Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi

46

mariaSasha Ruseva, e cila ishte vetëm 13 vjeç kur ajo u bë me fëmijë për herë të parë , pohoi se ishte shtatzënë me Marian kur familja e saj vendosi të shkojë në Greqi për të punuar në një fermë, së bashku me burrin e saj.

Ajo pohoi se nuk mund të paguaj “qindra euro”për një certifikatë lindjeje për vajzën e saj , një shumë e pa përballueshme për ekonominë familjare të saj.

“Unë e linda Marian rreth katër vjet e gjysmë më parë, kështu që e kam të pamundur të mbajë mend datën e saktë të lindjes së saj. U kujdesa për vajzën time për rreth shtat muaj, por më pas më duhej të kthehesha në Bullgari, në mënyrë që të kujdesesha për fëmijët e tjerë. Momentalisht nuk e di se çfarë po ndodh me fëmijën tim . E megjithatë kurrë nuk kam ndalur së dashuri atë, ajo është mishi dhe gjaku im! “.

Hristos Salis, 39 vjeç dhe Eleftheria Dimopoulou, 40 vjeç, të cilët hiqeshin si prindërit e Marias janë në paraburgim në Greqi, të akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve. Rasti i Marias ka nxitur shqetësime në lidhje me trafikimin e fëmijëve brenda komunitetit rom.

“Unë nuk kam të ardhura të paguaj rrobat e fëmijëve të mi. Kjo është arsyeja pse unë i dërgojë ata në shkollë të papastër dhe pa këpucë apo rroba”, është shprehur Sasha.

Sipas të rejave të fundit, të ditës së sotme, çifti Sasha dhe Atanas Ruseva, mendohet të kenë tetë deri në dhjetë fëmijë dhe pesë prej tyre janë njëlloj si Maria e vogël, kanë të njëjtat tipare si ajo.

Njëri prej fëmijëve, Jesus, ka thënë se ata kanë jetuar më parë në Greqi dhe se prindërit e tij e kanë lënë Marian atje kur u kthyen në Bullgari.

Nga ana tjetër, mamaja e presupozuar që të jetë e ëma e Marias, u ka treguar fqinjëve të saj se e kishte shitur vajzën e vogël për 364 dollarë dhe se e kishte njohur Marian nga lajmet e publikuara për të gjatë kësaj jave. Cifti Ruseva janë nga qyteti Nikolaevo, që ndodhet në qendër të Bullgarisë.

Çifti grek, tek të cilët u gjet vajza e vogël 6-vjeçare, akuzohen për rrëmbimin e të miturës, por ata i kanë mohuar akuzat para gjyqit dhe kanë deklaruar se Maria e vogël iu është dhënë vullnetarisht nga prindërit e saj dhe se ata nuk e kanë rrëmbyer.