Doda: Të bëhemi bllok kundër Avokatit të Popullit, që kërkon legalizimin e martesave gay

mesila-dodaPropozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani për të zyrtarizuar me ligj martesat gay ka shkaktuar reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda.

Doda në një koment sot, në rrjetin social FB është shprehur kundër nismës së legalizimit të martesave gay duke i bërë thirrje publikut të bëhen bllok për të penguar lejimin e këtij legalizimi.

“Pasi kauzën e Romëve e mori Erjon Veliaj, Avokati i Popullit Igli Totozani shpiku kauzën e tij të fundit, atë të përgatitjes së projektligjit për martesat gay. Si deputete, grua, nënë, familjare shpreh mosaprovimin tim të thelle për një prononcim të tillë. Familje është vetëm ajo që vjen nga martesa e një burri dhe një gruaje, dhe sëbashku mbështesin dhe mirëpresin fëmijët që vijnë në jetë. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi një bllok pengese për inisiativa te tilla që shkojnë kundra thelbit të jetës sonë, kundra vullnetit të Zotit që boten tonë e bekoi me bashkimin e burrit me gruan”.

Rama: Tradhtia shkaku i vrasjeve të policëve

97284Me rastin e Ditës së të Rënëve të Policisë në krye të detyrës, gjatë ceremonisë së organizuar Kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë premtuar ndihmë për familjet e ish policëve.

Kryeministri Rama deklaroi se, tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit.

“Tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit. Tradhtia është e para që ne kemi nisur ta çrrënjosim, për ta bërë së paku të barabartë këtë betejë dhe për ta fituar përmes ligjit. Dëshiroj t’ju them se në përvjetorin e ardhshëm nuk do vijmë këtu kokulur qoftë për shkak të tradhtisë së shtetit për shumë prej tyre qoftë për shkak të braktisjes së shtetit ndaj familjes së tyre”, -deklaroi Kryeministri.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se ka nisur puna për rishikimin e dosjeve të policëve të rënë në detyrë.

“Do bëj gjithçka që është e mundur për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës, arsimimin e fëmijëve të lënë jetimë. Duke nisur nga vetë ne të parët, nga çdo funksion publik, kemi vendosur prioritetet tona për këtë qëllim, të rishikojmë dosjet e gjithë punonjësve të vrarë”,- u shpreh Tahiri.

 

Meta: Kuvendi shembull i standarteve dhe transparencës

meta  rauningKryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasador Florian Raunig.

Meta i shprehu ambasadorit, Raunig, urimet më të përzemërta për detyrën e re në krye të OSBE-së, duke shprehur njëkohësisht vullnetin e kuvendit për intensifikimin e bashkëpunimit të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Tiranë.

Meta tha se kuvendi do të jetë shembulli i një institucioni të standarteve të larta evropiane dhe i transparencës, dhe në këtë drejtim, asistenca e OSBE-së do të jetë një kontribut i vyer për të siguruar suksesin e punës parlamentare.

Ambasadori Raunig e uroi Metën për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe u shpreh se një nga shtyllat kryesore të punës së OSBE-së, do të jetë bashkëpunimi me kuvendin. Në këtë kuadër OSBE-ja do të jetë e gatshme të ndihmojë, përmes projekteve konkrete, kuvendim dhe administratës së institucionit.

Japoni, alarm për cunami pas tërmetit

giapponeNjë tërmet me fuqi 7.3 magnitudë ka goditur Fukushimën, njofton Shërbimi amerikan Gjeologjik. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 231 milje në lindje të ishullit Honshu në një thellësi 6 milje. Lëkundje janë ndierë 300 milje larg Tokios.

Agjencia Meteorologjike japoneze ka dhënë alarmin për cunami rreth orës 13:14 (me orën lokale) për prefekturën e Fukushimës.

Agjencia tha se pret një ndryshim të lehtë të nivelit të detit në rajonet bregdetare, por nuk pritet një dëm si ai i cunamit.

Reporteri i “USA Today” William Welch, thotë se intensiteti i tërmetit të sotëm në Fukushima ka qenë shumë i lartë dhe se ai ka qenë tërmeti më i gjatë që ai ka ndjerë ndonjëherë.

