Helmimi i dasmorëve, kuzhinieri me salmonelë

Ambulance1Helmimi i 150 dasmorëve në fshatin Gorishovë të Mallakastrës,  pak ditë më parë ka ardhur për shkak të virusit të salmonelës, i mbartura nga kuzhinieri i dasmës. Ky është përfundimi i dalë nga analiza e kryer nga ana e Drejtorisë së Higjienës dhe Shëndetit Publik në Fier. 

Sipas  drejtori i zyrës së Higjienës, Laze Bregasi pas analizave parapake të kryera në laboratorët e këtij institucioni, u zbuluan ngarkesa mikrobiologjike kryesisht në gatimin e qofteve. Aktualisht është mbyllur lokali si dhe është gjobitur kuzhinieri.

Salmonela është sëmundje bakteriale infektive që transmetohet nëpërmjet gojës. Mikrobi i saj merret kryesisht nga ushqimet dhe uji i ndotur. Ushqimet që preken më shumë nga mikrobi i salmonelës janë bulmetrat, djathi, qumështi apo gjiza, si dhe mishi, kryesisht ai i pulës pa harruar dhe vezën.

Eksploziv automjetit, nuk ka të lënduar

Makina e shperthyerNjë sasi eksplozivi e vendosur në një automjet ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në qytetin e Vlorës, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave automjeti që është hedhur në erë është një fuoristradë tip “Benz”, me targë “AA 663 FB”.

Burimet saktësojnë se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, i cili në momentin e shpërthimit ka qenë në lëvizje në rrugën transballkanike.

Pritet që në orët e mëvonshme të publikohen detaje të reja mbi ngjarjen, përfshirë identitetin e pronarit të makinës dhe konfliktet eventuale të tij.

Gareth Bale shkon tek Reali

Tottenham Hotspur v Sunderland - Premier LeagueReal Madrid ka zyrtarizuar blerjen e Gareth Bale, lojtarit uellsian që për gjashtë sezonet e ardhshme do të veshë fanellën e bardhë.

Sipas klubit madrilen, për ish-lojtarin e Tottenham janë paguar 84 milionë euro plus 7 të tjera bonuse për një total prej 91 milionë eurosh.

Pas shumë tratativash, madrilenët arritën të bindin presidnetin e klubit anglez edhe me ndihmën e vetë futbollistit, i cili nuk pranoi të dilte më në stërvitje me Tottenham.

Cmimi i Bale i afrohet shumë atij me të cilin u ble Cristiano Ronaldo (96 milionë euro) nga Manchester United.

Liqenet më të mëdhenj të Shqipërisë

liqeni i fierzesLiqeni artificial i Fierzës është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës.

Ky është një liqen oligotrof dhe ka një bosht gjatësor prej 70 kilometër dhe me një sipërfaqe maksimale prej 7 mijë hektarësh, ku 5 mijë hektarë merren në konsideratë për qëllimin e rritjes dhe kultivimit të peshkut. Ky liqen ka lartësi 167 metra, sipërfaqe të pasqyrës së ujërave prej 72,5 km², thellësinë më të madhe prej 128 metra dhe një vëllim prej 2,7 miliardë metër kub ujë. Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës është 11.829 km². Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i Liqenit të Fierzës, arrin rreth 3,2 miliardë metër kub ujë, ndërkohë që kapaciteti minimal, i cili mund të shkaktojë edhe situatat më kritike të prodhimit të energjisë elektrike, është rreth 1,2 miliardë metër kub ujë.
Liqeni shërben edhe si nyje lidhëse mes banorëve të rretheve Kukës, Tropojë, Has dhe Pukë. Gjithashtu, ky hidrocentral shërben si rregullator i furnizimit me ujë për


Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik[/url] dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci në Shqipëri.
Furnizimi me ujë
Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të veçantë. Ai furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet të lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.
Krijimi
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.
Flora dhe fauna
Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka).
Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.

