Basha: Shqiptarët nuk mund të harrojnë, se Rama bllokoi integrimin

basha2-1024x694Në një deklaratë për mediat Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka deklaruar se Rama duhet të kuptojë se opozita nuk duhet urryer. Ndonëse vjen paksa ironike kjo këshillë se, si duhet të trajtohet opozita dhe kjo pikërisht nga ish Ministri i Brendshëm në detyre, kur opozitarët u vranë nga selia e Kryeministrise në mes të bulevardit.

Më poshtë keni deklaratën e plotë të Lulëzim Bashës:

“Kryeministri Rama mori në Bruksel, mesazhin e qartë për të bashkëpunuar ngushtë me opozitën e vendit të tij.

Në emër të Partisë Demokratike dua të falënderoj miqtë dhe partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian për këtë mesazh kuptimplotë dhe për vendosmërinë e tyre konstante në mbështetje të aspiratave europiane të popullit shqiptar.

Me këtë rast dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit.

Ndërkaq sot, Partia Demokratike kërkon nga zoti Rama që ai ta lexojë drejt  dhe të  reflektojë pa humbur kohë  rreth  këtij mesazhi thelbësor për fatin e  integrimit të  Shqipërisë  në Europë  dhe për rolin përbashkues që duhet të luajë Tirana zyrtare në  marrëdhëniet me faktoret politikë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni  dhe në trevat e tjera.

Ta lexojë jo si një mesazh rutinë por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale të zotit Rama në detyrën e  tij si kryetar i këshillit të Ministrave.

Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e  saj nga seanca.

Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës nga opozita e Kosovës me qëndrimet e tij ideologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova.

Në harkun e njëzet e katër orëve provokoi braktisje nga dy opozita kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër.

Në vend që të nxirrte mësime përgjatë debatit parlamentar, zoti Rama e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij paprecedent se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende.

Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutës, etikës, dhe bonsensit.

Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë.

Shqiptarët nuk harrojnë se Edi Rama bllokoi integrimin e vendit si opozitar kundër qeverisë.

Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë  përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës.”

 

Rikthehet dosja ’21Janari’

HOMAZHE-PER-21-JANARINRikthehet sërish në vëmendjen e publikut, dosja e vrasjeve të 21 janarit. Prokuroria ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe rivendosjen e vendimit me 23 vite burg për ish Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe me 25 vite burg për ish gardistin Agim LLupo.

Me argumentimin, se demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe garda ka qëlluar drejt tyre, duke u vërtetuar kjo edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, Prokurori i çështjes, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se vendimi për dosjen e 21 janarit nuk është i drejtë.

Duke ju drejtuar Gjykatës së Apelit, ai kërkon prishjen e vendimit. Gjykata e Apelit zhvilloi sot seancën, por dy të akuzuarit kryesorë nuk ishin prezentë dhe përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupon për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, por pa autor ka mbetur vrasja e Aleks Nikës.

 

Dasmë në ishullin Paquetá, Brazil

Dasmë në ishullin Paquetá, Brazil. (Pilar Olivares, Reuters/Contrasto)
Dasmë në ishullin Paquetá, Brazil. (Pilar Olivares, Reuters/Contrasto)
Dasmë në ishullin Paquetá, Brazil. (Pilar Olivares, Reuters/Contrasto)

Rama takohet me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso

ramaNë vijim të axhendës së tij të ngjeshur, kreu i qeverisë Edi Rama sapo është takuar me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso. Në përfundim të takimit, ato dhanë një konferencë për shtyp ku Barroso deklaroi se, reformat duhet të vijojnë dhe se nuk ka kohë për të humbur.

“Zgjedhjet në Shqipëri shkuan vërtet mirë. Duhet një konsensus i përgjithshëm si një projekt kombëtar. Pata kënaqësinë ta dëgjoj zotin Rama rreth kësaj çështjeje. Është i domosdoshëm përkushtimi dhe dialogu për suksesin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të përkushtoheni në disa çështje kryesore. Bashkëpunimi mes opozitës dhe maxhorancës kërkon vëmendje të veçantë. Nuk ka kohë për të humbur, reformat duhet të vijojnë”, -tha Barroso.

Ndërkohë kreu i qeverisë Rama deklaroi se shpresojmë të arrijmë sa më shpejt statusin duke qenë të bindur se vendi ynë do të arrijë në një nivel të ri.

