Komisioneri i KiE: Gjyqësori, jeni larg standardeve të BE

Nils_MuiznieksKomisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Nils Muižnieks konstaton se drejtësia shqiptare duhet të bëjë shumë për të arritur standardet e BE-së. Në konferencën përmbyllëse pas vizitës 5 ditore në vendin tonë, komisioneri i KiE-së, thekson se duhet rifituar besimi i publikut tek gjyqësori.

“Shqipëria duhet të bëjë shumë që sistemi gjyqësor të përmbushë standardet e BE-së. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave dhe besimi tek gjyqësori është në nivel të ulët. E rëndësishme që ministri juaj e pranon këtë gjë. Ndaj jemi këtu për t’ju ndihmuar”, theksoi komisioneri i KiE-së.

Komisioneri Muižnieks, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 Janarit ku u vranë 4 protestues. edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë verdiktin e saj për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, Muižnieks vlerëson se
para drejtësisë nuk kanë dalë personat përgjegjës, teksa ka kërkuar përfundimin sa më parë të një hetimi të paanshëm dhe tërësor.

“Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë, autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjen e 21 Janarit akoma nuk janë para drejtësisë. Ka të dhëna se hetimet nuk anë kryer si duhet si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave të vihen para drejtësisë. Jemi në pritje të përfundimit të cështjes gjyqësore për personat që vranë. Prokurori na informoi se edhe hetimi në lidhje me provat ende nuk ka përfunduar dhe na premtoi se do na informojë. Gjykata duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të kenë ndëshkueshmëri dhe personat përgjegjës të dënohen. Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje se kjo është çështje provë si për Prokurorinë dhe funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri”, theksoi komisioneri i KiE.

Muižnieks e ka cilësuar dhunën ndaj policëve të patolerueshme dhe si akt që nuk duhet lejuar, duke shtuar se sa “i takon ankesave për policinë, besojmë se policia nuk bën asnjëherë punën më të mirë kur vjen puna për të analizuar punën e saj”.

Ndër të tjera komisioneri i KiE-së, kërkoi të trajtohet si prioritet edhe lufta kundër dhunës dhe diskriminimit. Në këtë kuadër ai bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes Avokatit të Popullit dhe Komisionerit anti-diskriminim.

Në interes të gazetarëve Muižnieks foli edhe për situatën financiare të vendit tonë. Duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në raport me numrin e popullsisë, ai vuri në dukje se “Shqipëria nuk është vendi i vetëm në Europë me mungesa të mëdha buxhetore”

Auron Tare, denoncuesi i parë në portalin e PD-së për shkarkimet nga puna

auron-tare1Ish-drejtuesi i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare, është bërë një nga denoncuesit e parë të shkarkimeve nga puna në portalin online të hapur nga Partia Demokratike. Tare i është përgjigjur kështu ironikisht nismës së demokratëve, duke u kujtuar atyre pushimet pa motivacion në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet.

“Ftoj të gjithë ata zyrtarë që u flakën nga puna në 2005 nga “Qeveria Berisha”, të denoncojnë këto shkarkime në portalin që ka hapur sot Partia Demokratike. Duke pretenduar të mbrojë të gjithë të shkarkuarit me pa të drejtë, Partia Demokratike harron se çfarë bëri në 2005 me administratën e trajnuar dhe të konsoliduar. Unë për vete po e bëj një, denoncim se akoma e kam në kornizë shkarkimin e firmosur nga Berisha në 2005, pa asnjë motivacion”, shprehet Auron Tare.

Kinezi me hundë në ballë

hunda e kinezitNjë kinez, i prezantuar vetëm si Xiaolian, ishte lënduar rëndë në një aksident komunikacioni në vitin e kaluar, në të cilin e ka dëmtuar rëndë hundën, ndërsa tash pret që hunda e re t’i rritet në… ballë!

