Kukan: Zbatoni rekomandimet për statusin

beËshtë përmbyllur me nënshkrimin e një rezolute, mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit Shqiptar, takimi dy ditor i Komitetit të Stabilizim- Asociimit, Shqipëri-PE.

Në mbyllje të takimit, kryetarët e Komitetit, Taulant Balla dhe Eduard Kukan, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ata e cilësuan mjaft pozitiv qëndrimin e KE-së për marrjen e statusit, por theksuan domosdoshmërinë e përmbushjes së rekomandimeve të dhëna nga ky komision.

Komiteti ftoi pozitën dhe opozitën që të vijojnë bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në reformat kyçe.

“Takimi u realizua në një kohë të rëndësishme, menjëherë pas rekomandimeve të KE-së. Prandaj që të merret statusi kandidat, duhet të zbatohen ato rekomandime, kryesisht duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit. Është shumë e rëndësishme për qeverinë dhe për vendin të vazhdojë të japë prova të sakta, në mënyrë që të binden të gjitha shtetet anëtare, po ashtu duhet të keni mbështetjen e Këshillit Evropian”, – u shpreh kryesuesi i delegacionit, Eduard Kukan

I pyetur për vendet që janë skeptike për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, Kukan ka thënë:“Disa vende janë skeptike, por ju duhet të bëni çdo gjë që është e mundur, që të keni ndërgjegjen e qetë. Nëse bëni gjithçka do t’ua bëni të pamundur atyre që t’ua bllokojnë statusin”.

Ndërsa Taulant Balla, duke falënderuar Kukanin për prezencën dhe rekomandimet, por edhe ambasadorin Ettore Sequi për mbështetjen që ka dhënë,  premtoi se lufta ndaj korrupsionit do të vazhdojë si dhe do të rritet integriteti dhe pavarësia e institucioneve.

Nga ana tjetër, opozita nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Aldo Bumçit, deklaroi se propozimi i tyre nuk u pranua, megjithatë ata e miratuam deklaratën.

“Në emër të opozitës erdhëm në këtë takim me një qëndrim të qartë, ne duam që të marrim statusin e vendit kandidat”, -tha Bumçi.

Top 10 kostumet më të preferuara për Halloween

halloweenHalloween-i festohet më 31 tetor. Çdo vit, milionaA amerikanë vishen me kostume dhe fëmijët trokasin në dyert e shtëpive me ritualin e kërkimit të karameleve. Por t’i hedhim një vështrim disa prej kostumeve të Halloween-it më të preferuara këtë vit.

Me Halloween-in më pak se një javë larg, kostumet të të gjitha formave dhe madhësive po shiten me shpejtësi.

Por çfarë preferohet këtë vit? Lorne Lucree i dyqanit të famshëm të kostumeve të Halloween-it Ricky’s, në Nju Jork, thotë se preferohen shumë veshjet e frymëzuara nga filmi The Great Gatsby si dhe uniforma kundër substancave të rrezikshme si në telefilmin Breaking Bad.

1. American Horror Story characters

2. Breaking Bad characters

3. The Fox from Ylvis’ “The Fox (What Does the Fox Say?)”

4. Kenny Powers from Eastbound & Down
Screen Shot 2013-10-25 at 3.51.19 PM.png

“Po shohim që si burrat dhe gratë po tërhiqen shumë prej këtyre kostumeve që nga shfaqja e episodit final të telefilmit. Janë shumë të preferuara.”

Kostumet e princeshave, këngëtarëve dhe të vdekurve që ecin janë gjithashtu popullorë.

5. Game of Thrones characters

6. Gravity characters

“Kisha menduar të jem një zombie për këtë vit prandaj po shihja për udhëzime mbi bërjen e grimit dhe se si të bëj që plagët të duken të vërteta.”

Në këtë festë, origjinaliteti është një plus, kështu që elementë përbërës të veshjeve po shiten mjaft.

7. 1920s flappers and gangsters á la The Great Gatsby/Boardwalk Empire

8. Liberace

9. Miley Cyrus & Robin Thicke at the VMAs

10. Walking Dead zombies

“Konsumatorët gjithnjë e më shumë duan t’i realizojnë vetë kostumet në mënyrë që të jenë sa më krijues. Pra, mund të mos duan një kostum të gatshëm, duke preferuar të realizojnë një ide të veçantë.”

Amerikanët pritet të shpenzojnë rreth 2,6 miliardë dollarë në kostume Halloween-i këtë vit. Gjithashtu, ndërsa dyqanet me kostume për kafshët shtëpiake po shtohen në të gjithë vendin, amerikanët pritet të shpenzojnë më shumë se 300 milionë dollarë për të maskuar në mënyrë të frikshme dhe kafshët, si qentë e tyre.

