Ulen më shumë depozitat në bankat greke

euroKanë vazhduar edhe në korrik, për të dytin muaj me radhë, rrjedhjet e depozitave nga bankat greke.

Sipas të dhënave që publikoi Banka e Greqisë, në korrik rezervat e depozitave që kanë në banka bizneset dhe familjet, u ulën më tej me 288 milionë euro në raport me qershorin.

Në këto kushte depozitat në banka janë reduktuar në 162.386 miliardë euro.

Ndërkaq, ka një mospërputhje ndërmjet shifrave të publikuara nga Banka Qendrore Europiane, sipas të cilës, depozitat në bankat greke në muajin korrik qëndruan konstante.

Por kjo mospërputhje, sipas specialistëve, i dedikohet faktit se janë përdoror metodologji të ndryshme.

Rama intervistë në radion “France Inter”

rama ne radioKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, vijon vizitën e tij në Francë. Nëpërmjet një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama bën të ditur se ka dhënë një intervistë në radion “France Inter”, për ish-Ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand.

“Në radion “France Inter” me intelektualin e famshëm, ish-Ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ky koment është i shoqëruar edhe me një foto në studion e radios nga ku Rama ka dhënë intervistën në fjalë. Ndërkaq pritet që të publikohen detaje të intervistës në radion ‘France Inter”.

Vrasja tek Ali Demi, autori: I moshuari më qëlloi me shpullë

scena-del-crimine-CSI_h_partbNuk doja ta vrisja… Nuk e dija se do të vdiste…”. Kështu mësohet se ka pohuar para oficerëve të policisë 30-vjeçari Artenc Shehu, i cili dy ditë më parë qëlloi me grusht 60- vjeçarin Gëzim Karaj, duke i marrë atij edhe jetën. Burime policore bëjnë me dije se 30- vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike që ta ketë rrahur të moshuarin me levë, pasi në dëshminë e tij, Shehu ka pranuar se e ka goditur vetëm me një shpullë. “Nuk doja kurrë që ta vrisja 60-vjeçarin. E godita vetëm me një shpullë, por nuk e dija se do i shkaktonte vdekjen”, – është shprehur 30- vjeçari para strukturave të policisë. Sipas uniformave blu të Tiranës, Shehu ka pranuar gjatë dëshmisë së tij se konflikti me 60-vjeçarin ka ardhur pasi ky i fundit ka goditur me shpullë të dashurën e autorit. “E pashë kur goditi Amandën me shpullë dhe shkova e i thashë se nuk duhej të matej me femrat. Prandaj e godita edhe unë me shpullë, sepse doja t’i tregoja se çfarë ndodhte po të godisje një person më të dobët se vetja”, mësohet se është shprehur Artenc Shehu para grupit hetimor. Ai ka pohuar se ka qenë duke shkuar të takonte të dashurën e tij, pasi kjo e fundit e kishte marrë në telefon për t’i treguar se ishte konfliktuar me një person. Sipas Shehut, në momentin që ky është afruar pranë servisit ku punonte viktima si saldator, ka parë 60-vjeçarin që ka qëlluar të dashurën e tij, Amandën me shpullë. Sipas policisë, pas kësaj mes viktimës dhe autorit ka nisur debati me fjalë, deri në momentin që 30-vjeçari e ka qëlluar me shpullë Gëzim Karajn. Po ditën e djeshme, para oficerëve të policisë ka dëshmuar edhe bashkëshortja e viktimës, Naxhija, e cila ka rrëfyer se ka dëgjuar britma dhe ka dalë nga banesa, ku ka parë jashtë një djalë që i qëlloi me shpullë burrit të saj. Burime policore sqarojnë se bashkëshortja e Gëzim Karajt, ka pohuar se i ka kërkuar bashkëshortit të saj që të bëjë denoncim, por mësohet se 60-vjeçari nuk ka qenë dakord, pasi është shprehur se “e ka pasur ai fajin”. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës para policisë, pas sherrit me 30- vjeçarin, Gëzim Karaj ka shkuar në shtëpi bashkë me familjen e tij, ku mësohet se pas gjysmë ore ka pasur dhimbje koke dhe të vjella dhe pas kësaj janë nisur me taksi për në spital. Naxhije Karaj ka pohuar se 10 minuta pasi kishin mbërritur në spital, i ka thënë mjeku se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Turneu i polos me elefantë, në Hua Hin, Tailandë

