Published On: Sht, Gus 31st, 2013

Helmimi i dasmorëve, kuzhinieri me salmonelë

Share This
Tags

Ambulance1Helmimi i 150 dasmorëve në fshatin Gorishovë të Mallakastrës,  pak ditë më parë ka ardhur për shkak të virusit të salmonelës, i mbartura nga kuzhinieri i dasmës. Ky është përfundimi i dalë nga analiza e kryer nga ana e Drejtorisë së Higjienës dhe Shëndetit Publik në Fier

Sipas  drejtori i zyrës së Higjienës, Laze Bregasi pas analizave parapake të kryera në laboratorët e këtij institucioni, u zbuluan ngarkesa mikrobiologjike kryesisht në gatimin e qofteve. Aktualisht është mbyllur lokali si dhe është gjobitur kuzhinieri.

Salmonela është sëmundje bakteriale infektive që transmetohet nëpërmjet gojës. Mikrobi i saj merret kryesisht nga ushqimet dhe uji i ndotur. Ushqimet që preken më shumë nga mikrobi i salmonelës janë bulmetrat, djathi, qumështi apo gjiza, si dhe mishi, kryesisht ai i pulës pa harruar dhe vezën.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>