajzë, 20 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe është transportuar më pas në spital. Policia bën me dije se kanë qenë dy persona në motorë që i kanë zënë pritë dhe më pas kanë qëlluar drejt makinës, duke shkaktuar një i vrarë dhe një i plagosur. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i krimit dhe policia është vënë në kërkim të tyre. Ende nuk dihet shkaku zyrtar, por dyshohet se i riu në të kaluarën e tij jashtë vendit mund të jetë përfshirë në vepra penale, pasi ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij. Sipas policisë ai është pronari i disa qendrave të lojërave të fatit në Shqipëri dhe jashtë vendit. Vajza, që dyshohet se është e dashura e tij, do të merret në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e krimit.
Djali i Remzi Hoxhës: Edi Rama, shpresa e fundit për zbardhjen e ngjarjes
Në një mesazh në rrjetin social Face book djali i Remzi Hoxhës, i drejtohet Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, të hedhi dritë mbi dosjen e babait të tij. Kushtrim Hoxha, e quan një krim 19 vjeçar mos zbardhjen e ngjarjes. Hoxha shpreson se me ardhjen në pushtet të së majtës do të mund të mësojnë fatin e babait të tij. Pas fitores së 23 qershorit përmes një letre të hapur, familja Hoxha, ka uruar fitoren e së majtës, duke e cilësuar si një fitore historike, dhe shprehet se ‘tani kemi shpresë për të pasur një varr për njeriun tonë të dashur’. Është e dyta herë që familja Hoxha po i drejtohet Kryeministrit Rama për të hedhur dritë mbi historinë e zhdukjes së familjarit të tyre prej gati dy dekadash.
Historia e rrëmbimit
Më 21 tetor mbushen 19 vjet nga zhdukja e mistershme e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Remzi Hoxha sipas dosjes së prokurorisë u rrëmbye në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Persona civilë i kishin kërkuar atij që të shkonte me ta, dhe pasi e kishin futur në një automjet ai është transportuar në sekret të plotë, në bazën e SHIK në Lezhë. Pikërisht në këtë bazë, ishin shoqëruar edhe dy persona të tjerë shtetasi Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, të cilët së bashku me Remzi Hoxhën sipas prokurorisë (pretendimet e akuzes ne fillim të procesit gjyqësor) u torturuan me metoda çnjerëzore, nga të pandehurit Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.
Loshaj, është hedhur nga kati i tretë i godinës, dukë kërkuar të vetëvritet vetëm për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ndërsa fati i Remzi Hoxhës, ende mbetet mister. Prokuroria ka ngritur dyshime se biznesmeni ka vdekur si pasojë e torturave dhe se trupi i pajetë i tij mund të jetë zhdukur nga të pandehurit në një vend që ende dhe sot nuk dihet.
Rezulton e provuar se Remzi Hoxha, është keqtrajtuar dhe torturuar. Një gjë të tillë e kanë deklaruar të dëmtuarit Ziso Kristopulli dhe Armando Loshaj, ku ky i fundit pretendon se në një moment e ka parë rastësisht shtetasin Remzi Hoxha duke kaluar në korridorin e ndërtesës ku mbaheshin të izoluar. Veprimet e secilit prej autorëve ndaj të dëmtuarve, i kanë shpjeguar me detaje vetë të dëmtuarit Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli, si dhe personat e tjerë që kanë qenë roje, apo i kanë shoqëruar të dëmtuarit në momente të caktuara. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve; Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, ata janë lidhur, keqtrajtuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe të vazhdueshme me mjete të forta, dhe i kanë detyruar si dhe u kanë diktuar që jashtë vullnetit të tyre të pranonin se: kishin kryer aktivitet armiqësor kundër Republikës së Shqipërisë, se ishin agjentë të zbulimeve të huaja, se kishin futur armë të llojeve të ndryshme dhe se i kishin shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë etj, etj. Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar dhe dokumentuar se shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, janë rrëmbyer, izoluar, torturuar dhe u janë marrë deklarime për aktivitet të përbashkët kriminal, në të njëjtën periudhë kohore, në të njëjtin vend dhe nga të njëjtët persona. Kjo procedurë ka vazhduar derisa i është arritur qëllimit, marrja e deklarimit kompromentues për vetë të dëmtuarin dhe për personat e tjerë të menduar apo të imagjinuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të përbashkët. Nga ky rrëmbim dhe mbajtja peng, shtetasi Avdyl Loshaj është liruar mbas një muaji, shtetasi Ziso Kristopulli mbas pesë ditësh, pasi në ndihmë të tij, për ta liruar nga ky rrëmbim dhe izolim, është vënë shtypi dhe media, të cilat e kanë publikuar rastin, aq më tepër që ai ishte minoritar dhe kryetar i Partisë Socialiste për Ksamilin. Mbas rreth 20 ditësh pas lirimit nga rrëmbimi i mësipërm, i dëmtuari Ziso Kristopulli ka shkuar në Greqi për t’u kuruar dhe sipas deklarimit të mjekut që e ka vizituar dhe i ka bërë radiografi të mushkërive ka rezultuar me dëmtim në mushkërinë e djathtë me një madhësi rreth 5 cm, ku sipas tij, ishte shkaktuar nga goditja, nga dhuna, nga ushtrimi i forcës fizike. I dëmtuari Ziso Kristopulli ka deklaruar se ka qëndruar në Greqi për rreth dy muaj për t’u kuruar.
