Paloka akuzon qeverinë e re, se po sillet si Gestapo

57

palokaEdi Paloka, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka hedhur sërish akuza në lidhje me emërimet e qeverisë në drejtoritë kryesore. Ai tha, se po vihen njerëz pa karakter dhe pa dinjitet, në mënyrë që të manipulohen lehtë.

Nuk thotë njeri të mos bëhen lëvizje brenda administratës. Do ishte absurde ta kërkonim një gjë të tillë. Ne po flasim për atë që po ndodh, që ka ndodhur dhe këto ditë, ndryshime pa asnjë lloj procedure, pa asnjë lloj kriteri, kë i do qejfi. Mundësisht njerëz pa dinjitet fare që t’i kontrollojë lehtësisht dhe të bëjnë çfarë të duan. Po u bëhet presion të gjithëve për t’u larguar nga puna”, tha Paloka për “News 24”.

Sipas tij, shumica e re po bën presion tek punonjësit e administratës, në mënyrë që t’i largojë.

Kemi vite që flasim për stabilitet në administratë. PS hoqi edhe pastrueset nga puna në 97-n. Tashmë njerëzve nëpër zyra u shkohet si gestapo, po u bëhet presion për t’u larguar. Për fat të mirë edhe socialistëve që mbajtëm ne në punë, po u bëhet e njëjta gjë”, tha Paloka.

Në lidhje me konsensusin e shumëpërfolur Paloka ka sugjeruar që të bllokohet administrata duke mos lëvizur asnjë person për këto 6 muaj.

Doni marrëveshje, mos lëvizni nga administrata asnjeri për këto gjashtë muaj. Nëse nuk kanë qëllim largimin e njerëzve nga administrata, të bëjnë një bllokim siç është administrata sot. Kjo ishte një ide e imja sot, nuk jam unë ai që vendos. Sapo më erdhi kjo ide në fakt, pse jo dhe mund të diskutohet”, – deklaroi Paloka.