Deri tani nuk raportohen dëme apo viktima.

Një sipërfaqe në zjarr afër Blue Mountains, në Australi

Një siparfaqe në zjarr afër Blue Mountains, në Australi. (Dan Himbrechts, Epa/Ansa)
Një siparfaqe në zjarr afër Blue Mountains, në Australi. (Dan Himbrechts, Epa/Ansa)
Një siparfaqe në zjarr afër Blue Mountains, në Australi. (Dan Himbrechts, Epa/Ansa)

Udhëtimi 6 milionë dollarësh

australian federalNjë çift të moshuarit nga Australia, të cilët fituan një udhëtim ëndrrash në Kanada, u befasuan kur parë në valixhet e tyre një sasi drogë me vlerë mbi 6 milionë dollarë.

Kompania e udhëtimit u dhuroi atyre valixhe të reja si pjesë e çmimit të udhëtimit dhe kur u kthyen në Australi, ata vërejtën se brenda tyre ndodheshin 7 kg metamfetanime.

Policia australiane thotë se, e gjithë kjo është organizuar nga agjencia false e udhëtimeve, e cila u ofron të moshuarve mundësinë për të fituar një udhëtim në Paqësor me të gjitha shpenzimet e përfshira.

Çifti autralian mori dy bileta dhe qëndroi për shtatë ditë në Kanada dhe në fund kompania u tha se duhet të merrnin dhe valixhe të reja. Atyre u lindën dyshime nga kjo gjë dhe sapo mbërrin në aeroport lajmëruan zyrtarët e doganës. Pas kontrollit u zbulua se në secilën valixhe gjendej 3.5 kg drogë. Nga kjo policia australiane ka zbuluar një skemë të komplekse dhe të mirë organizuar të trafikimit të drogës.

Mbrojtje për Drejtoreshën e Lojërave të Fatit

lunedaKryeministri, Edi Rama mbajti një konferencë të posaçme për shtyp lidhur me masat e reja që kanë të bëjnë me lojërat ilegale të kumarit. Krahas kësaj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për sigurinë fizike të Drejtoreshës për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Në vendim thuhet se qeveria miraton “marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”.

Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve. Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton “Top Channel”.

Një masë e tillë siguri ndërmerret për t’i ofruar znj. Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbushjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm.

Totozani: Të lejohet martesat homoseksuale

igli totozaniPas deklaratës që homofobia të konsiderohet vepër penale, Avokati i Popullit, Igli Totozani, propozon ndryshimin e Kodit të Familjes për t’i hapur rrugë marseve të homoseksualëve.

“Avokati i Popullit si institucion sa më shpejt do të propozojë martesën për homoseksualët, dhe do ta bëjmë këtë gjë. Dhe të jemi një shembull pozitiv, në Shqipëri dhe në Ballkan, jemi duke u përpjekur dhe deri në fund të vitit do të kemi një përgjigje për një ndryshim në kodin e familjes së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Totozani.

Sipas tij sot në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, dhe homoseksualët nuk e kanë problem të deklarojnë prirjet e tyre seksuale. Nga ana tjetër Totozani shtoi se ishte në dilemë nëse do të kërkohet “martesë” apo “bashkëjetesë” për homoseksualët.

“Dhe jemi midis një dileme për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje, pra të bashkëjetesës apo të kërkesës së martesës. Natyrisht kjo është një çështje që më shumë sesa avokatit të popullit, ju takon vetë organizatave LGBT të japin mendimet e tyre”, u shpreh Avokati i Popullit në seancën e organizuar nga Komiteti Europian Ekonomik dhe Social.

Transparenca në Policinë e Shtetit

saimir tahiriMinistria e Brendshme publikon buletinin mujor për statistikat e policisë së shtetit e shoqëruar edhe me një letër të ministrit Saimir Tahiri.

Në letrën e tij, Tahiri  thekson se publikimi i statistikave është në përmbushje të parimeve të transparencës dhe demokratizimit të vetë Policisë së Shtetit.

Buletini i plotë

Me këtë parim, publikojmë sot buletinin mujor të Policisë së Shtetit, duke synuar nga njëra anë publikimin e statistikave të plota në përmbushje të parimeve të transparencës dhe demokratizimit të vetë Policisë së Shtetit.

