Varet në burg, akuzohej për vrasjen e nënës

burguNjë 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e burgut në Krujë. Mësohet se viktima është Tonin Biba, i cili vuante nga problemet mendore. Burime zyrtare nga policia thanë se, viktima është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në ambientet e paraburgimit të Zaharisë.

Ai akuzohej për vrasjen me thikë të nënës së tij Marte Biba, ndërsa nga ekspertiza mjekoligjore u cilësua i paaftë mendërisht, duke urdhëruar shterimin e detyrueshëm në spital.

Gjykata e Kurbinit në vitin 2001 kishte dhënë urdhrin e shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Tonin Bibës, por ai u burgos. Mendohet se akti i vrasjes është kryer nga Biba në kushte të rënduara mendore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Ja kush është avokatja e re e shtetit

Alma HickaAlma Hicka është avokatja e re e shtetit. Prezantimi është bërë nga vetë kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndërsa ka bërë një rezyme të formimit profesional të Alma Hickës, Rama thekson se ajo ka marrë pëlqimin e merituar  për të drejtuar avokaturën e shtetit.

“E diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Lartë të Magjistraturës pas vendit të parë në rezultatet e kursit përkatës dhe Master në të drejtën civile nga Universiteti i Tiranës, në mungesë të çdo lirie konkurrence e vlerësimi për meritën, Alma Hicka ka vijuar karrierën si gjykatëse e shkallës së parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sot ajo ka marrë pëlqimin e merituar për të drejtuar avokaturën e shtetit, si një tjetër grua në karrierë që merr përsipër barrën e një përgjegjësie të madhe në rrugën e rimëkëmbjes së institucioneve të vendit dhe posaçërisht, si kryembrojtëse e interesit të shtetit shqiptar në shumë fushëbeteja ligjore me individë e sidomos kompani të “mirëarmatosura” me ekipe juridike”, shkruan Rama.

Ambasada Britanike: “Crown Agents” serioze, akuzat politike të rreme

ambasada-britanike_554402Pas akuzave të njëpasnjëshme të opozitës në lidhje me kontratën që qeveria ka bërë me kompaninë “Crown Agents”, vjen reagimi i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë.

Ambasada Britanike, përmes një njoftimi për shtyp, bën të ditur se kompania britanike “Crown Agents” i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor dhe thekson se akuzat ndaj kësaj kompanie janë të rreme.

“Në Shqipëri për disa kohë ka pasur probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat, në mënyrë që qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të kërkuara nga qytetarët e vendit. Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor. Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar. Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj”, -thuhet në njoftimin për shtyp.

Ambasada Britanike në Tiranë thekson se kjo kompani është e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe se vepron në përputhje me legjislacionin britanik.

 “Është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës, dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë se Bashkuar, Shteteve te Bashkuara dhe Japonisë. Aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës te procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë”.

Ambasada Britanike i ka cilësuar të rreme akuzat e bëra nga qarqet politike shqiptare lidhur me kompaninë Crown Agents.

“Disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents.  Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt-propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuara dhe krejtësisht pa baza”, -thuhet në njoftim.

Berisha për pallatin e Bashës: Rama, hakmarrje policore se urren për vdekje Lulzim Bashën

basha-berishga184Ish-kryeministri Berisha reagon në Facebook në lidhje me rrethimin e pallatit të vjerrit të Lulzim Bashës. Berisha deklaron se, Rama urren për vdekje Lulzim Bashën dhe po dënon kolektivisht të gjithe banorët e pallatit. Sipas Berishës ky akt është dëshmi e shtetit policor të Ramës duke bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kunder akteve banditeske të Edi Ramës.

“ANTILIGJI KUNDËR LIGJIT, FYTYRA E VËRTETË E SHTETIT POLICOR TË EDI RAMES”

Të dashur miq, një akt banditesk shtetëror i pashembullt në Europën e sotme po zhvillohet para kamerave televizive në Vlorë. Me urdhër të Edi Ramës, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bandë socialiste, prej më shumë se 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.

Pallati është ndërtuar me leje, në pronë private, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform regullave të shtetit. Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit.