Prespa ose Liqeni i Prespës, është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi.
Prespa si tërësi ndahet në dy liqe: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
Prespa e Madhe ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Prespa e vogël (greq.: Μικρή Πρέσπα Limni Mikrá Prespa) që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqia së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipëria së cilës i takojnë 3.9 km².
Në liqe derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 313.6 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkdrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.
Liqeni është i pasur me peshq, por rëndësi më të madhe ka për zhvillimin e turizmit.Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit. dhe ka një sipërfaqe prej 368 km². Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Pjesa më e madhe e liqenit, rreth 2/3, i takon Malit të Zi, kurse pjesa tjetër i takon Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihet qyteti i madh shqiptar Shkodra.
Ky liqen ne rreze te keshtjelles quhet Bune. Bregu i tij eshte 11 milje dhe shtrihet nga lindja ne perendim. Prane liqenit eshte Taraboshi. Nje krah i ketij liqeni shtrihet teposhte dhe dikohet deri ne det. Ne rreze te shkembinjve, mbi te cilet ngrihet keshtjella, ndodhen 10 dajlane per te gjuajtur peshek. Keto dajlane jane te shtetit dhe te ardhurat e tyre derdhen ne arken e keshtjelles. Aty ka shume lloje peshqish te shijshem, por me shume ka qefull e levrek.
*Marrë nga “Wikipedia” 

Takimi në selinë e re të PD, Arvizu: S’mbajmë qëndrim për godinën

arvizuKreu i prezencës së SHBA-së Aleksandër Arvizu ka falënderuar sot Partinë Demokratike për bashkëpunimin afatgjatë pavarësisht pakënaqësive që eksponentë të caktuar të kësaj partie kanë pasur kohët e fundit kundrejt tij.

Pas takimit të parë me kreun e ri të selisë blu, Lulzim Bashën, ambasadori në ikje teksa e ka uruar personalisht për detyrën, theksoi rolin e rëndësishëm që ka opozita në jetën politike në vend si përqendrimi tek qëllimi më i madh për shqiptarët pa dallime politike: integrimin.

“Pasi zoti Basha u zgjodh kreu i ri i PD kam pasur mundësi të shkëmbej një informacion jo zyrtar duke e përgëzuar për detyrën dhe tani pata rastin ta takoj. Dëshiroj ta falenderoj atë dhe PD për bashkëpunimin afatgjatë dhe ky bashkëpunim të vijojë dhe më tej. Folëm për qëllimin e zjarrtë të të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve të tyre politike, që është shtegu Europian i Shqipërisë, shtegu euroatlantik, rruga drejt Brukselit. Folëm për rolin e opozitës së vendit, pasi në çdo demokraci është e rëndësishme që të gjitha partitë të luajnë rolin e tyre dhe nëse do të shprehesha me një metaforë do të thoja që “në krye të autobusit të jenë të gjithë”, u shpreh Arvizu.

Ambasadori Arvizu sqaroi edhe pozicionin e SHBA-së mbi debatin dhe polemikat mbi pronësinë e selisë së re të PD-së.“Dëshiroj të vlerësoj shkurtimisht vendndodhjen ku jemi takuar sot. Gjithashtu dallojmë se cështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të ndryshme. SHBA nuk mbajnë qëndrim sa i përket asaj, por ajo që ne këshillojmë është përmbajtja kundrejt shtetit ligjor dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët dhe ishte menduar të takoheshim në selinë blu. Më pas u njoftuam që Partia Demokratike kishte lëvizur këtu dhe ishte e gatshme të na priste dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu sot”, sqaroi Arvizu.

Nga ana e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri publike faktin se në takim u shkëmbyen pikëpamje për një sërë çështjes teksa e ka siguruar ambasadorin amerikan për një opozitë të fortë, ballore në mbrojtje të interesit publik.

“Përshëndetje! Sot kam pritur në seline e re të Partisë Demokratike Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Alexander Arvizu dhe bashkëpuntorët e tij, Zv. Ambasadorin Z. Jardine dhe dy bashkëpuntorë të rinj që sapo kanë mbërritur në Tiranë. Është takimi im i parë me të në detyrën time si Kryetar i Partisë Demokratike dhe me këtë rast shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjesh që nga procesi zgjedhor i 23 Qershorit, perspektiva e Partisë Demokratike mbi të ardhmen e vendit dhe çështje të rëndësishme të integrimit Europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik si dhe roli i Partisë Demokratike si një opozitë e forte ballore, krijuese dhe moderne në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të interesit të qytetarëve Shqiptarë”, theksoi Basha.

Burg shqiptarit, përqafoi Kristiano Ronaldon

fansi i kristiano ranaoldosNjë student shqiptar në SHBA është dënuar me dy ditë burg, pasi ka vrapuar në fushë dhe ka përqafuar idhullin e tij të futbollit, Kristiano Ronaldon. Ky i fundit i shtangur, ia ka kthyer përqafimin, ndërsa shqiptarit i ka kushtuar shtrenjtë ky veprim, pasi ka përfunduar në burg.

