Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOS-s, Rasmussen

23

Rama-RasmussenNë axhendën e tij të ngjeshur në Bruksel ku si rrallë herë kreu i vendit, brenda dy ditësh duhet të takojë gjithë krerët e BE-së, Edi Rama duket se po merr një mesazh të fuqishëm qeverisës.

Në takimin e radhës me Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s Rasmussen, Rama ka deklaruar se, Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe se duhet të punojmë më ngushtë, bashkë, për të përballuar sfidat e përbashkëta.

“Zoti kryeministër, jam i bindur se mund të mbështetemi tek ju”,- ka deklaruar Rasmussen.

Rama ka konfirmuar edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë përballë sfidave të NATO-s.

“Është një nder i madh që pritem nga sekretari Rasmussen. Shqipëria do vijojë të jetë vend anëtar i kësaj organizate. Neve na është dashur shumë kohë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Kemi marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre dhe do të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë më të mirën për të ruajtur reputacionin e kësaj organizate”, ka thënë Rama.