Kjo që ndodh me qytetarët e pallatit të rrethuar me shiritin e zonës së krimit dhe moslejimi i banorëve për të hyrë në shtëpitë ku banojnë është dëshmi falgrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për tu ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske me të cilat Edi Rama me urrejtjen e tij të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin. Sb”

Meta – Papoulias: Erë e re bashkëpunimi

kryetari_i_kuvendit_z._ilir_meta_me_presidentin_e_greqisëKryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka pritur sot Presidentin e Greqisë Karolos Papoulias. Pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për këtë vizitë shumë të rëndësishme të Presidentit të Greqisë në Shqipëri, dhe vuri në dukje rolin historik dhe kontributin e çmuar të  Presidentit grek Papoulias në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kryetari  i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen se tashmë ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes Komisioneve të përbashkëta të punës dhe përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë. Në këtë kuadër, u vu theksi mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen për rëndësinë që kanë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, si ura të forta bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve dhe dy vendeve fqinje.

Presidenti Papoulias, pasi e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit, shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë ndaj Shqipërisë, dhe veçanërisht ndaj objektivave të vendit në procesin e integrimit evropian. “Një Shqipëri në Bashkimin Evropian, do të jetë kontribut jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më tej”, u shpreh Presidenti Papoulias.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se pas vizitës dhe mesazheve domethënëse të Presidentit Papoulias në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shënojnë një përparim të dukshëm. “Në këtë drejtim, fryma dhe parimet e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe parimet e Bashkimit Evropian, janë baza e trajtimit konstruktiv dhe e gjetjes së zgjidhjeve racionale të çështjeve të mbartura nga e kaluara”, u shpreh z. Meta.

Materiali zgjedhor nga Mitrovica e Veriut ka humbur

Pamje nga qendra e sulmuar e votimit në veri të Mitrovicës
Pamje nga qendra e sulmuar e votimit në veri të Mitrovicës
Pamje nga qendra e sulmuar e votimit në veri të Mitrovicës

Evropa e Lirë

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e personelit të OSBE-së nga veriu, nuk dihet gjë se ku kanë mbetur votat e qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Në tri lokacionet, të cilat kanë qenë të sulmuara dje në veri të Mitrovicës, Shkolla Fillore “Sveti Sava”, Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë,  materialet [zgjedhore] nuk kemi mundur t’i mbrojmë. Ne nuk e kemi në posedim këtë material dhe të njëjtin nuk kemi mundur ta dorëzojmë [tek KQZ-ja]”, thotë Gaon.

Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17h në tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut.

Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marrë nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.

OSBE-ja ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit zgjedhor në katër komunat veriore.

Zëdhënësi i OSBE-së, ndërkaq thotë sot se nuk e di se ku është materiali zgjedhor të cilin duhej ta mbronte.

“Ai material, sipas asaj që kemi parë, nga xhirimet që kemi parë në Youtube dhe media të tjera, është i dëmtuar, i shpërndarë nëpër tokë, kështu që unë nuk e di, parimisht, se cili është fati i këtij materiali; nëse ka përfunduar në shportë mbeturinash apo çka ka ndodh me të”.

“Thjesht, personeli ynë duhej të largohej nga këto lokacione, sepse siguria ishte rrezikuar, dhe nuk kemi mundur që ta ruajmë materialin zgjedhor”, thotë Nikolla Gaon për Radion Evropa e Lirë.

Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, në një konferencë për shtyp mbrëmë vonë, ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për rolin që ka pasur ky mision në këto zgjedhje. (f.a.) /Evropa e Lire/

Basha: Rama kontratë të errët me kompaninë “Crown Agents”

basha2-1024x694Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë Rama për mungesë transparence në lidhje me asistencën e kompanisë “Crown Agents”. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Basha theksoi se, kontrata mes tyre është e mbushur me elementë të errët dhe arkës së shtetit po i merren miliona dollarë.

“Ne do ndriçojmë të vërtetën e kontratës mes qeverisë dhe kompanisë “Crown Agents”për menaxhimin e doganave e mbushur me elementë të errët, 4.5 milionë euro në vit do i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie kundrejt shërbimeve të paqarta, 400 mijë euro i merren arkës vetëm për makina luksi për agjencinë në fjalë. Do paguhet për rritjen e të ardhurave të ulura nga qeveria Rama. Ky është Kryeministër, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje, që ka gjetur vetë”,- ka thëne Basha.

Basha u ndal më tej në çështjen e integrimit, për të cilin akuzoi Ramën, se me veprimet e ditëve të fundit po bëhet pengesë.

“Jemi para një ngjarjeje historike. Duhet të punojmë për integrimin, i cili po bëhet një fjalë e huaj për Ramën”, tha ai.

Më tej, Basha u përqendrua në gjendjen e financave të vendit. Sipas tij, gjatë muajve të fundit ka pasur rënie drastike të të ardhurave.

“Qeveria, ulje drastike të të ardhurave. Miliona dollarë kanë humbur në tre muaj e fundit”, tha Basha.