Olldashi: Në dhomën e Enverit vetëm ‘Koçoja’ mund të flejë

olldashiSokol Olldashi, ministri në ikje i Transportit nëpërmjet një konference për shtyp ka komentuar sot konferencën dyditore të Partisë Socialiste, “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, zhvilluar para pak ditësh në kryeqytet.

Olldashi është shprehur se në konferencë merrnin pjesë pseudo ekspertë, të cilët i cilësoi si klientët e vjetër të Bashkisë së Tiranës.

“Kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur pseudo ekspertësh, është një rreth influence që shfaqet herë si konkurrent, herë si këshillues, herë si anëtar jurie, është rrethi i klientëve të Ramës si kryetar bashkie”, tha Olldashi.

Olldashi tha më tej se, Rama ka mosnjohje të thellë të rajoneve të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se Kontrolli i territorit nuk mund të bëhet me fushata ndëshkimore.

Duke ironizuar propozimet e ekspertëve, Olldashi nënvizoi se, “Që nga Piramida mund të rrëshkitet, këtë fëmijët e Tiranës e dinë, por që rrëshkitja mund të bëhet nga poshtë lart këtë asnjëri se dinte”.

Duke ironizuar propozimin për kthimin e vilës së Enverit në një vend ku mund të mbyllen filozofët, Olldashi tha se i vetmi që mund të pranojë dicka të tillë është Koço Kokëdhima.

‘Propozohet që filozofët të hynte në dhomën e gjumit të Enver Hoxhës, të mendohen dhe të thonë si do jetë Shqipëria. Imagjiononi Ramën që mbyllet 3 muaj në dhomën e Hoxhës, i vetmi që do pranonte është Koçoja, por edhe atë mbetet ta pyesim”, tha Olldashi.

12 shtete të NATO-s nuk ndërhynë në Siri

1natoTë paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë sanksion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për agjencinë ITAR-TASS, një burim nga Brukseli.

Më parë, Parlamenti britanik e hodhi poshtë rezolutën e qeverisë lidhur me “intervenimin humanitar” në Siri, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe deklaroi se Mbretëria nuk do të marrë pjesë në të, dhe me këtë vendim u pajtua edhe iniciatori i rezolutës, kryeministri David Cameron.

Edhe Gjermania ka marrë vendim për mos ndërhyrje në Siri. Lajmin e bënë të ditur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle, i cili ka deklaruar se vend i tij nuk dëshiron të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake të planifikuar në Siri. Ai ka shtuar gjithashtu, se  Gjermani i dënon sulmet me armë kimike të bëra nga regjimi i Assadit.

Pyetja më e madhe tani shtrohet për SHBA-të. A do të ndërhyjnë SHBA-të të vetme në Siri. “Kjo nuk është ajo që dëshironte Presidenti Obama”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes, Hagel.

Presidenti francez, Fransua Hollande deklaron se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe.

Presidenti i Francës deklaroi se sulmi i dyshuar me armë kimike, i cili ka shkaktuar dëme të pariparueshme, nuk mund të lihet pa u ndëshkuar.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për veprime ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Genadi Gatillov.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Irani, i cili kërcënoi Shtetet e Bashkuara se në rast ndërhyrjeje ushtarake në Siri “do të djegim Izraelin”.

Gjendet ujë në thellësi të Hënës

luna_p2Pas shumë e shumë hulumtimeve të bëra, shkencëtarët kanë zbuluar ujë në thellësi të Hënës.

Ky “ujë magmatik” jep të dhëna të shumta për proçeset magmatike që kanë ndodhur, por jo vetëm, ky zbulim na jep të dhëna edhe për përbërjen e brendshme të satelitit të Tokës.

Gjurmët e ujit, janë zbuluar në sipërfaqen e Hënës para disa vitesh, të cilat, me siguri e  kanë origjinën nga burime në thellësi të saj, pohojnë shkencëtarët. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë si u krijua Hëna dhe si e ndryshuan proçeset magmatike.

Franca: Sulm ndaj Sirisë edhe pa Britaninë

president-Hollande-520x292Presidenti Francez Fransua Hollande deklaron se vendi i tij mund të marrë pjesë në cdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters.

Reagimi i kreut të Elizesë erdhi pas vendimit të parlamentit britanik për të kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në këtë vend.

Presidenti i Francës deklaroi se sulmi i dyshuar me armë kimike i cili ka shkaktuar dëme të pariparueshme nuk mund të lihet pa u ndëshkuar.