Basha: Rama xheloz për projektet europiane të Bashkisë

Bulevardi-i-riKryetari i PD-së, njëkohësisht dhe Kryebashkiak i Tiranës ka reaguar në lidhje me deklarimin e Kryeministrit të vendit Rama, dje në emisionin ‘Opinion’, mbi projektin e bulevardit të ri.

“Edi Rama prodhon xhelozi kur shikon se projektet publike të Bashkisë janë me përmasa evropiane, siç është bulevardi i ri. Siguroj se edhe Rama do të respektohet si qytetar”,- ka thënë Basha gjatë një përurimi.

Gjatë intervistës së tij në ‘Opinion’ Rama deklaroi se projekti do rishikohet në konsultim me Bashkinë dhe se e mirëpriste konsensusin në lidhje më këtë pikë.

Kosovë, vjeshta është vendimtare për vizat

f1_04thaci-jpg1380874295Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe Ekipit Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në takim ka marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi. Ai duke iu drejtuar të pranishmëve, siç njofton Kryeministria, ka theksuar, ndër të tjera se “nuk do të lejojmë që fushata zgjedhore, të ndikojë në uljen e përkushtimit dhe angazhimin për këto dy procese jetike për qytetarët e Kosovës.

Vjeshta është vendimtare për këto dy procese dhe kërkoj një angazhim maksimal prej të gjithëve.

Me vizitën e Komisionarit për Zgjerim më 18 tetor, edhe formalisht fillon negocimi i MSA-së, ndërkohë, që brenda pak javësh presim misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave” .

Në takim ministrja Çitaku tha se “ kemi marrë konfirmimin nga Komisioni Europian për përgatitjet që janë duke i ndërmarrë në Bruksel për misionet vlerësuese për procesin e liberalizimit të vizave. Datat e sakta jemi duke i diskutuar por pritet që misionet vlerësuese do të ndodhin gjatë muajit nëntor dhe do të mbulojnë: Riatdhesimin, Riintegrimin, Sigurinë e dokumenteve  dhe sipas të gjitha gjasave do të vlerësojnë edhe Migrimin dhe Azilin.” kohanet/

Miley Cyrus shokon sërish me foto të stilit pornografik

Miley Cyrus

article-2442749-1880F8F100000578-857_468x644Miley Cyrus, vazhdon të sfidojë kritikët e klipeve të saj muzikore me skena të tjera provokuese. Këngëtarja duket se po e shijon aq shumë vëmendjen që po merr aktualisht, sa ka vendosur të bëjë një hap përpara, duke pozuar në forma të ekzagjeruara të stilit pornografik për fotografin Terry Richardson.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

Miley Cyrus
Miley Cyrus

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rikthehet qetësia pas incidentit në Kapitol

0F9C19B1-02D9-4A41-BDE1-42CA0B72A0C9_w640_r1_s_cx0_cy8_cw0VOA
Në mes të një beteje të ashpër për buxhetin e qeverisë federale, policia e Uashingtonit thotë se një makinë u përplas me barrikadën rrethuese të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas policia u vu në ndjekje të saj në bulevardin drejt Kapitolit. Njoftimet bëjnë të ditur se makinën e ngiste një grua dhe gjatë ndjekjes ajo goditi një polic, ndërsa forcat e rendit qëlluan në drejtim të saj.

Në ditën e tretë të mbylljes së qeverisë si rezultat i ngërçit politik, debati në Kapitol u ndërpre nga një sfidë sigurie. Kapitoli si dhe ndërtesa të Senatit amerikan u bllokuan pas të shtënave pranë Kapitolit. Ligjvënësi demokrat Gerald Connolly tha për Zërin e Amerikës se ishte tronditur nga incidenti:

“Isha në balkon kur u dëgjuan të shtënat. I dëgjuam qartë. Fillimisht menduam se mund të ishin fishekzjarre, por pastaj e kuptuam se ishin të shtëna armësh”. 