Asnjë problem për Messin

Lionel-Messi1Rendimenti i ulët i Leo Messit në ndeshjen ndaj Realit ka ngritur shumë pikëpyetje në Barcelonë, por trajneri Gerardo Martino thotë se gjithçka është në rregull me yllin e skuadrës katalanase.

“Messi nuk ka asnjë shqetësim dhe mua nuk më shqetëson fakti që nuk shënoi gol. Rëndësi ka që ai jep shumë për lojën tonë. Messi nuk ka asnjë problem fizik dhe ndaj Realit luajti për 90 minuta”, deklaroi Martino.

Ai theksoi se për pleshtin nuk kanë rëndësi statistikat por forma e mirë e tij, dhe ai është i bindur se ajo do të vijë shumë shpejtë. I pyetur mbi pozoicionin e tij ai u përgjigj se ai mund të luaj në një sër pozicionesh dhe ka aftësinë ta ndihmoj skuadrën kudo që luan.

Në lidhje me protestat e lojtarëve madrilenë për gjykimin e Klasikes nga Undiano Mallenco, Martino tha:

“Mbase arbitri ka gabuar, por u luajtën 90 minuta dhe duhet të përqëndrohemi tek loja dhe jo tek episodet. Në pjesën e parë dominuam ne, në 25 minutat e para të pjesës së dytë dominoi Reali. Në fund ishte një ndeshje e barabartë. Nëse mendojnë se arbitri gaboi, kanë bërë shumë mirë që e kanë vënë në dukje”- përfundoi fjalën e tij Gerardo Martino.

Tahiri në komisionin e sigurisë: S`përballojmë dot asnjë emergjence civile

saimir tahiriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar se qeveria e ka të pamundur të përballojë emergjencat e çfarëdo lloji.

Duke folur në Komisionin e Sigurisë, ministri Tahiri theksoi se gjendja është shumë kritike pasi fondi i mbetur për përballimin e emergjencave civile është vetëm 570 dollarë.

Tahiri ka folur para komisionit për gjendjen e sigurisë në diga, rezervuare, sisteme të ujësjellës-kanalizimeve, kullimit etj.

Sipas tij gjendja është kritike dhe shumë kritike në shume raste, për sa i takon infrastrukturës.

“Gjendja e digave, rezurvareve dhe mekanizmave te shkarkimit, kritike dhe shume kritike në 101 rezervuara’- ka thene Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi gjithashtu se gjendja teknike e ujësjellës kanalizimeve, rezulton shumë kritike të paktën në 4 sisteme ndërsa gjendja e argjinaturëve të lumenjve rezulton kritike të paktën në 34 raste.

Sipas ministrit kërkohet një pëprgatije shumë e madhe koordinimi dhe reagimi i të gjitha institucioneve përgjegjësë për përballimin e emergjencave civile.

Tahiri:Kemi gjetur situatë korrupsioni të përhapur

Gjithashtu ministri Tahiri e cilësoi situatën e kriminalitetit në vend si alarmante ndërsa korrupsioni ka qënë i përhapur edhe në radhët e policisë së shtetit.

“Shifrat e kriminalitetit janë alarmante. Perceptimi im në të gjitha nivelet lë të kuptojmë që kemi tulatjen, trembjen dhe mungesën e inisiativës brenda radhëve të policisë së shtetit. Nuk janë të radha rastet e tradhëtisë ndaj policisë së shtetit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut apo fenomene të tjera. Kemi gjetur situatë korrupsioni të përhapur. Për të cilën jemi dedikuar ta luftojmë, atë por dhe pandëshueshmërinë dhe klimën gati pjellore për aferat e korrupsionit brenda policisë por dhe jashtë saj” tha Tahiri.

Romë, shqiptari shkon në spital me plumb në faqe

ospedale sandro pertiniMjekët e spitalit “Sandro Pertini” të Romës kanë ndeshur me një rast të pazakontë mbrëmjen e djeshme, raporton “Shqipatri i Italisë”.  

Një 41-vjeçar shqiptar ka shkuar me këmbët e veta në repartin e urgjencës me një plagë të madhe në faqe të shkaktuar nga një plumb.

Siç parashikohet në këto raste, mjekët pasi e kanë kuruar, kanë sinjalizuar menjëherë rastin te karabinierët, të cilët kanë marrë në pyetje 41-vjeçarin për të mësuar se çfarë i kish ngjarë.

Sipas karabinierëve që po merren me hetimet, shqiptari nuk ka pranuar të japë shpjegime se si dhe nga kush është plagosur në faqe.

