Niveli i lartë i pesticideve, Mali i Zi ndalon importin e produkteve bujqësore me Shqipërinë

largea_perime_70489_thumb_large1362231046Mali i Zi ka ndaluar importin e shumë produkteve bujqësore që vijnë nga Shqipëria, për arsye të përmbajtjes së lartë të nivelit të pesticideve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, është bërë bllokimi i një sasie të konsiderueshme të kastravecit, që është importuar nga Shqipëria.

Në një kilogram kastravec është gjetur një materje aktive e quajtuar spiroxamine, me një sasi prej 0,094 mg për kg, që e kalon normën e përcaktuar nga legjislacioni i BE-së. Ky vendim i prerë është ndërmarrë pasi pas analizave të bëra nga laboratorët e specializuar të kësaj ministrie, kanë konstatuar nivel të lartë të pesticideve në produktet bujqësore.

 

 

Presidenca Lituaneze, Marrëveshje mbi imigrimin sezonal të punëtorëve të vendeve të treta

foreign-seasonal-workersKomiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm COREPER II, ka aprovuar më 29 tetor në Bruksel një tekst kompromisi mbi propozimin e direktivës së Parlamentit Europian dhe të Këshillit, që mundëson kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta, me qëllim punën sezonale. Kjo do të lejojë më vonë, votimin në Parlamentin Europian dhe më pas gjetjen e një akordi të Këshillit së bashku me Parlamentin mbi këtë Direktivë.

Sipas njoftimit të Presidencës Lituaneze, me aprovimin e kësaj Direktive, Këshilli do të bëjë një hap para drejt një prej objektivave të Stokholmit : vënien në jetë të Program Veprimit, që lidhet me imigracionin legal.

Direktiva krijon rregullat e pritjes dhe të qëndrimit të qytetarëve të vendeve të treta, në kërkim të një pune sezonale dhe përcakton gjithashtu të drejtat e tyre. Shtete Anëtare të BE-së, mund t’i pranojnë për të punuar nga 5-9 muaj, përgjatë së cilës ato mund të shtyjnë të paktën një herë, kontratën e punës ose të ndryshojnë punëdhënës. Dhënia e lejeve të punës për punonjësit sezonalë nuk duhet të zgjasë më shumë se 90 ditë, megjithëse punonjësit sezonalë që respektojnë ligjet, mund të përdorin procedurat e kthimit të thjeshtëzuar.

Direktiva, krijon rregulla qëndrimi të përshtatshme për punëtorët sezonalë, të drejtën për të marrë një dëmshpërblim nga punëdhënësi, nëse leja është anuluar për faj të tij, si edhe të drejta të njëjta me qytetarët e vendeve të Shteteve Anëtare pritëse, në fusha të ndryshme si kushtet e marrjes në punë dhe mbrojtjen sociale.

“Bëhet fjalë për direktivën e parë të Unionit Europian që krijon rregulla imigrimi të destinuara për punëtorë pak të kualifikuar. Duke fiksuar një nivel të lartë të mbrojtjes së punëtorëve sezonalë dhe duke thjeshtësuar imigrimin e tyre qarkullues, ky tekst legjislativ do të jetë i nevojshëm, jo vetëm për vendet pritëse, por gjithashtu për vendet origjinë të punonjësve”, – ka deklaruar Presidenti i Komitetit Përfaqësues të Përhershëm, Ambasadori Raimundas Karoblis.

Karoblis shtoi gjithashtu se, një imigracion i punëtorëve me kualifikim të lartë është gjithashtu i nevojshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë së Shteteve Anëtare.

Shtetet Anëtare do të jenë përgjegjëse për vëzhgimin dhe kontrollimin e zbatimit të Direktivës, me synim pengimin e abuzimeve të mundshme dhe ndëshkimin e abuzimeve./i.t/

 

 

Skandali i përgjimeve, BE nis delegacionin në SHBA

US and EU flagsSkandali i survejimit të rrjetit të komunikimeve celulare të qytetarëve dhe të politikanëve europianë, është në qendër të vizitës të një delegacioni europian në Uashington, këtë javë. PE ka hapur një hetim mbi skandalin e survejimit të NSA dhe të ndikimit të saj mbi qytetarët evropiane. Në programin e takimit figurojnë gjithashtu, reforma mbi mbrojtjen e të dhënave në Bashkimin Europian dhe pezullimi i mundshëm i Marrëveshjes SWIFT, i kërkuar nga Parlamenti Europian.