Ndërsa shtetasi Remzi Hoxha nuk është lëshuar, por është mbajtur dhe mbahet peng deri më sot dhe nuk dihet për fatin e tij, pra rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, megjithëse në mënyrë të vazhdueshme familjarët e tij e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë me këmbëngulje pranë organeve kompetente shqiptare.
Efektivi i policisë plagos me armë vëllain dhe nipin
Konflikti për pronën për pak sa nuk ka shkaktuar krimin e radhës në familje në kryeqytet.
Kreshnik Tahiraj, efektiv i komisariatit të Lushnjës mësohet të ketë qëlluar me armë zjarri vëllain dhe nipin e tij Nuri dhe Shpëtim Tahiraj (babë e bir) pasi fillimisht janë konfliktuar me fjalë.
Ngjarja ndodhi në zonën periferike të Laknasit në Tiranë, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie.
Dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë për jetën, ndërkohë që sektori i krimeve të rënda ka mundur të arrestojë autorin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e potë të ngjarjes.
Gjermani, Bitcoin monedha më e re
Vendimi i Ministrise gjermane te Financave per ta pranuar Bitcoinin si valute dhe para private, duke e bere pjese te ligjeve vendase te taksave, e ka pastruar disi imazhin e dyshimte te saj. Faqet online të shkëmbimit të valutave e vendosin vlerën e Bitcoins në varësi të kërkesës dhe ofertës.
Aktualisht një bitcoin vlerësohet me 82 euro. Deri nuk eshte njohur ende nderkombëtarisht si valute, ajo do te konsiderohet “para private”, por vlera e Internetit do të jetë subjekt i taksave gjermane, thotë ministria, duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe taksat mbi të ardhurat nga biznesi me Bitcoin. Por pavaresisht njohjes zyrtare, pranimi i Bitcoin nga dyqanet online shihet me skepticizem.
Anarkistët e djathtë, thote dojce vele e konsiderojne monedhen virtuale si armë në luftën ideologjike kundër kapitalizmit financiar. Nderkohe, ata që blejnë rregullisht online i druhen vjedhjeve qe mund te ndodhin me nje valutë ende të parregulluar. Keto muajt e fundit, vlera e bitcoinit eshte rritur ndjeshem. Në vitin 2012, një bitcoin shkëmbehej me 5 euro dhe papritur para gjashtë muajsh mberriti nje nivel rekord prej 200 eurosh.
10 lulet më të rralla në botë
Të klasifikosh 10 lulet më të rralla në botë, s’është aspak e lehtë sidomos kur mendon faktin që sipas shkencëtarëve ekzistojnë më shumë se 270 000 lloje lulesh (ku nuk përfshihen 10-15% e luleve të paklasifikuara në vende të humbura dhe të pa eksploruara të botës). Ndër lulet më të rralla, këtu nuk janë përmendur vetëm 10 të parat, por edhe që kanë padyshim historitë më ineteresante.
10. SILENE TOMENTOSA
9. STRONGYLODON MACROBOTRYS
7. COSMOS ATROSANGUINEUS
6. KOKI’O (KOKAI COOKEI)
5. EPIPHYLLUM OXYPETALUM
Bimët jan çuditshmërisht aromatike dhe çelin lule të bardha dhe të brishta.
