FMN pranon sërish gabimet me Greqinë

41

lagardeFMN pranon për herë të dytë gabimet me programin e shpëtimit për Greqinë.

Në një raport me 31 faqe, të titulluar “Vlerësimi i ndikimit të programit të rregullimit fiskal”, teknokratët e FMN-së vënë në dukje një sërë faktorësh, për shkak të të cilave nuk u konfirmuan parashikimet për Greqinë.

Në raportin e ri të lëshuar në Uashington, kreu i Fondit Christine Lagarde dhe FMN pranojnë se ka pasur gabime me masat e ashpra, të cilat cuan në një recesion të zgjatur në Greqi.

Studimi përpiqet të tregojë se problemi nuk u shkaktua nga llogaritja e gabuar e ndikimit të masave shtrënguese në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por nga fakti se që prej vitit 2010 ishin mbivlerësuar perspektivat e ekonomisë greke, e cila ishte karakterizuar nga analistët e studimit, si “e mbyllur”.

Sipas raportit, FMN-ja është duke u përpjekur të zvogëlojë përgjegjësitë e saj në lidhje me gabimet e bëra në Greqi, duke theksuar se programi është zbatuar me entuziazëm nga qeveria greke.

“Kishte rezistencë të madhe politike dhe sociale në zbatimin e programeve”, thekson FMN, edhe pse e pranon se në Greqi u miratuan shumë herët masa të ashpra fiskale, që sic shprehet, “e vranë ekonominë”.

Gabimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e PBB grek mund të jetë për shkak të optimizmit rreth rritjes potenciale ekonomike dhe nga nënvlerësimi i ndikimit të recesionit shtrëngues, thuhet në raportin e Fondit.