Ekipi mjekësor nuk mundi t’ia shpëtonte hundën e thyer pas aksidentit për shkak të infeksionit, ashtu që vendosën për një hap të jashtëzakonshëm duke ia mbjellë në ballë hundën e re, në mënyrë që më vonë ta transplantonin në vendin e duhur.

Këtë e kanë bërë duke marrë pjesë të indit lëkuror, të cilin e kanë përforcuar në një kërc të marrë nga brinjët. Hunda është duke u rritur shumë shpejt dhe në një të ardhme të afërt pritet t’ia vendosin aty ku duhet.

Ja si të dobësoheni

dobesimShume persona ne menyre te vazhdueshme dhe pa sukses provojne dieta dhe menyra nga me te ndryshmet per tu dobesuar. Ne vazhdim ne do t’ju prezantojme disa hapa te thjeshte te cilet duhet ti keni parasysh ne rastin e cilesdo diete qe mbani.

Du ke ndjekur keto keshilla ju do te arrini te dobesoheni me shume lehtesi.
Nje molle ne dite
Ekspertet keshillojn ete hani se paku nje molle ne dite nese deshironi te shpetoni nga kilet e teperta dhe vajtja te mjeku. Molla eshte e pasur me nje lende te quajtur paktine dhe eshte e pasur me fibra, te cilat ngadalesojne procesin e tretjes dhe ju mbajne te ngopur per nje kohe me te gjate.
Me pak ushqim
Nese ju pelqen te hani dhe keni nje oreks te hapur nuk do ta keni te lehte te dobesoheni. zgjidhni nje diete me nje ushqim te pakesuar  ne vend te nje diete te rrepte e cila ju thote te mos hani asgje. Fokusouni ne gjerat qe beni dhe perpiqunite fitoni zakone te shendosha. pas nje fare kohe ne shtepi do te gjeni ushqime te shendetshme ne vend te ushqimeve te demshme per trupin.
Pini uje para ushqimit
Konsumimi i ssasive te medha te ujit eshte i rendesishem per shendetin ne pergjithesi, por ne vecanti edhe per te ren ne peshe. Ekspertet e nutricionizmit keshillojne qe te pini uje vecanerisht para ushqimit. Ne kete menyre ju do ta mbushni barkun dhe si rrjedhoje do te lini me pak hapesire per ushqimin qe do te konsumoni dhe do te ndjeheni me te ngopur. Sipas nje studimi, personat te cilet kishin pire nga dy gota uje para ushqimit kishin rene 2.3 kg me shume se ata qe nuk kishin pire.
Shtoni farat e lirit ne ushqimin tuaj
Nje menyre e lehte per te ndihmuar dobesimin eshte te perdorni nga dy luge caji fara liri. Kete ju mund t’ia shtoni sallates apo supestuaj. Fara e lirit permban shume fibra dhe do t’ju mbaje te ngopur per nje kohe te gjate.
Me pak qumesht
Qumeshti i lopes eshte shume i pasur me yndyra dhe ndikon ne shtimin e peshes. Prandaj, per te ulur yndyren qe konsumoni zgjidhni qumesht me sa me pak yndyre. Pervec qumeshtit ju duhet te keni kujdes edhe me produktet e tij. Perdorni me kujdes ato dhe zgjidhni produkte me sa me pak yndyre.
Me shume produkte bimore
Provoni te kenaqni shijet tuaja duke konsumuar produkte bimore ne vend te atyre shtazore. Shtoni sa me pak mish ne gjelle dhe sa me shume zarzavate. Mos harroni ta minimizoni sasine e vajit qe ia shtoni ushqimeve. Nese jeni admirues te ushqimeve te shpejta, beni mire ti harroni ato per nje kohe dhe te konsumoni sallate ne vend te tyre.
Planifikojeni ushqimin ditor
Sic i beni me plan mbledhjet, qellimet dhe pjesen tjeter te jetes, ashtu veproni edhe me suhqimin dhe ushtrimet fizike. Per shembull, bejeni plan qe 30 minuta pas zgjimit te hani pak buke te thekur me djathe pa yndyre. Me vone, pas afersisht 3 oresh, hani nje molle dhe pini uje. Keshtu duke planifikuar dhe duke iu permbajtur planit, ju do te kaloni mengjesin duke konsumuar kalori.
Pushoni para ushqimit
Kurdo kur keni ndonje problem jeni te shqetesuar, mos u ktheni menjehere nga ushqimi per te kerkuar mbeshtetje. Provoni te mbyllni syte ne nje kohe dhe te pushoni per pese minuta. Keshtu ju do ta kaloni momentin stresues dhe kur te jeni me te qete mund ta kontrolloni me mire oreksin dhe sasine e ushqimit qe konsumoni.