BE, 10 milionë euro për fermerët

fermeret-590x350Fermerët shqiptarë do të përfitojnë 10 milionë euro financim nga Bashkimi Europian, në kuadër të asistencës së paraaderimit, nëpërmjet programit IPA. 15 fermerë kanë përfituar nga granti, 3 milionë euro, në fazën e parë, duke u zgjedhur si projekte konkurruese. Skema Grant “IPARDLike” është bashkëfinancim i BE-së 75% dhe i qeverisë shqiptare, ajo zbatohet nga organizata gjermane GIZ. Ministria e Bujqësisë synon të përfitojnë edhe fonde nga IPA-s për vitet në vijim. “Fermerët dhe agropërpunuesit tanë kanë aktualisht mundësinë të rrisin ndjeshëm investimet e tyre. Ministria e Bujqësisë po negocion me BE-në në lidhje me financimet e ardhshme në kuadër të IPA 2013”- tha Edmond Panariti.

Përfaqësuesi i BE-së u shpreh se rritja e kapaciteteve teknologjike do të ndikojë në prodhim. “Dua të nënvizoj se ky është një projekt 10 milionë euro, kontribut nga paratë e taksapaguesve e BE-së dhe do të zbatohet nga GIZ. Roli që kryen ky financim është ai i rritjes së kapaciteteve të sipërmarrjes në fushën e bujqësisë. Biznesi duhet të riskojë, të konkurrojë për tu bërë pjesë e këtyre fondeve. Nga ana tjetër qeveria të përmirësojë me tej klimën e biznesit, pasi kjo do të sjellë punësim, çka përkthehet në rritje të prodhimit dhe zhvillim ekonomik”- tha Clive Rumbold, kreu i Seksionit Politik, Misioni i BEsë.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë u shpreh se fermerët të mbështetur nga BE-ja duhet të çlirojnë potencialin që ka sektori i bujqësisë në Shqipëri. “Sektori i Bujqësisë në Shqipëri ka potencial të madh dhe ajo që duhet bërë, është çlirimi i këtij potenciali nëpërmjet projekteve konkurruese të fermerëve. Ne në BE dhe Gjermani, duam të jemi partner me ju dhe shohim këtë potencial të çlirohet”- tha Helmut Hoffmann, Ambasadori Gjerman. Në fazën e financimit të projekteve morën pjesë më shumë se 80 fermerë me projektet e tyre, nga ku u përzgjodhën 15 prej tyre. Lezha, Lushnja, Gjirokastra, Shkodra janë disa nga qytetet që kanë thithur fondet e BE-së.

 

“Fund Marrëzisë” nën hetim 8 persona

videopokerMinistria e Brendshme, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, deklaron se operacioni “Fund Marrëzisë”, po vijon në të gjithë qarkun dhe strukturat e policisë së kryeqytetit janë maksimalisht të angazhuara.

Në kuadër të këtij operacioni, përgjatë ditës së djeshme, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 8 shtetas, për veprat penale të “Organizim i Lotarive të Palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, si dhe “Transportimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Janë proceduar penalisht në hetim  të lirë shtetasit :

•       Afrim Kurt Peri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

•       Eridion Dhimitër Kalari, 27 vjeç, banues në Tiranë.

•       Erblin Xhemil Qeleposhi, 23 vjeç, banues në Tiranë.

•       Marineo Fatos Gorezi,  28 vjeç, banues në Tiranë.

•       Rasim  Xhemil Cepani, 40 vjeç, banues në  Tiranë.

•       Kujtim Nuri Hidri, 27 vjeç, banues në  Kodër-Kamëz .

 •      Xhezmi Hekuran Skenderaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Lirimi i zyrave të PSD-së, konfliktohet Policia e Shtetit me atë private

policia-e-tiranesLirimi i zyrave të Partisë Social Demokrate, të Skënder Gjinushit, ka degraduar në konflikt fizik ndërmjet policisë së rendit dhe asaj private.

Zyra e Përmbarimit sot në orën 10:00, sipas një vendimi të VKM-së, do të lironte godinën ku ndodheshin zyrat e PSD-së, për t’ia kthyer atë pronarit të vërtetë, por në momentin e fundit është përballur me policinë private, e cila nuk lejonte që zyrat të liroheshin.

Sipas “Shqiptarja.com”, Gjinushi ka tentuar të hyjë por nuk është lejuar, pasi përfaqësues të përmbaruesve i kanë vënë kyçin selisë.

Uniformat blu kanë kërkuar largimin e policisë private, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe është konfrontuar me policinë shtetërore

Rreth orës 10.20 policia e rendit ka shoqëruar në makinë disa policë privatë dhe më pas, me urdhër të zv.drejtorit të polcisë, Pandi Sulla, u shoqërua edhe pjesa tjetër e policisë private.