Turneu i polos me elefantë , në Hua Hin, Tailandë. (Chaiwat Subprasom, Reuters/Contrasto)
Turneu i polos me elefantë , në Hua Hin, Tailandë. (Chaiwat Subprasom, Reuters/Contrasto)
Turneu i polos me elefantë , në Hua Hin, Tailandë. (Chaiwat Subprasom, Reuters/Contrasto)

Limoni duhet ngrënë me lëkurë

limoneNë të vërtetë është substanca e njohur si limoneni-d ajo që pengon zhvillimin e qelizave të kancerit të lëkurës, si dhe krijimin e tumorit të lëkurës, që është shumë i shpeshtë në botë.
Konsumimi i livores së limonit mund të jetë një mbrojtje shtesë kundër kancerit të lëkurës.

Studimet amerikane tregojnë se lëvoret e agrumeve (limonit, portokallit dhe grejpfrutit) përmbajnë materie shumë të dobishme me veti të forta antioksudese.

Në të vërtetë është substanca e njohur si limoneni-d ajo që pengon zhvillimin e qelizave të kancerit të lëkurës, si dhe krijimin e tumorit të lëkurës, që është shumë i shpeshtë në botë.

Por, ekspertët këshillojnë pacientët të marrin edhe masat të tjera në mbrojtëse kundër kancerit të lëkurës. Kështu, për t’u mbrojtur nga ky lloj kanceri duhet:

– gjatë gjithë vitit, në ditët kur ka diell, të përdorni kremra me faktorin mbrojtës 15, dhe

– një herë në muaj bëni vetëkontroll në lëkurën tuaj, në mënyrë që me kohë të mund t’i vëreni ndryshimet e mundshme.

Bashar al-Assad sfidon: Siria di ta mbrojë veten

bashar-al-assadNë kohën kur SHBA dhe NATO kanë intensifikuar kërcënimet për një sulm ushtarak në Siri, pas një heshtjeje disa ditore ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. Presidenti Assad u është përgjigjur “kundërshtarëve” se në rast sulmi Siria do të dijë të mbrojë veten nga cdo lloj agresioni. Deklaratat Presidenti Assad i ka bërë gjatë një takimi me zyrtarë të Jemenit.

“Siria do të vetëmbrohet kundër çdo sulmi dhe kërcënimet vetëm shtojnë ndjenjën për parimet dhe pavarësinë”, deklaroi Assad duke pritur një delegacion jemenit.

Ndërtimet pa leje, policia sekuestrohen 4 objekte

ndertim pa lejeNjësia Task-Forcë e Vlorës ka sekuestruar 4 objekte të paligjshme që po ndërtoheshin në këtë qytet, si edhe ka nisur procedimin penal për 4 pronarët e tyre. Policia ka prangosur shtetasin E.Dh, 43 vjeç me banim në Vlorë, i cili po ndërtonte një objekt disa katësh në lagjen “Pavarësia” duke mos disponuar dokumentin përkatës për të kryer këtë ndërtim. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi R.H, 43 vjec. Sipas policisë ky shtetas ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në lulishten e sheshit “Avni Rustemi” në afërsi të teatrit Petro Marko.

Njësia Task Forcë ka prangosur edhe shtetasen me iniciale D. A., 60 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi nga veprimet e kryera ka rezultuar se ka qenë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt disakatësh në lulishten e sheshit Avni Rustemi. Procedim penal ka filluar edhe për H. M., 48-vjece, banues në Vlorë, i cili ishte duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt dykatesh, ne lulishten e sheshit Avni Rustemi” .

Gjithashtu nga njësia Task-Forcë ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” edhe në ngarkim të punonjësve të agjensive të tjera ligjzbatuese që kanë për detyrë ligjore dhe të drejtëpërdrejtë monitorimin dhe parandalimin e kryerjes së ndërtimeve pa leje.

Urdhri i Berishës: Lironi zyrat e kryeministrisë deri më 31 gusht

Sali BerishaKryeministri Sali Berisha ka lëshuar një urdhër të brendshëm, përmes të cilit i kërkon stafit politik që deri në datën 31 gusht të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë. Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se z.Berisha para pak ditësh ka thirrur në zyrën e tij shefen e protokollit, Nadia Qesja, së cilët i ka kërkuar që t’ia përcjellë urdhrin të gjithë stafit politik.

Këtu bëjnë pjesë këshilltarët dhe drejtorët, të cilët në bazë të urdhërit duhet që deri në datën 31 gusht të lirojnë zyrtar e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.

Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë. Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhëri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.

Pavarësisht se z.Berisha herë pas here e ka cilësuar z.Edi Rama dhe stafin e tij si të paaftë dhe i rrethuar nga injorantë, vetë kryeministri ka vendosur që gjithçka t’ia lërë gati mbi tryezë pasardhësit. Madje, edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë ironizoi me paaftësinë e qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama. Kryeministri Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij që gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën.

“Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorant. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/ orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Problemi më i madh janë financat. Unë u them shqiptarëve me sinqeritetin, por dhe me vendosmërinë më të madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga defektet dhe të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në të gjithë arritjet e këtij vendi. Ka mbledhur 9,2 miliardë dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftuar informalitetin dhe pa një disiplinë fiskale. Këta që vijnë kanë ndërmend të mbushin arkat e tyre dhe të zbrazin arkën e publikut. Akti i dytë; paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recension dhe ky është oguri më i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.

SHBA u bind nga një telefonatë për armët kimike

armet-kimike-ne-siriPaniku i shprehur në një telefonatë i një prej gjeneralëve të ushtrisë së Assadit me njësinë ushtarake përgjegjëse për armët kimike në Siri, bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pas sulmeve të 21 gushtit qëndron regjimi i presidentit Bashar al Assad. 

Kështu raporton “DailyMail”, sipas të cilës përgjimi i telefonatës është bërë nga shërbimet sekrete amerikane. Në të zyrtari i lartë ushtarak sirian, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka kërkuar mes panikut llogari nga shefi i njësisë së armëve kimike në Siri për sulmin në fjalë.

Grupet opozitare thonë se të paktën 1300 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë gjetën vdekjen në sulmet e 21 gushtit. Ata thonë se armët kimike janë përdorur edhe herë të tjera nga ushtria e Assad, por jo në përmasa të tilla.

Ndërkohë, mediat në Izrael fajësojnë Maher al-Assad, vëllai i natyralizuar i presidentit sirian Basha al-Assad, për autorësinë e sulmit. Në fakt emri i tij nuk është hera e parë që përmendet në media. Ai njihet si drejtuesi i disa njësive speciale të ushtrisë që akuzohen për disa nga masakrat më çnjerëzore që nga nisja e konfliktit të armatosur në vend.

Maher al-Assad, i dyshuar si urdhër-dhënësi i sulmit me armë kimike   

Nga ana tjetër, për t’i paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm me armë kimike Izraeli ka nisur të shpërndajë maskat kundragaz për popullsinë, kryesisht në zonat kufitare me Sirinë. Në Lartësitë Golan, që Izraeli mban të pushtuara që prej viti 1967, Tel Avivi ka përqendruar një numër të madh ushtarësh dhe mjetësh luftarake të përfshira në një stërvitje të gjërë si demostrim force ndaj Sirisë nëse kjo e fundit ndërmerr ndonjë sulm.

Izraelitët në radhë për maskat kundragaz

Button: Vetëm Alonso mund t’i bëjë ballë Vettel

buttonVetëm Fernando Alonso mund t’i bëjë ballë hegjemonisë absolute që ka vendosur Sebastian Vettel dhe Red Bulli në këtë sezon të Formulës 1.

Të paktën ky është mendimi i një tjetër piloti dhe kampioni të botës, si Jenson Button. Në një intervistë për “The Guardian”, piloti i McLaren deklaroi: “Mendoj se Alonso mund të jetë i vetmi që mund të sfidojë Vettel. Ai duket i kënaqur nga makina e tij për momentin dhe Ferrari është duke bërë një progres të rëndësishëm për momentin”.

Sipas Button, për herë të parë në këtë sezon, Ferrari do të niset me një avantazh në pistën e Monzës. “Mendoj se do të kenë shanse të mira për të fituar në këtë pistë. Për momentin janë me të vërtetë të shpejtë dhe mendoj që në këtë sezon mund të bëjnë me të vërtetë gjëra të mëdha. Për mendimin tim, Botërori nuk ka përfunduar”, shtoi kampioni i botës i vitit 2009.

E ndërsa Button beson që kampionati nuk ka përfunduar, uebsajti i specializuar “Autosport” shkruante të mërkurën se ka shumë gjasa që Button të jetë zëvendësuesi i Felipe Massas, në timonin e Ferrarit gjatë sezonit të ardhshëm.