Assad: Ekziston ende mundësia e një sulmi amerikan në Siri

bashar-al-assadPresidenti Bashar al Assad shprehet se ende është i mundur një sulm amerikan kundër Sirisë, megjithëse momentalisht po diskutohet një plan diplomatik ndërkombëtar për shkatërrimin e stoqeve të armatimit kimik të Sirisë.

Assad i ka thënë televizionin venezuelas se politika amerikane ka si qëllim që “të kalohet nga një agresion tek tjetri”, duke e përmendur përfshirjen e SHBA-ve në Kore, Vietnam, Liban, Somali, Afganistan dhe Irak.

Gjithashtu Assad theksoi se “kësaj here u përmend preteksti i armëve kimike, herën tjetër do të jetë diçka tjetër”.

Megjithatë, ai ka thënë se Siria mbetët e përkushtuar që të respektojë konventat ndërkombëtare për armatimin kimik që e ka nënshkruar në bazë të një marrëveshje amerikano – ruse, ndërsa nuk sheh asnjë “pengesë” për implementimin e saj.

Mirëpo, Assadi, ka thënë se ekziston një mundësi që “terroristët”, një term që regjimi sirian e përdor kur ju referohet forcave rebele, do i pengojë ekspertët ndërkombëtar që të kenë qasje në “disa vende”.

Gjykata greke: Burg për ish-konsullin grek në Korçë

greqi-flamurDrejtësia greke dënon me një vit burg, ish konsullin grek në Korçë, Teodoros Ekonomu Kamarino dhe 2 ish punonjës të konsullatës.

Theodhoros Ekonomu Kamarino u dënua me një vit burg, tre vjet liri me kusht dhe një gjobë prej 5 000 eurosh, pasi u shpall fajtor “për sjellje të pahijshme gjatë qëndrimit të tij në Korçë”, akuzë që lidhet më procedurat e dhënies së vizave greke për qytetarët shqiptarë.

Në dëshminë e tij, ish konsulli i akuzuar argumentoi se “gjykata nuk mund të gjykojë objektivisht një shërbim që është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare”.
“Akuzat janë inekzistente. Unë kam marrë madje edhe kërcënime nga deputetë, avokatë dhe prodhues të frutave, sepse nuk jepja viza afatshkurtra për shtetasit shqiptarë, të cilët donin të vinin në Greqi për të punuar”, tha ndër të tjera diplomati grek, duke shtuar se akuza kundër tij bazohet në një letër anonime, dhe si e tillë nuk është serioze.

Ekonomu përmendi një protestë të çamëve të organizuar ditën e largimit të tij nga konsullata, në një kohë kur, siç tha, për largimin e tij kishte dijeni vetëm ish ambasadori grek, Nikolas Pazios.

Ndërkaq, një ish diplomat grek, Jorgos Aifantis, që kishte punuar me Kamarinos në Konsullatën greke në Bukuresht , dëshmoi në favor të ish konsullit.