 Ndalimi bëhet pasi ata kanë kundërshtuar dhe fyer uniformat blu

Nga ana tjetër,pronari i banesës, Osman Manopulli deklaron se e ka fituar pronën me gjyq. “Ne e kemi fituar me gjyq pronën dhe policia e rendit duhej që të vinte për lirimin e saj, por Gjinushi nuk e lëshon”, -ka thënë Manopulli.

Skënder Gjinushi në një deklaratë për mediat,  ka thënë se prona është shtetërore dhe se ata që pretendojnë se janë pronarë, kanë falsifikuar dokumentet.

Maqedoni, kapet një person me 42 mijë euro në çorape

lek corapeDoganierët e Maqedonisë gjatë kontrollit të një shtetasi në pikën kufitare Tabanoc kanë zbuluar 42 mijë euro të palajmëruara, të fshehura në çorapet e tij.

Shetatasi i Maqedonisë i shoqëruar nga një bashkudhëtar tjetër i ka bërë të ditur doganierëve se nuk ka asgjë për të lajmëruar në dalje të tij për në Serbi. Por, pas dyshimeve nga ana e doganierëve, është urdhëruar kontrollimi i tij.

Gjatë kontrollit u zbulua se në çorape kishte fshehur 42 mijë euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer vetëm 2 mijë euro, ndërsa janë mbajtur 40 mijë euro.

Ndalesa e parave është bërë për shkak se ato nuk janë lajmëruar në organet e doganës në përputhje me rregullat ligjore dhe se ndaj rastit ka nisur procedurë hetimore.

Rama: Asnjë militant në tatime, dogana e arsim

edi rama   yAsnjë militant që nuk plotëson kriteret nuk do të punësohet në sektorë si arsimi, tatime, dogana apo INSTAT. Kjo u tha gati, gati në formë urdhri për deputetët dhe ministrat bashkë nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar.

Burime tepër të rezervuara bënë të ditur dje për “Gazeta Shqiptare” se në përgjigje të të gjitha ankesave të deputetëve për punësimin e militantëve dhe atyre që kontribuuan në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama mësohet të ketë thënë se askush që nuk e meriton nuk do të zërë një vend pune. “Në bazë të premtimeve të fushatë ne duhet të punojmë të bëjmë shtet dhe jo të punësojmë të paaftë. Çdokush duhet vlerësuar në bazë të meritokracisë”. Sipas Ramës, janë shpallur konkurset në arsim, në tatime dhe të gjithë t’u nënshtrohen konkurseve.

“Nuk mund të vëmë në një post, në tatime apo dogana një person dhe të lëmë arkën e shtetit bosh, për shkak të paaftësisë së individëve”, mësohet të jetë shprehur i prerë kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, Rama kërkoi që mes deputetëve dhe ministrave të ketë mirëkuptim. “Zgjidhni çdo gjë me dialog. Nuk ka kuptim të mblidhen asambletë për emërime, ndërkohë që mund ta zgjidhni me konsensus mes jush”, mësohet të jetë shprehur Rama në lidhje me punësimin e posteve politike që tashmë kanë mbetur ende pa u zgjedhur në rang të pushtetit vendor. Kjo është e disata herë që Rama shprehet për të “qetësuar” jo vetëm deputetët, por edhe për të përcjellë tek militantët idenë se nuk do të ketë asnjë vend pune të pamerituar. Veçanërisht për sektorët kyçë si INSTAT, Arsim, Dogana e Tatime, Rama ka kërkuar që të ketë njerëz profesionistë dhe jo të paaftë. Edhe në mbledhjet e kaluara ai e ka përsëritur situatën kritike ku ndodhet buxheti i shtetit, ndaj ka kërkuar më shumë punë dhe njerëz të aftë që ta bëjnë këtë punë në këta sektorë. Madje, në mbledhjet e kaluara ai u ka vendosur deputetëve edhe cakun, duke u thënë se “nëse duan kushërinjtë drejtorë, atëherë të lënë mandatin e deputetit”.

Kryeministri ka përfunduar edhe konsultimet me deputetët e të 12 qarqeve veç e veç dhe aty është folur ndërkaq edhe për ndarjen e posteve në rang rajonal. Deputetët e çdo qarku, në bashkëpunim me prefektët respektivë do të ndajnë edhe pjesët siç u takon në drejtoritë rajonale. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar nuk është folur më për çështjen e Shpëtim Gjikës. Gjithçka është mbyllur me fjalën e kryeministrit Rama, në fillim të mbledhjes me dyer të hapura. Më tej, grupi ka diskutuar edhe për axhendën e seancës parlamentare. Burimet thanë se nuk ka pasur asnjë diskutim edhe për çështjen e dorëzimit të mandateve të ministrave, çështje kjo që është lënë deri më tani pa u zgjidhur.