Kryesuesi i Delegacionit europian Claude Moraes ka deklaruar, se do të kenë mundësinë të diskutojnë direkt me homologët e tyre mbi pohimin e aktiviteteve të survejimit nga autoritetet amerikane dhe të ndikimit të mundshëm mbi të drejtën themelore për jetë private të qytetarëve evropianë.

Sipas Moraes, prioriteti thelbësor i këtij hetimi, është mbledhja e të gjithë informacioneve konkrete si edhe prova që vijnë nga burime amerikane.

Ndërsa Elmar Brok, President i Komisionit të Punëve të Jashtme, ka vlerësuar se negociatat mbi zonën e shkëmbimit të lirë transatlantik, janë të një rëndësie ekonomike dhe politike të rëndësishme për SHBA dhe BE, në rendin e ri botëror. Sipas Brok, kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara duhej p.sh, të ndalonin së bllokuari negociatat, që kanë ngecur mbi draft-marrëveshjen midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, për sa i përket ruajtjes së të dhënave dhe thjeshtësimit të Marrëveshjes. 

‘Të drejtat e qytetarëve europianë nuk duhet të trajtohen sikur të ishin më pak të rëndësishme, se ato të qytetarëve amerikanë’,- shtoi ai.

Të mërkurën, dy komisionet janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre me Karen Donfried, Drejtoreshën kryesore të çështjeve europiane të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme, do të marrë pjesë më vonë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./i.t/

 

 

Sot zhvillohet takimi ndërparlamentar PE-Kosovë

Kosova BE bashkimi evropian evropa flamurSot pritet të zhvillohet takimi dyditor ndërparlamentar mes Parlamentit të Evropës dhe Kosovës. Delegacioni i Parlamentit Evropian kryesohet nga Eduard Kukan, kryesues i delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, kurse delegacionin e Kosovës e kryeson kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Temat që do të diskutohen gjatë takimit janë: Progresi i Kosovës drejt integrimit evropian: Shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Komisionin Evropian; Reformat e sistemit zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme lokale; Forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Riintegrimi, riatdhesimi dhe liberalizimi i vizave; Personat e Pagjetur dhe procesi i bashkërendimit, si dhe Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Në përfundim të takimit do të miratohet një deklaratë e përbashkët.

Në përbërje të delegacionit të Parlamentit Evropian, pos kryesuesit, Kukan, dhe do të jenë edhe, Antonio Cancian, anëtar i Komisionit për Transport dhe Turizëm, Ulrike Lunacek, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Raportuese për Kosovën, Lajos Bokros, anëtar i Komisionit për Buxhet, Doris Pack, kryesuese e Komisionit për Kulturë dhe Arsim, dhe Tonino Picula, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Në delegacionin e Kosovës, ndërkaq, pos deputetëve nga radhët e të gjitha komisionet dhe grupet parlamentare, do të marrë pjesë edhe Zv.Kyeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Diplomatët grekë letër Samarasit: Kujdes Tiranën

letra per samarasinI ashtuquajturi ” Cikli diplomatik “, një grup prej 23 ish-ambasadorësh grekë, shumica e të cilëve kanë shërbyer në postet kyçe jashtë vendit, i ka dorëzuar, pasditen e djeshme, një letër kryeministrit grek, Antonis Samaras, duke iu referuar të gjitha çështjeve të politikës së jashtme dhe duke paralajmëruar se kriza financiare nuk duhet t’u heqë rolin prioritar çështjeve kombëtare të Greqisë, raporton “Koha.net”.

Letra është nënshkruar midis të tjerave, nga ish-ambasadori grek në Turqi dhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Joanis Korantis, Konstantinos Politis, ish-ambasadorë në Shqipëri dhe ish-ambasadorë në Beograd dhe Qipro, raporton “Top-Channel”.

Midis çështjeve kombëtare për Greqinë, si marrëdhëniet me Turqinë, Shkupin dhe çështjen qipriote, një vend të rëndësishëm në këtë letër zënë marrëdhëniet me Shqipërinë.

