Berisha: Qeveria “Rama-Meta” më e paafta në historinë e vendit

50

Sali BerishaIsh-kryeministri, Sali Berisha është takuar sot me kreu e delegacionit e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Eduard Kukan. Gjatë bisedës me eurodeputetin Berisha i ka shprehur atij përshtypjet për qeverinë e majtë duke e cilësuar atë më të paaftën në histori.

“Ata kanë krijuar qeverinë më të madhe në Europë, më të paaftën e më nepotiken në historinë e vendit”, është shprehur Berisha duke iu referuar Ramës dhe Metës.

Sipas ish-kryeministrit qeveria e majtë po aplikon dënime kolektive ndaj administratës dhe Policisë së Shtetit duke shtuar se në krye të kësaj të fundit janë emëruar persona “delikuent, trafikantë dhe të lidhur me botën e krimit”. “Sulmi ndaj institucioneve të pavarura, Presidencës, Prokurorisë, Gjykatave, ILDKP-së dhe Institutit të Statistikave është aspekt tjetër i revanshit të mazhorancës Rama –Meta”, është shprehur Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu ka shprehur shqetësim për mungesë e programit ekonomik dhe luftës së korrupsionit. “Krerët e kësaj maxhorance janë shqiptarët e vetëm që nuk u intereson statusi por revanshi i pushtetit të tyre”, ka përfunduar Berisha.