Trafik droge me motor uji, sekuestrohen 60 kg kanabis

29

motorra ujiNë dy operacione të zhvilluara ditën e sotme nga polica e Vlorës dhe ajo e Durrësit janë sekuestruara rreth 60 kg kanabis. Policia e Vlorës bën të ditur se ka sekuestruar 30 kilogramë kanabis në një motor deti të braktisur nga korrierët, pasi zbuluan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Korrierët r kanë braktisur motorin e ujit në det dhe janë larguar me shpejtësi, duke lënë kanabisin e paketuar që po e transportonin.

Vlen për t’u theksuar se është hera e parë që kapen motor uji për transport droge dhe pse policia dyshonte prej kohësh se kryhej dhe ky lloj transporti për lënë narkotike.

Ndërsa, policia kufitare e portit të Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Fatbardh Vathit nga Fushë Kruja.

48-vjeçari u ndalua në port, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e antidrogës ushtruan në automjetin e tij tip “Skoda” me targa TR 8412 R, në dyshemenë e makinës u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 30 kilogramë Canabis Sativa, të shpërndara në 58 pako të mbështjella me letër alumini dhe celefon.

Makina e Vathit do të imbarkohej në traget drejt Italisë, për në Ancona. Lidhur me këtë ngjarje vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.