Kjo bimë ka gjithashtu edhe një histori të pasur në Japoni ku emri i saj mund të përkthehet
“Bukuri nën dritën e Hënës”. Një lule kaq e turpshme për të çelur dhe për të cilën mendohet
kaq shumë, renditet e 5-ta.
4. EPIPOGIUM APHYLLUM/DENDROPHYLAX LINDENII
3. CYPRIPEDIUM CALCEOLUS
2. YOUTAN POLUO
E zbuluar nga një fermer kinez me emrin Ding tek disa tuba çeliku e më vonë nga një infermiere kineze e cila e gjeti lulen poshtë lavatriçes. Misteriozja Youtan Poluo, nuk ka një emër shkencor dhe përbëhet nga 28 pjesëza, lule të vockla me një aromë të ëmbël të cilat mezi arrijnë 1mm madhësi. Kjo është një lule e cila është përmendur në mitologjinë Indiane në të cilën besohej se çelja e kësaj luleje simbolizon ardhjen e Mbretit Sage nga e ardhmja në botën e tashme. Në Sanskritishte emri i lules do të thotë “një lule e begatë nga parajsa”. Lulja përmendet gjithashtu nga Budistët dhe sipas shkencëtarëve ajo mbin një herë në 3000 vjet (e si mund ta dinë këtë?). Meqënëse është një çudi më vete e rendisim në vendin e 2-të.
1. AMORPHOPHALLUS TITANUM
Pronari merr peng punëtorin, nuk i jep hakun e punës
Një 18-vjecar në rrethin e Devollit është marr peng duke u lidhur dhe dhunuar fizikisht për disa orë në një ndërtesë të vjetër.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Cangonj, kur 18- vjecari Eri Gjata është marrë peng nga pronari i lokalit ku punonte dhe shoku i tij, ndërsa kishte shkuar të kërkonte shlyerjen e pagës.
Pak orë pas ngjarjes,vetë 18-vjecari ka kërkuar treguar për News24 orët e tmerrit ,ndërsa ka pohuar se në ndihmë të dy agresorëve kanë ardhur dhe dy persona të tjerë,njëri prej të cilëve i veshur me rroba ushtarake.
Të lidhur, mes grushteve dhe kërcënimit të thikës ata i kanë kërkuat 18-vjecarit ,të pohonte në shtëpi se u kishte vjedhur 200 mijë lekë të reja në arkën e lokalit të lojërave të fatit ku punonte
Ndërkohë, nëna e të miturit e tronditur nga ngjarja ka kërkuar drejtësi. Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit Erind Spahi 29-vjec dhe Andi Mullali 21-vjec nën akuzën e ‘heqjes se paligjshme të lirisë së tjetrit, e kryer në bashkëpunim’.
Edi Rama: Sandër Lleshi, këshilltari i kryeministrit për mbrojtjen
Sandër Lleshi do të jetë këshilltari i kryeministrit Rama për mbrojtjen në kryeministri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri i ri në faqen e tij në FB, ku z. Rama shkruan:
“Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ua sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë.
Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht.
Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë, nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”.
CEZ investon në Pogradec, vendos transformatorin me fuqi 15 mega
CEZ Shpërndarje ndryshon një transformator tek nënstacioni elektrike duke vendosur një të më fuqishëm me qëllim përmirësimin e nevojave të konsumatorëve.
CEZ Shpërndarje bëri të ditur se po instalohet transformatori 15 mega, trefish më i madh se i pari me qëllim zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Do të reduktohen ndërprerjet e energjisë me transformatorin 15 mega. Zgjidhja përfundimtare do të ishte transformatori 20 mega por ky është një projekt i joni i mëvonshëm. Transformatori i ri do të arrijë të përballojë plotësisht kërkesën e qytetarit”, bëri të ditur CEZ.
Ndërkaq si pasojë e vendosjes së transformatorit të ri, qyteti i Pogradecit dhe rrethinat do të qëndrojnë disa orë pa energji.
Qarku i Korcës është qarku model në gjithë vendin ku qytetarët paguajnë rregullisht energjinë elektrike, ndërsa numri i debitorëve është i pakët.















