SHBA u bind nga një telefonatë për armët kimike

37

armet-kimike-ne-siriPaniku i shprehur në një telefonatë i një prej gjeneralëve të ushtrisë së Assadit me njësinë ushtarake përgjegjëse për armët kimike në Siri, bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pas sulmeve të 21 gushtit qëndron regjimi i presidentit Bashar al Assad. 

Kështu raporton “DailyMail”, sipas të cilës përgjimi i telefonatës është bërë nga shërbimet sekrete amerikane. Në të zyrtari i lartë ushtarak sirian, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka kërkuar mes panikut llogari nga shefi i njësisë së armëve kimike në Siri për sulmin në fjalë.

Grupet opozitare thonë se të paktën 1300 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë gjetën vdekjen në sulmet e 21 gushtit. Ata thonë se armët kimike janë përdorur edhe herë të tjera nga ushtria e Assad, por jo në përmasa të tilla.

Ndërkohë, mediat në Izrael fajësojnë Maher al-Assad, vëllai i natyralizuar i presidentit sirian Basha al-Assad, për autorësinë e sulmit. Në fakt emri i tij nuk është hera e parë që përmendet në media. Ai njihet si drejtuesi i disa njësive speciale të ushtrisë që akuzohen për disa nga masakrat më çnjerëzore që nga nisja e konfliktit të armatosur në vend.

Maher al-Assad, i dyshuar si urdhër-dhënësi i sulmit me armë kimike   

Nga ana tjetër, për t’i paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm me armë kimike Izraeli ka nisur të shpërndajë maskat kundragaz për popullsinë, kryesisht në zonat kufitare me Sirinë. Në Lartësitë Golan, që Izraeli mban të pushtuara që prej viti 1967, Tel Avivi ka përqendruar një numër të madh ushtarësh dhe mjetësh luftarake të përfshira në një stërvitje të gjërë si demostrim force ndaj Sirisë nëse kjo e fundit ndërmerr ndonjë sulm.

Izraelitët në radhë për maskat kundragaz