Dhe nga ana tjetër, duke ndërtuar një platformë komunikimi të qëndrueshme me qytetarët, median dhe ekspertët e fushës, të cilët nëpërmjet buletinit, mund të vlerësojnë efektivitetin e performancës së Policisë së Shtetit.

Ne e konsiderojmë informacionin statistikor një të mirë publike në shërbim të qytetarëve, ndaj dhe ky buletin ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në të ardhmen në një instrument bashkëveprimi, duke hapur brenda nesh dritaren e vlerësimit dhe llogaridhënies para publikut, si dhe duke na vënë në pozitën të mbajmë shënim çdo sugjerim a kritikë në shërbim të përmirësimit të punës së Policisë së Shtetit.

Ministria e Punëve të Brendshme është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e sigurisë publike.

Ndaj krijimi i traditës së hartimit dhe botimit të Buletinit me të dhëna statistikore, përbën jo vetëm një vlerë të shtuar, e cila i ka munguar publikut në kuadër të transparencës, por edhe një instrument demokracie të mëtejshme, për aq kohë sa u lejon qytetarëve vlerësimin tonë.

Mjafton t’u hedhësh një sy shifrave në buletin, për të kuptuar  jo vetëm tendencën e kriminalitetit dhe shifrat sipas veprave penale, aksidentet dhe vendndodhjen e aksidenteve gjatë këtij muaji, por edhe për të lexuar përtej shifrave lidhur me të gjithë faktorët që shtyjnë në rritje ose zvogëlim të sigurisë dhe rendit publik për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Shifrat tregojnë njëkohësisht edhe punën e Policisë së Shtetit duke lënë vend për gjykim dhe vlerësim lidhur me çdo gjë që duhet të bëjmë për të përmirësuar në vazhdim.

Mjafton të shohësh se janë sekuestruar 3.6 kg heroinë apo se janë zbuluar dhe proceduar vetëm 2 raste të trafikut të femrave dhe 1 rast trafik të mituri, për të kuptuar se ende shumë punë kërkohet nga Policia e Shtetit për të rritur efektivitetin në këtë fushë.

Por gjithashtu, mjafton të shohësh se Policia e Shtetit është telefonuar në numrin 129 plot 13.273 herë, për të kuptuar nivelin e besimit të publikut te vetë policia si instrument ndërmjetësimi dhe force ndaj shqetësimit të qytetarëve. Ashtu siç të vjen natyrshëm të gjykosh se në qarkun Durrës qytetarët kanë më shumë besim te policia sesa qarku Tiranë vetëm duke parë raportin e numrit më të madh të njoftimeve krahasuar me gjendjen e sigurisë dhe rendit publik në të dy qarqet.

Buletini na tregon edhe fluksin e hyrje-daljeve në kufirin shtetëror, dhe shifrat janë vërtetë për tu marrë në analizë. Siç na tregon edhe numrin e aksidenteve të muajit por edhe hartën vendndodhjes së aksidenteve prej nga mund të konkludohet se veç shkaqeve të drejtuesit të mjetit, kushtet e sinjalistikës dhe të rrugës vetë, janë themelore në uljen e numrit të aksidenteve.

Sigurisht, të dhënat statistikore të buletinit vijnë në ndihmë duke na ofruar një kuadër të punës që është kryer nga ana e strukturave kompetente, duke na dhënë një perceptim sa më të qartë mbi eficencën e sistemit reagues të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht të shërbimit të Policisë së Shtetit dhe lejon që aktorë të tjerë të interesuar që të japin kontributin e tyre studimor e të propozojnë ndërhyrje konkrete, legjislative për të përmirësuar punën dhe sistemin.

Kjo është përpjekja jonë e parë dhe besoj shumë më shumë do bëjmë në vazhdim për të ofruar të dhëna më të hollësishme e më të plota. Ministria e Brendshme mbetet e hapur për sugjerimet dhe propozimet e të gjithë aktorëve të interesuar në përmirësimin e këtij botimi statistikor.

Ne jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë, por jemi po kështu të vetëdijshëm se gjithçka duhet të bëjmë, duhet ta realizojmë të gjithë bashkë për një Shqipëri më të sigurt, në paqe e të lirë nga frika, dhuna e kriminaliteti.