 

 

Turqia progres drejt BE-së, hapet një tjetër kapitull negociatash

eu_turkey_flagNesër pritet të zhvillohet në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare mbi Zgjerimin. Pas një bllokimi prej më shumë se tre vitesh, në kapitujt e negociatave me Turqinë, do të hapet një kapitull i ri, në kuadrin e negociatave të aderimit të Turqisë në BE. Ministrat e Shteteve Anëtare të BE-së kanë aprovuar hapjen e kapitullit 22 të negociatave, duke krijuar mundësinë e rimarrjes së procesit të negocimeve përgjatë presidencës lituaneze, të Këshillit të BE-së.

Sipas njoftimi për shtyp të Presidencës lituaneze, Ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevičius do të kryesojë delegacionin e Bashkimit Europian në këtë Konferencë, ndërsa delegacioni turk do të përfaqësohet nga Ministri turk i Punëve Europiane dhe negociatori kryesor Egemen Bağış dhe Ministri turk i Politikës Rajonale dhe të Zhvillimit Cevdet Yilmaz. Komisioni Europian do të përfaqësohet nga Komisioneri i ngarkuar për Zgjerim dhe Politikat Europian të Fqinjësisë, Štefan Füle.

Hapja e kapitullit 22, që ka të bëjë me Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturorë, është aprovuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Punëve të Përgjithshme më 22 tetor nga Ministrat e Shteteve Anëtare të BE-së, duke hapur mundësinë për rinisjen e procesit të negocimeve.

Komisioni Europian ka publikuar më 16 tetor, raportin vjetor të avancimit të Turqisë, ku është nënvizuar, se Turqia është një partner strategjik i BE-së dhe se një proces aderimi aktiv dhe i besueshëm mund të shfrytëzojë më mirë potencialin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë. Komisioni Europian e vlerëson si një hap të rëndësishëm përshpejtimin e negociatave të aderimit, që do të rimarrin hapjen e kapitullit 22 të negociatave.

Vendet që aderojnë në BE, duhet të kryejnë negociatat mbi 35 kapituj, që përfshijnë të drejtën juridike. Nga 35 kapituj, Turqia ka filluar negociatat mbi 14 kapituj dhe ka përmbyllur vetëm një prej tyre./i.t/

 

 

 

Doganat, Rama: Zhvillime pozitive që do kontribuojnë në ringritje

qeveriaaa ramaKryeministri i vendit Edi Rama, duke iu referuar shifrave dhe të dhënave të fundit të publikuar nga Doganat, ka deklaruar se, zhvillimet e fundit janë pozitive, pasi është trashëguar një gropë si pasojë e degjenerimit të qeverisjes së mëparshme.

“Rezultatet e para te punës nën drejtimin e ri në Dogana e Tatime flasim për zhvillime pozitive në drejtimin e duhur. Kemi trashëguar një gropë të hapur aty, si pasojë e degjenerimit të qeverisjes, shpartallimit të administratës doganore e tatimore vit pas viti, por kemi gjetur njerëz profesionistë në sistem për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrjes”- tha Rama.

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe rezultatin pozitiv të mbledhjes së 28 milionë dollarëve më shumë, çka do të kontribuojnë në ringritje.

“Janë 28 milionë dollarë më shumë, jo vetëm është frenuar rënia e vazhdueshme, por është shënuar pikë kthese e fortë që fillimi i ringritjes, që do të vazhdojë”- tha Rama.

 

Nis punën Gjykata Administrative. Naço: Një revolucion,që do pasohet me reforma të tjera

Nasip-NacoSot është kryer ceremonia e hapjes së Gjykatës Administrative në tërë vendin. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, prezent gjatë kësaj ceremonie ka deklaruar se, Gjykata Administrative i ka munguar sistemit të Drejtësisë dhe se, kjo gjykatë është një revolucion në sistemin e drejtësisë, që do të pasohet me reforma të tjera.

“Dua t`i uroj punë të mbarë Gjykatës Administrative dhe trupës së gjyqtarëve. Gjykata Administrative është një gjykatë, që i ka munguar sistemit të drejtësisë. Kjo gjykatë është një revolucion në sistemin e drejtësisë, që do të vijojë me reforma të tjera. Kushtet janë optimale për të filluar punë. Do të procedohet më shpejtë për ankesat e qytetarëve. Janë marrë të gjithë masat që kolegji administrativ të fillojë punën që nesër dhe në ditët në vijim”,-u shpreh Naço.

Gjykata Administrative, si strukturë e re e gjyqësorit që do të trajtojë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore, ishte planifikuar të bëhej funksionale në fillim të këtij viti.