Rama mbledh për herë të parë KEK

49

edi-rama-sotPër herë të parë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur një strukturë të re të quajtur Këshilli Ekonomik Kombëtar, e cila siç tha ai, do të shërbejë si një trupë konsultative çdo tre muaj për vendimmarrje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë.

“Na duhet rritje ekonomike dhe punësim. Që do të thotë një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune”. Ky ishte një pjesë e mesazhit që Rama i përcolli KEK.

Përveç punësimit si prioritet urgjent, Rama theksoi se një çështje që duhet trajtuar me urgjencë nga këndvështrimi i qeverisë, është dhe situata me borxhet e të tretëve të qeverisë.

“Njëra është çështje në planin afatshkurtër që lidhet me një situatë të ngarkuar borxhesh ndaj të tretëve të qeverisë; borxhe ndaj sektorit privat; ndaj kompanive për punë publike të tenderuara apo të kryera dhe të papaguara; ndaj të tretëve në arsim dhe shëndetësi; për shërbime të marra dhe të papaguara ndaj kompanive për tatimet; mbi vlerën e shtuar të rimbursuar apo të pamarrë në konsideratë.

Ndaj sistemit elektro-energjitik shqiptar, në formën e 40 milionë dollarëve, borxhe të qeverisë dhe agjencive shtetërore që nuk kanë paguar agjencinë dhe deri në borxhe që lidhen me kompanitë telefonike, me hotele e restorante, ku janë shtruar darka e dreka e shërbime recepsionesh pa u llogaritur”, -ka deklaruar kreu i qeverisë.