Tiranë, sherr me armë zjarri në kazino, 2 të rinj plagosen rëndë

54

policia...Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një pikë kazinoje. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 20:02 minuta në lagjen ‘21 Dhjetori’ në Tiranë.

Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se Ndriçim Boka 22-vjeç dhe Klodian Shabani 25-vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, pas sherrit në një kazino , e cila ndodhet në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tyre mësohet të jetë rëndë për jetën.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe të plagosjes së dy të rinjve.