Ndotja masive në Kinë, tregues i problemeve të tjera më të mëdha

China_Air_Pollution_713637aHuman Rights Watch

Kina nuk do të jetë e aftë  të zgjidhë krizën e saj ambientale, pa respektuar të drejtat e njeriut. Kriza është e rëndë siç tregojnë raportet e fundit nga Harbin, një qytet me 11 milionë banorë në verilindje të Kinës. Harbin është mbyllur nga ndotja e ajrit që ishte 50 shkallë më lartë se  niveli i sigurisë i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndotja ishte aq e lartë sa  faqja zyrtare  e lajmeve të qytetit thoshte se ‘ Nuk mund t’ dallosh gishtat e dorës kur i vë përballë fytyrës”

Ky nuk është veçse lajmi i fundit i tmerrshëm në lidhje me gjendjen e  mjedisit në Kinë, që ka dalë në sipërfaqe këto ditë. Dhe nuk është se qeveria kineze nuk është në dijeni të problemit.

Në shtator, zyrtarë të qeverisë kineze, Kombet e Bashkuara, institucionet akademike dhe shoqëria civile morën pjesë në Forumin e 6-të vjetor Beijing Human Rights Forum. Tema e Forumit të këtij viti ishte të drejtat mjedisore. Presidenti i Shoqatës së Kinës për të Drejtat e Njeriut, një Think-Tank e sponsorizuar nga qeveria, lajmëroi në hapje: ‘Të pasurit e një mjedisi të pastër dhe të bukur, është ndër të drejtat themelore njerëzore’

Problemi gjithsesi është, që nuk mund të kete të drejta kuptimplote mjedisore, pa të drejtat e tjera bazë: aksesi në informacion, liria e të shprehurit, liria e të grumbulluarit, e drejta për shëndet dhe e drejta për kurim. Larg së njohuri të këtyre të drejta, qeveria kineze, po i dhunon ato, kryesisht për sa i përket protestave mjedisore.

Në gusht, burime nga Komuniteti Tibetian në provincën e Qinghai në jugperëndim të Kinës raportuan, se protesta kundër aktiviteteve ilegale të minierave kineze, përfundoi duke hedhur gaz lotues mbi protestuesit dhe në arrestime, nga ku dhjetëra prej tyre të plagosur.

Në provincën e Guangdong në korrik dhe gusht, përplasje të përgjakshme mbi ndërtimin e një impianti përpunues plehrash, çoi në burgosjen e protestuesve që thërrisnin ‘ Thuaj jo Kancerit’ dhe ‘ Mbroni shëndetin e gjeneratave të ardhshme’

Në Kinë vlerësohen rreth 450 ‘fshatra kanceroz’ ( komunitete afër fabrikave ose fushave kimike ku përqindja e kancerit e tejkalon mesataren kombëtare-). Banorët që i bëjnë peticione qeverisë lokale dhe kombëtare për ndihmë ose informim, shpesh injorohen, refuzohen, kërcënohen ose arrestohen.

Në shtator 2009, prindër të fëmijëve të helmuar nga plumbi, u arrestuan në një autobus udhëtimi në një qytet lokal, ku shpresonin të merrnin informacion në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre. Autoritetet kineze e justifikuan arrestimin, duke thënë se, ndëshkimi ishte i nevojshëm ‘ për edukim publik’.

Beijing ka lajmëruar kohët e fundit për një angazhim të ri për adresimin e degradimit mjedisor në vend, duke përfshirë një plan për reduktimin e emetimeve të qymyrgurit dhe burimeve të tjera ndotëse të larta. Por, Kina ka shumë ligje mbrojtje të fortë mjedisore nëpër libra. Çfarë mungon është zbatimi dhe përgjegjshmëria, që vjen nga respektimi i të drejtave të njeriut.

Mbrojtja dhe rikuperimi i ajrit të pastër, ujit dhe tokës në Kinë kërkon një angazhim të të drejtave të njeriut. Deri sa Kina të plotësojë këtë angazhim, e drejta për një mjedis të shëndetshëm, do të fshihet në qiejt e ndotur.