“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin ato që ishin falë mbështetjes tuaj dhe mbështetjes sistematike të komisionerëve. Shqiptarët votuan, vendosën t’i japin mundësinë aleancës sonë. Mesazhi i tyre ishte i qartë: ata nuk votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, por për të ndryshuar vendin e tyre. Ata votuan për më shumë mundësi për t’u bërë pjesë e BE. Ambicia jonë është e dukshme, ne kemi premtuar dhe gjithçka që ju keni thënë, ne e mbështesim. Shpresojmë që të arrijmë sa më shpejt statusin.  Jemi të bindur se vendi ynë do të arrijë në një nivel të ri”, -tha Rama.

 

Nis në Apel seanca ndaj 2 gardistëve të ’21 janarit’

gjyqi-Gjyqi për 21 Janarin zhvillohet në Gjykatën e Apelit. Sot është zgjedhur kryesuesi i këtij gjyqi, z.Agim Bendo, ndërsa anëtarë Ervin Sinojmer dhe relator Ervin Metalla.

Me këto zgjedhje nisi sot seanca ndaj gardistëve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Gjyqi ka në fokus gjetjen e autorëve të 21 Janarit në vitin 2011, ditën e protestës së opozitës ku humbën jetën 4 persona.

Më 21 Janar u vranë, Hekuran Deda, Aleksa Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.

Barroso: E ardhmja e Shqipërisë në BE, por realizoni reformat

rama barrosoPresidenti i Komisionit Europian Manuel Barroso zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel ku kanë diskutuar mbi detyrat e mëtejshme që e presin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Barroso shprehu disa vlerësime për punën e bërë deri tani nga ana shqiptare ndërsa theksoi se Komisioni Europian pret nga politika shqiptare bashkëpunim, dialog, konsensus. Barroso vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri, ndërsa drejtoi apelet për Shqipërinë.

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur statusin e vendit kandidat. Me kryeministrin Rama diskutuam të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksoi Barroso.

“Zjedhjet shkuan vërtet mirë, shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Eshtë shumë e nevojshme përkushtimi i shqiptarëve gjithashtu dhe dialogu është shumë i rëndësishëm për suksesin e Shqipërisë, gjithashtu është e nevojshme një bashkëpunim i përbashkët, përkushtimi në disa cështje kryesore: Bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës. Por ka dhe një cështje që kërkon një vëmendje të veçantë, nuk ka kohë për të humbur reformat duhet të vazhdojnë, dhe rezultatet e tyre të ndihen tek qytetarët shqiptarë”, tha Barroso.

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve shqiptarë në lidhje me mundësinë e përmbushjes së 12 kritereve të cilat do ti hapnin dritën jeshile Shqipërisë drejt BE-së, vlerësoi se statusi kandidat është i mundur dhe qeveria do të bëjë më të mirën edhe me mbështetjen e KE-së, por dhe sportin e opozitës shqiptare.

“Procesi integrimit nuk po fillon tani, por ka një kohë të gjatë që ka filluar ne duhet të bëjmë punën tonë dhe objektivat tona janë të arritshme, dhe kemi besim se do arrijmë objektivat tona. Ne besojmë se duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin tonë. Do të negociojmë dhe jemi të bindur se vendi jonë do të arrijë një nivel të ri. Ne do të bëjmë më të mirën me mbështetjen e KE-së, por dhe sportin e opozitës dhe Shqipërisë dhe shpresojmë të dëgjojmë lajmet të mira”, u shpreh Rama.

Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOS-s, Rasmussen

Rama-RasmussenNë axhendën e tij të ngjeshur në Bruksel ku si rrallë herë kreu i vendit, brenda dy ditësh duhet të takojë gjithë krerët e BE-së, Edi Rama duket se po merr një mesazh të fuqishëm qeverisës.

Në takimin e radhës me Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s Rasmussen, Rama ka deklaruar se, Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe se duhet të punojmë më ngushtë, bashkë, për të përballuar sfidat e përbashkëta.

“Zoti kryeministër, jam i bindur se mund të mbështetemi tek ju”,- ka deklaruar Rasmussen.

Rama ka konfirmuar edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë përballë sfidave të NATO-s.