Frank Schwing, një punonjës qeveritar i pezulluar nga mbyllja e përkohëshme e qeverisë, pa policinë duke ndaluar makinën. Ai bëri komente për shërbimin indonezian të Zërit të Amerikës:

“Policia ndaloi makinën dhe hapi derën. I kërkuan shoferit të dilte jashtë, por ai sprapsi makinën, u përplas me një nga automjetet e policisë dhe u largua me shpejtësi. Në atë kohë dëgjuam ndoshta mbi 10 të shtëna”. 

Hetimi vazhdon, por njoftimet bëjnë të ditur se një grua përplasi makinën tek barriera e sigurisë para Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u largua drejt Kapitolit. Policia u vu në ndjekje të saj. Ajo u përplas me një makinë të policisë së Kapitolit duke plagosur një polic. Nuk është e qartë nëse gruaja qëlloi me armë, por policia qëlloi në drejtim të saj. Ka njoftime se në makinë me të ishte një fëmijë. Nuk është e qartë përse gruaja u përpoq të futej në Shtëpinë e Bardhë.

Shefi i policisë së Kapitolit Kim Dine thotë se Shtëpia e Bardhë dhe Kapitoli janë të sigurtë:

“Nuk kemi informata se incidenti kishte lidhje me terrorizmin, për momentin po e konsiderojmë si incident të izoluar”. 

Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve u futën në mjediset e brendshme për të kërkuar strehim. Ligjvënësi Connolly tha se anëtarët nuk kishin dieni se çfarë po ndodhte:

“Fillimisht ishte sureale. Mjafton ta mendosh, të shtëna në mjediset e Kapitolit. Nuk pata frikë për vete, por po shihja turistët dhe mendoja “Shpresoj se të jenë shëndoshë e mirë”. 

Punonjësit e Kongresit janë të përgatitur për skenare të ndryshme në rrethana të rrezikshme, por shpejt e kuptuan se këtë radhë ishte një rrezik real.

Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, ka rifilluar tashmë votimet mbi masa individuale për të financuar pjesë të ndryshme të qeverisë. Senati nuk i ka përqafuar këto masa. Beteja politike që vazhdon prej javësh ende nuk ka gjetur zgjidhje, duke rezultuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë federale.

Cani: Shlyerja e borxhit ndaj biznesit, detyrë parësore e qeverisë

59048Ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë një takimi që Ministria e Ekonomisë organizoi me përfaqësues të biznesit vendas, deklaroi se shlyerja e pagesave të vonuara ndaj biznesit do të realizohet me Komunitetin Ndërkombëtar, FMB,BB, etj. Ai u shfaq optimist, se në një periudhë afatmesme, ekonomia shqiptare do të mund t’i kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj.

“Niveli i borxhit pritet të arrijë në fund të vitit 68 për qind. Për vende si Shqipëria do të ishte mirë të ishte 40 për qind. Shlyerjen e pagesave të vonuara ndaj biznesit po mundohemi ta realizojmë me komunitetin ndërkombëtar, FMB, BB etj. Ne nuk do ta cenojmë tregun financiar vendas, duke i lënë të lira bankat. 24 për qind është niveli i kredive të këqija, detyra parësore e qeverisë është shlyerja e detyrimeve tona ndaj biznesit, në mënyrë që ky i fundit të rikthejë marrëdhëniet me bankat.

Duke pasur në krah FMN dhe BB, ne kemi besimin se do ta kapërcejmë situatën e vështirë. Në afat të mesëm, ekonomia shqiptare do t’u kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj. Me t’u finalizuar projektbuxheti i vitit 2014, ne do të jemi në kontakt me biznesin, për të biseduar se ku duam të shkojmë”,- tha Cani.

 

Rama: Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes

edi-rama-ne-opinion-300x218Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikave që Spartak Ngjela i kishte adresuar ditë më parë në lidhje me ndryshimin e trajektores qeverisëse dhe faktin se, qeveria që ka krijuar është qeveri pashallarësh. Në emisionin ‘Opinion’ Rama deklaroi se, Ngjela është aset opozitar i këtij vendi.

“Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot  (…) Spartak Ngjela që i vogël kërkonte një Kryeministër tjetër dhe me sa duket do vazhdojë ta kërkojë gjithë jetën. Uroj të jetojë gjatë që të shohë sa më shumë kryeministra”, -tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të cilat vinin në dyshim shumë prej emërimeve të fundit të cilat karakterizohen nga mosha e re.

Në lidhje me emërimin  e Drejtoreshës së Doganave, Rama deklaroi, se deri dje Ministrit të Financave nuk ia hapnin fare telefonin as Drejtori i Doganave dhe as ai i Tatimeve, duke gjykuar në këtë mënyrë se edhe kandidaturat e tjera janë të provuara dhe kanë rezultuar jo efikase.

 “Ministrit të Financave deri dje nuk ia hapnin telefonin as drejtori i Doganave dhe as ai i Tatimeve,” tha Rama.

Kryeministri Rama u prononcua edhe mbi fotot që gazeta RD kishte nxjerrë për publikun, ku Drejtoresha e re e Tatimeve, ishte duke pushuar me rroba banje në plazh. Rama tha:

 “Gazeta RD tregon se ku i ka mbetur ora. Pse duhet të nxjerrim dikë me ferexhe aty? Këto janë për botën e talibanëve, nuk janë për botën ku duam të integrohemi”.

Rama tha se është krenar për vajzat që drejtojnë institucionet e rëndësishme.

“Kemi vendosur vajza në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë. I kemi provuar ata me bark të madh, edhe ata me yndyrë në gojë,” tha Rama.

Në lidhje me rastet e korrupsionit, Rama  premtoi sërish, se do të dërgohen në prokurori të gjitha rastet e korrupsionit.

 “Ne do e pastrojmë shtetin nga korrupsioni dhe nga paaftësia,” tha Rama.

 

Ministri i Ekonomisë Ahmetaj: Rritja ekonomike afër zeros si pasojë e keqqeverisjes

ahmetaj1Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se rritja ekonomike është shumë afër zeros, ekonomia shqiptare ka ndaluar dhe se kjo ekonomi nuk mund të sigurojë dot punësim nëse rritja e saj nuk kap nivelin e 4%.

“Rritja ekonomike është shumë afër zeros. Ekonomia shqiptare ka ndaluar. Kjo ekonomi nuk mund të sigurojë dot punësim, nëse rritja e saj nuk kap 4%. Sot jemi 1/3 nga objektivi afatmesëm që kemi së bashku. Këtë situatë nuk e ka sjellë kriza globale, e partnerëve evropianë. Në thelb kriza shqiptare është e keq-qeverisjes dhe aty duhet të fillojë rimëkëmbja ekonomike. Dhe, ky dialog është një hap për të garantuar mirëqenie dhe dialogu për t’u rritur ekonominë nesër së bashku. Të ardhurat e buxhetit janë nga më të ulëtat në 20 vite, të krahasuara me vitin 97. Kreditë e këqija kapin nivelin 25 përqind.  Sot mungon besimi tek dialogu i ndërsjellët, besimi tek e ardhmja dhe tek fuqia e biznesit. Këtu do të fokusohet qeveria, por kjo nuk mund  të bëhet pa krijuar më parë një dialog. Kryefjala e gjithë këtij ndryshimi do të jetë dialogu, i cili ka munguar dhe ka qenë monolog i imponuar”, -u shpreh Ahmetaj në takimin e hapur me biznesin me temë “Dialog, Përgjegjësi, Partneritet”.

Gjithashtu Ahmetaj theksoi se më datën 24 tetor do të mblidhet për herë të parë Këshilli Ekonomik Kombëtar, premtim i bërë nga kryeministri Rama.

“Këshilli Ekonomik Kombëtar do të jetë tryeza ku qeveria, komuniteti i biznesit, institucionet ndërkombëtare në Tiranë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit e bankave do të diskutojnë të ardhmen e ekonomisë shqiptare”,- u shpreh Ahmetaj.