Ai tha se arsyeja e vërtetë e këtij dënimi, është ngjarja në Korçë, ku u diskutua mbi pjesëmarrjen ose jo të grekëve në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri në vitin 2011, regjistrim që do të përfshinte pyetje mbi etninë dhe fenë.
Aifantis iu referua deklaratës së ish konsullit Ekonomu, i cili tha në atë takim duke iu drejtuar qytetarëve korçarë: “Shkoni të shihni varret e gjyshërve në çfarë gjuhe janë shkruar dhe pastaj vendosni si të veproni”.
Krahas kësaj, Aifantis tha se ish-konsulli ka shqetësuar burokratët e Athinës, sepse në dokumentet në Ministrinë e Jashtme, në vend të termit “Shqipëria jugore”, ka përdorur termin “Epiri i Veriut” .

Në këtë kohë Prokurori i çështjes ndërhyri duke thënë se “Kjo zonë (Epiri i Veriut) nuk është më e jona. Ne duhet të përdorim termin “Shqipëria jugore”, dhe jo ashtu siç na pëlqen”.

Në përfundim gjykata greke shqiptoi dënimin për ish konsullin dhe 2 ish punonjësit, vendim që u apelua nga avokatët, pasi sipas tyre, akuzat janë bazuar në ankesa anonime.

Shpëtim Gjika: Vlora nuk është ‘macja e zezë’ e ndërtimeve pa leje

shpetim-gjikaKryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u shpreh sot mbi ndërtimet pa leje në qytetin bregdetar duke theksuar se situata nuk është alarmante.

“Unë dua të hedh poshtë me të gjitha garancitë e mia se Vlora nuk është ‘macja e zezë’, sic është përcjellë, madje është qyteti më i mbrojtur sa i përket ndërtimeve pa leje. Gjatë gjithë vijës bregdetare janë vetëm 65 baraka dhe lokale me konstruksione të lehta që për 48 orë marrin fund. Sigurisht brenda në qytet ka, por kjo nuk është për justifikim, por ka pasur një mungesë rakordimi. Por dhe parlamenti i mëparshëm shqiptar mori një vendim të fundit me 124 vota unanime që thekson se legalizohen objektet në pronë private. Nga njëra anë stimulohet me forma ligjore ndërtimi i paligjshëm ndërsa nga ana tjetër kërkohet të bëhet ‘kokë turku’ kryetari i Bashkisë apo inspektoratet. Sigurisht nëse kemi përgjegjësi patjetër nuk është se ne jemi të paprekshëm dhe duhet që të mbajmë përgjegjësitë që na takojnë”, tha Gjika në një intervistë për gazetarin, Enrik Mehmeti.

I pyetur se ku zonë ka ndërtuar pallat kreu i PD në Vlorë, Lulzim Basha në Vlorë, Gjika tha shkurt “Lulëzim Basha nuk ka pallat në qytetin e Vlorës. Lulzim Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryetar i Partisë Demokratike dhe si person publik e ka pasurinë të deklaruar”.

Një ditë më parë Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika reagoi në lidhje me procedimet penale ndaj zyrtarëve të inspektorateve
ndërtimore, por edhe ndaj personave që kanë ndërtuar. Gjika ka deklaruar se bllokimet e ndërtimeve pa leje nuk duhet të jenë të selektuara.
“Duhet të ketë bashkëpunim nga ana e gjykatave që mos të pezullojë prishjet e ndërtimeve nga ana e inspektorateve, nga
prokuroria që të mos pezullojë kallëzimet e policisë dhe bashkisë. Duhet ta çojmë në fund këtë mision, i cili nuk është një aksion, ndërsa policia në këtë moment po operon si e njëanshme duke sanksionuar edhe në mënyrë të njëanshme”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

Në muajt e verës, kryesocialisti Rama deklaroi se është vënë re një valë e re ndërtimesh pa leje në bregdet dhe se shkalla e abuzimit me pronën publike në këto zona është rritur duke përfituar nga tranzicioni i pushtetit.
“Ka plot raste kur njerëzit ankohen për gardhe dhe mure që pengojnë territorin e plazhit. E dyta, është gjendja skandaloze e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug, e që në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm për pasojë të këtij vakuumi në periudhën e ndërrimit të qeverisë. Ndërtime pa leje, që kanë pësuar rritje edhe për shkak të moskoordinimit të punës mes qeverive vendore dhe asaj qendrore. Duhet të ndalim një orë e më parë këtë dallgë ilegaliteti”,-u shpreh Rama gjatë disa takimeve që pati në Vlorë dhe të tjera në Tiranë me kryetarët e Bashkive të zonave bregdetare.

Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit me 104 vota pro

parlamentiKuvendi i Shqipërisë u mblodh sot rreth orës 11:10, në një seance ku u miratua konstituimi i strukturave parlamentare që rregullojnë funksionimin e institucionit më të rëndësishëm legjislativ të vendit. Në seancë u miratua edhe propozimi i mazhorancës për nënkryetarin e Kuvendit. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule siguroi mbështetjen e 104 deputetëve, 4 votuan kundër dhe 6 abstenim.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se në këtë legjislaturë do të funksionojnë pesë grupe parlamentare: ai i Partisë Socialiste, i Partisë Demokratike, i Lëvizjes Socialiste për Integrim, grupi i Partisë Republikane dhe ai i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Grupi i PS-së me 65 deputetë do të kryesohet sërish nga deputeti Gramoz Ruçi; grupi i PD-së do të ketë 45 deputetë, që do drejtohen nga Edi Paloka; grupi i LSI-së kryesohet nga Petrit Vasili dhe përbëhet nga 16 deputetë; grupi i PR-së ka kryetar Fatmir Mediun dhe përbëhet nga 7 deputetë, ndërsa grupi i PDIU-së me 7 deputetë do të drejtohet nga Shpëtim Idrizi.

Kuvendi zyrtarizoi 8 komisionet e përhershme parlamentare që merren me shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga qeveria.  Sipas vendimit të miratuar me unanimitet (120 vota) u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerët nga opozita.

Kështu, maxhoranca do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve, me kryetar Fatmir Xhafaj; komisionin e Ekonomisë, me kryetar Erion Braçen; komisionin e Jashtëm do e drejtojë Arta Dade dhe komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi. Ndërsa komisionin parlamentar të Sigurisë do e kryesojë deputeti i LSI-së, Spartak Braho.

Ndërkohë, Kuvendi vendosi që kryesimi i komisioneve të Medias, Integrimit dhe Çështjeve Sociale t’i kalojë Partisë Demokratike të opozitës. Deputeti demokrat Genc Pollo do të drejtojë komisionin e Medias; Majlinda Bregu do drejtojë komisionin e Integrimit dhe Albana Vokshi komisionin e Çështjeve Sociale.

Nga rendi i ditës u hoq pr/vendimi për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së, pasi opozita ngriti pretendimin se kjo çështje nuk ishte diskutuar në mbledhjen e kryetarëve të grupëve.

Tiranë, sherr me armë zjarri në kazino, 2 të rinj plagosen rëndë

policia...Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një pikë kazinoje. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 20:02 minuta në lagjen ‘21 Dhjetori’ në Tiranë.

Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se Ndriçim Boka 22-vjeç dhe Klodian Shabani 25-vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, pas sherrit në një kazino , e cila ndodhet në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tyre mësohet të jetë rëndë për jetën.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe të plagosjes së dy të rinjve.

Rama: Ja gjendja e QSUT-së

Kryeministri Edi Rama deklaron se transformimi rrënjesor i Spitalit Nënë Tereza është në themelin e rrugës së rilindjes së sistemit shëndetësor. 

Në një postim të fundit në Facebook, Rama ka publikuar disa foto ku duket qartë gjendja e QSUT-së, qendrës më të madhe spitalore në vend, ku kurohen me qindra-mijera qytetarë shqiptarë.

Fotot përcjellin gjendjen katastrofike në QSUT.