Presidenca Lituaneze, Marrëveshje mbi imigrimin sezonal të punëtorëve të vendeve të treta

19

foreign-seasonal-workersKomiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm COREPER II, ka aprovuar më 29 tetor në Bruksel një tekst kompromisi mbi propozimin e direktivës së Parlamentit Europian dhe të Këshillit, që mundëson kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta, me qëllim punën sezonale. Kjo do të lejojë më vonë, votimin në Parlamentin Europian dhe më pas gjetjen e një akordi të Këshillit së bashku me Parlamentin mbi këtë Direktivë.

Sipas njoftimit të Presidencës Lituaneze, me aprovimin e kësaj Direktive, Këshilli do të bëjë një hap para drejt një prej objektivave të Stokholmit : vënien në jetë të Program Veprimit, që lidhet me imigracionin legal.

Direktiva krijon rregullat e pritjes dhe të qëndrimit të qytetarëve të vendeve të treta, në kërkim të një pune sezonale dhe përcakton gjithashtu të drejtat e tyre. Shtete Anëtare të BE-së, mund t’i pranojnë për të punuar nga 5-9 muaj, përgjatë së cilës ato mund të shtyjnë të paktën një herë, kontratën e punës ose të ndryshojnë punëdhënës. Dhënia e lejeve të punës për punonjësit sezonalë nuk duhet të zgjasë më shumë se 90 ditë, megjithëse punonjësit sezonalë që respektojnë ligjet, mund të përdorin procedurat e kthimit të thjeshtëzuar.

Direktiva, krijon rregulla qëndrimi të përshtatshme për punëtorët sezonalë, të drejtën për të marrë një dëmshpërblim nga punëdhënësi, nëse leja është anuluar për faj të tij, si edhe të drejta të njëjta me qytetarët e vendeve të Shteteve Anëtare pritëse, në fusha të ndryshme si kushtet e marrjes në punë dhe mbrojtjen sociale.

Bëhet fjalë për direktivën e parë të Unionit Europian që krijon rregulla imigrimi të destinuara për punëtorë pak të kualifikuar. Duke fiksuar një nivel të lartë të mbrojtjes së punëtorëve sezonalë dhe duke thjeshtësuar imigrimin e tyre qarkullues, ky tekst legjislativ do të jetë i nevojshëm, jo vetëm për vendet pritëse, por gjithashtu për vendet origjinë të punonjësve”, – ka deklaruar Presidenti i Komitetit Përfaqësues të Përhershëm, Ambasadori Raimundas Karoblis.

Karoblis shtoi gjithashtu se, një imigracion i punëtorëve me kualifikim të lartë është gjithashtu i nevojshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë së Shteteve Anëtare.

Shtetet Anëtare do të jenë përgjegjëse për vëzhgimin dhe kontrollimin e zbatimit të Direktivës, me synim pengimin e abuzimeve të mundshme dhe ndëshkimin e abuzimeve./i.t/