Ish-ambasadorët kujtojnë se Shqipëria është një vend i krijuar nga Fuqitë e Mëdha në 1913 dhe deri tani nuk ka treguar një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë një shtet problematik për Greqinë që nga formimi i tij.

“Pas zhvillimeve pozitive për Tiranën në çështjet e Kosovës dhe Shkupit, rivaliteti i Tiranës me Athinën rritet gjithmonë e më shumë”, – kanë thënë ish-ambasadorët.

Sipas ish-diplomatëve grekë, “ndihma në anëtarësimin në NATO, pa asnjë shkëmbim si dhe mbështetja për integrim në BE, në të njëjtën mënyrë, duke lënë të ngrirë çështjen vorioepiriote, ka rritur ambiciet e Shqipërisë dhe kjo duket në radhe të parë me udhëheqësit Berisha dhe Rama, udhëheqës tipikë-ballkanikë, të zhdërvjellët, që më shumë kanë korrur fitime të konsiderueshme politike, pa asnjë shkëmbim nga kontaktet me Athinën zyrtare”.

Për çështjen çame, ish-ambasadorët, ndërsa rikujtojnë se, “kjo popullsi myslimane duhej të ishte dëbuar në Turqi sipas marrëveshjes të Lozanës, theksojnë sa kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas kanë shkuar në Shqipëri dhe se shumica e politikës shqiptare e konsideron këtë periudhë historike si çështje holokausti për shqiptarët”.

Këshilla përfundimtare që ish-diplomatët i japin kryeministrit grek është që Athina të korrigjojë gabimet e së kaluarës dhe të jetë më e kujdesshme me synimin e Tiranës për integrimin në BE.

Pranga avokatit, i mori 1 mijë euro një klienteje

arrestimNjë avokat nga Laçi është arrestuar sot me akuzën e korrupsionit. Shtetasi Ilirjan Dyzeri, me profesion avokat, ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Ai akuzohet se ka marrë një mijë euro ryshfet nga një grua që kishte një proces të hapur në gjykatë.

Avokati i ka premtuar qytetares se 1 mijë eurot ishin për gjyqtarin në mënyrë që ai te vendoste pro saj. Pasi ka marrë paratë mësohet se avokati i ka mbajtur vetë ato, pasi gjyqtari ka refuzuar t,i marrë.

Ndodhur në këto kushte, policia ka vendosur arrestimin e avokatit.

Bode Koçit: Kokërrotë, i ke trutë në vend

bode-e-brae-dje-ne-kuvend1Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni i Ekonomisë ka vendosur të heqë bonuset e transportit për zyrtarët. Por ky vendim është shoqëruar me debat mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit e kanë kundërshtuar.

Me këtë veprim, qeveria synon të kursejë 165 milionë lekë të reja. Vendimi bën fjalë për drejtuesit e bashkive dhe komunave, gjyqtarët, prokurorët, funksionarët e sistemit ushtarak dhe policor, si dhe titullarët e disa institucioneve qendrore dhe të pavarura, si dhe universiteteve.

Debati

Ervin Koçi: Synimi i projektligjit është ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publik, duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve. Kjo masë do t’i kursej buxhetit të shtetit 165 milionë lekë të reja në vit.

Ridvan Bode: Nuk keni për të kursyer gjë, se vetë e thoni në relacion, që këta funksionarë publik me përjashtim të deputetëve, të gjithë të tjerëve që ju hiqen bonuset do të trajtohen me makina me shërbime nga vetë dikasteret. Kjo është nuk kursim, por mbishpenzim.

Deputet i PD-së, Edmond Spaho: Për të qëndruar shtrembër dhe për të folur drejt, kryeministri mund të mos i kishte bërë ato shpenzimet për kryeministrinë, sepse e gjeti fare mirë kryeministrinë, për të punuar aty. Ato para që janë disa herë më shumë, se këto kursime që sjell ky projektligj t’i kishte kaluar në të tjera vendime.

Pjerin Nderu: Në mungesë të argumentit, me shpenzimet marramendëse që keni bo, i quaj qesharake disa kursime, sado të vogla të  jenë, modeste, por që duhen sepse e keni lënë zero. Dhe ju mundoheni të shisni një përmirësim kushtesh në kryeministri, që s’ka lidhje fare me buxhetin e shtetit.