“Është një nder i madh që pritem nga sekretari Rasmussen. Shqipëria do vijojë të jetë vend anëtar i kësaj organizate. Neve na është dashur shumë kohë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Kemi marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre dhe do të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë më të mirën për të ruajtur reputacionin e kësaj organizate”, ka thënë Rama.

Rama: Berisha ‘nacionalizëm’ me fqinjët

12076_10151674204366523_328934531_nKryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka siguruar eurodeputetët e Parlamentit Evropian, se qeveria e re do të bëjë gjithçka për të plotësuar sa më shpejt atë ç’ka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtare me te drejta të plota në familjen e madhe evropiane.

Duke u rikthyer në kohë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi 23 qershori ishte kërkesa e dytë për ndryshim pas vitit 1992. Rama shprehu angazhimin për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor.

“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata cka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor, dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe Parlamenti Evropian ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë, por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me te drejta të plota në familjen evropiane”,- siguroi kryeministri Rama.

“Zero probleme me fqinjët”, do të jetë fokusi i Politikës së Jashtme, theksoi Rama me qëllim lënien pas të ‘etheve’ nacionaliste.

“Shqipëria ka qenë vend i pandikuar nga ndryshimi i shtetit, por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Politika e jashtme do jetë koncepti: zero probleme me fqinjët. Nuk ka ndryshim që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani. Kjo ambicie do na çojë drejt së ardhmes duke mësuar leksionet e mira, nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative”,-  tha Rama i cili u ndal dhe tek zhvillimet Kosovë-Serbi duke vlerësuar se marrëveshja do të shmangë konfliktet.

Arrestohet ish efektivi i gardës së Republikës, Fatos Skeja

skeja-234x300Fatos Skeja, ish efektiv i Gardës së Republikës, i njohur edhe si ish pjesëtar i grupit të truprojave të Sali Berishës, është arrestuar ditën e sotme nga forcat policore të Tiranës.

Mendohet se, arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe sipas burimeve të ndryshme saktësohet, se policia ka hezituar në kryerjen e detyrës së saj. Pas ndalimit, Skeja është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që po të njëjtat burime saktësojnë se, ka presione për ta gjykuar atë në gjendje të lirë.

Emri i Fatos Skejës, ka dalë në skenë në një moment shumë të rëndësishëm, menjëherë pas vrasjeve në bulevard të 21 janarit. Familjarët e Hekuran Dedës, njërit prej viktimave të 21 janarit, e denoncuan dhe e akuzuan publikisht atë, pasi u kishte ofruar një shumë parash në këmbim të pranimit të Berishës në shtëpi për një kafe duke u premtuar, se do t’u jepte informacione si edhe një foto të vrasësit të familjarit të tyre.

Në mbrojtje të gjithë zinxhirit komandues të gardës dhe të implikuarve në këtë çështje të bujshme nga ana e kreut të ish qeveriseë Sali Berisha, vjen dhe mbrojtja e Fatos Skejës, ku pavarësisht denoncimit publik, Skeja nuk u ndalua asnjëherë, përkundrazi, vëllai i Hekuran Dedës u dënua me gjobë për shpifje, pas një procesi që Skeja hapi kundër familjes Deda.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PD: Kodi i Etikës së Ramës, censurë e rrezikshme

Jorida Tabaku ABC-2Partia Demokratike ka bërë një Deklaratë për shtyp, nëpërmjet zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku. Partia Demokratike shprehet e shqetësuar në këtë deklaratë për miratimin e kodit etik, ku informacioni do të dalë nëpërmjet një zyre qëndrore dhe jo nëpërmjet shumë zërave të ndryshëm.

Ndonëse nuk kanë pasur asnjë efekt në reagim, shfuqizimi, që Kabineti Rama i bëri dje importit të mbetjeve urbane, të miratuar nga ish kreu i PD-së Berisha, kodi i etikës duket se ka shqetësuar PD-në.

“PD shpreh shqetësim për miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të të ashtuquajturit kod të etikës, që është kodi i heshtjes, qeveria Rama po krijon sistem të mbyllur ku çdo gjë duhet të kaloje nëpër filtrat e kodit, aktet flasin qartë, në ditën e parë të punës qeveria shpalli si të bunkerizohet, si ta prodhoje imazhin e saj, jo nëpërmjet hapjes. Pse gjithë ky nxitim për të dalë nga rrezja e transparencës. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjetet e reja, censure e rrezikshme”- tha Tabaku.