 

Paloka akuzon qeverinë e re, se po sillet si Gestapo

palokaEdi Paloka, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka hedhur sërish akuza në lidhje me emërimet e qeverisë në drejtoritë kryesore. Ai tha, se po vihen njerëz pa karakter dhe pa dinjitet, në mënyrë që të manipulohen lehtë.

“Nuk thotë njeri të mos bëhen lëvizje brenda administratës. Do ishte absurde ta kërkonim një gjë të tillë. Ne po flasim për atë që po ndodh, që ka ndodhur dhe këto ditë, ndryshime pa asnjë lloj procedure, pa asnjë lloj kriteri, kë i do qejfi. Mundësisht njerëz pa dinjitet fare që t’i kontrollojë lehtësisht dhe të bëjnë çfarë të duan. Po u bëhet presion të gjithëve për t’u larguar nga puna”, tha Paloka për “News 24”.

Sipas tij, shumica e re po bën presion tek punonjësit e administratës, në mënyrë që t’i largojë.

“Kemi vite që flasim për stabilitet në administratë. PS hoqi edhe pastrueset nga puna në 97-n. Tashmë njerëzve nëpër zyra u shkohet si gestapo, po u bëhet presion për t’u larguar. Për fat të mirë edhe socialistëve që mbajtëm ne në punë, po u bëhet e njëjta gjë”, tha Paloka.

Në lidhje me konsensusin e shumëpërfolur Paloka ka sugjeruar që të bllokohet administrata duke mos lëvizur asnjë person për këto 6 muaj.

“Doni marrëveshje, mos lëvizni nga administrata asnjeri për këto gjashtë muaj. Nëse nuk kanë qëllim largimin e njerëzve nga administrata, të bëjnë një bllokim siç është administrata sot. Kjo ishte një ide e imja sot, nuk jam unë ai që vendos. Sapo më erdhi kjo ide në fakt, pse jo dhe mund të diskutohet”, – deklaroi Paloka.

OSBE Manual për pikat e kalimit kufitar. Spiropali: Kufijtë e rëndësishëm, ngelet shumë për të bërë

takimi-spiropaliËshtë prezantuar në Tiranë manuali për pikat e kalimit kufitar. Konferenca është hapur nga ambasadori i OSBE-së, në vendin tonë, i cili ka treguar rëndësinë e këtij manuali si për agjencitë shtetërore edhe për ato private që operojnë në vend.

“OSBE është e gatshme t’iu ndihmojë që t’i vini në praktikë këshillat e këtij manuali”- ka thënë ai, duke shtuar se me këtë manual përfitohen praktikat më të mira në bashkëveprimin ndërkufitar.

Sipas tij kufijtë duhet t’i ndihmojnë popujt që të afrohen.

“Ata duhet të ndihmojnë popujt që të afrohen. Prandaj transporti dhe tregtia janë mjetet më të mira që ne mund të përdorim në ndihmë të tyre’,– tha ai.

Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë nismë.

“Nder për mua që jam në këtë pozicion por edhe përgjegjësi shumë e madhe të punosh me doganat dhe kontrollin e kufijve. Theksoj rëndësinë e sigurisë së kufijve, vendi ynë ka qenë i njohur për kufij të ashpër, mbetet ende shumë për të bërë. Kufijtë duhet të jenë të sigurt, por të mos trembin ata që i përdorin, tregtarët, emigrantët etj” – tha Spiropali.

 

 

Bilt takohet me Ministrin e Jashtëm Bushati: Vlerësim për progresin e arritur

bilt-bushattiGjatë qëndrimit në Dubrovnik, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati  ka zhvilluar një takim me homologun e tij suedez, Karl Bilt.

Gjatë takimit, Bilt i  ka shprehur homologut të tij vlerësimin për zgjedhjet në Shqipëri dhe progresin e arritur.

“U ulëm për të biseduar me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, dhe e përgëzova për zgjedhjet, ndryshimin e qeverisë dhe progresin”,- shkruan Bilt në profilin e tij në Twitter.