OSBE Manual për pikat e kalimit kufitar. Spiropali: Kufijtë e rëndësishëm, ngelet shumë për të bërë

54

takimi-spiropaliËshtë prezantuar në Tiranë manuali për pikat e kalimit kufitar. Konferenca është hapur nga ambasadori i OSBE-së, në vendin tonë, i cili ka treguar rëndësinë e këtij manuali si për agjencitë shtetërore edhe për ato private që operojnë në vend.

“OSBE është e gatshme t’iu ndihmojë që t’i vini në praktikë këshillat e këtij manuali”- ka thënë ai, duke shtuar se me këtë manual përfitohen praktikat më të mira në bashkëveprimin ndërkufitar.

Sipas tij kufijtë duhet t’i ndihmojnë popujt që të afrohen.

“Ata duhet të ndihmojnë popujt që të afrohen. Prandaj transporti dhe tregtia janë mjetet më të mira që ne mund të përdorim në ndihmë të tyre’,– tha ai.

Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë nismë.

“Nder për mua që jam në këtë pozicion por edhe përgjegjësi shumë e madhe të punosh me doganat dhe kontrollin e kufijve. Theksoj rëndësinë e sigurisë së kufijve, vendi ynë ka qenë i njohur për kufij të ashpër, mbetet ende shumë për të bërë. Kufijtë duhet të jenë të sigurt, por të mos trembin ata që i përdorin, tregtarët, emigrantët etj” – tha Spiropali.