Ridvan Bode: A e di ti që në 3-mujorin e fundit atë që kini programuar është një ulje, në krahasim me vitin e kaluar, me paktin e vitit të kaluar prej 8 për qind.

Ervin Koçi: Jo, jo gënjen

Ridvan Bode: Po gënjen ti ore, mos më thuaj mua gënjen kokërrotë. Mos më thuaj mua gënjen unë të të jap shifrat.

Ervin Koçi: Jo, jo s’është e vërtetë fare

Ridvan Bode: Ore ti i kë trutë në vend

Berisha: Byroja kombëtare, si FBI

sali berisha lsaIsh-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj vendimeve të qeverisë së re. Ai ka akuzuar vendimin e qeverisë Rama-Meta në lidhje me hetimin. Sipas Berishës ky vendim i ndërmarrë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Berisha thotë se ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë së Shtetit. Sipas Berishës në krye të hetimeve do të qëndrojë vetë Edi Rama, i cili do të jetë kryehetues i shtetit. Këto deklarata Berisha i ka bërë në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se sipas këtij ligji i bie që Rama të hetojë veten.

“Vendim heroik: Rama vendos për hetimin e tij! Të dashur miq, mazhoranca Rama – Meta hartoi ligjin e ri antikushtetues të krijimit të FBI-së në Shqipëri, pra byrosë kombëtare të hetimit. Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, nenin 163 të saj, që thotë se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do të jetë dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet kështu pasionit të atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës dhe dajë Kolekës. Por kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes apo sakrificës së Edi Ramës. Ana tjetër sterrë e saj është fakti që do jetë Rama, vetë ai, i cili do të vendosë për hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta dhe ministrave të tij. Por prisni sakrificën sublime të Edvinit! Sipas këtij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do të jetë Rama kryehetuesi i shtetit, i cili do të vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramën kryeministër të vendit. Ky është një akt heroizmi socialist. Rama do të vendosë për hetimin e tij. Miq, këto janë karnavalet e pushtetit Rama – Meta! Sb”, shkruan Berisha.

Berisha: Qeveria “Rama-Meta” më e paafta në historinë e vendit

Sali BerishaIsh-kryeministri, Sali Berisha është takuar sot me kreu e delegacionit e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Eduard Kukan. Gjatë bisedës me eurodeputetin Berisha i ka shprehur atij përshtypjet për qeverinë e majtë duke e cilësuar atë më të paaftën në histori.

“Ata kanë krijuar qeverinë më të madhe në Europë, më të paaftën e më nepotiken në historinë e vendit”, është shprehur Berisha duke iu referuar Ramës dhe Metës.

Sipas ish-kryeministrit qeveria e majtë po aplikon dënime kolektive ndaj administratës dhe Policisë së Shtetit duke shtuar se në krye të kësaj të fundit janë emëruar persona “delikuent, trafikantë dhe të lidhur me botën e krimit”. “Sulmi ndaj institucioneve të pavarura, Presidencës, Prokurorisë, Gjykatave, ILDKP-së dhe Institutit të Statistikave është aspekt tjetër i revanshit të mazhorancës Rama –Meta”, është shprehur Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu ka shprehur shqetësim për mungesë e programit ekonomik dhe luftës së korrupsionit. “Krerët e kësaj maxhorance janë shqiptarët e vetëm që nuk u intereson statusi por revanshi i pushtetit të tyre”, ka përfunduar Berisha.

Itali, arrestohet boksieri shqiptar, pjesë e mafies napolitane

oriol2Policia italiane ka ndërmarrë një aksion, ku i ka vendosur gjobë disa bizneseve dhe ka arrestuar 15 persona, mes tyre edhe boksierin shqiptar Orial Kolaj.

Policia bën të ditur se kampioni i boksit Orial Kolaj është i përfshirë në klanin e mafies napolitane.

Kolaj dhe 14 italianët akuzohen për shumë vepra penale dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua një pasuri me vlerën e 30 milionë eurove. Grupi mafioz kishte vendosur kontrollin në disa salla lojërash fati. Nëse dikush nuk pranonte, grupi me boksierin shqiptar i kërcënonte. Orial Kolaj, boksieri kampion i Europës së Bashkuar në peshat gjysmë të rënda. Ai është 29 vjeç nga Lezha, prej vitesh jeton në Lombardi.