Basha: Rama kontratë të errët me kompaninë “Crown Agents”

20

basha2-1024x694Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë Rama për mungesë transparence në lidhje me asistencën e kompanisë “Crown Agents”. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Basha theksoi se, kontrata mes tyre është e mbushur me elementë të errët dhe arkës së shtetit po i merren miliona dollarë.

“Ne do ndriçojmë të vërtetën e kontratës mes qeverisë dhe kompanisë “Crown Agents”për menaxhimin e doganave e mbushur me elementë të errët, 4.5 milionë euro në vit do i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie kundrejt shërbimeve të paqarta, 400 mijë euro i merren arkës vetëm për makina luksi për agjencinë në fjalë. Do paguhet për rritjen e të ardhurave të ulura nga qeveria Rama. Ky është Kryeministër, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje, që ka gjetur vetë”,- ka thëne Basha.

Basha u ndal më tej në çështjen e integrimit, për të cilin akuzoi Ramën, se me veprimet e ditëve të fundit po bëhet pengesë.

“Jemi para një ngjarjeje historike. Duhet të punojmë për integrimin, i cili po bëhet një fjalë e huaj për Ramën”, tha ai.

Më tej, Basha u përqendrua në gjendjen e financave të vendit. Sipas tij, gjatë muajve të fundit ka pasur rënie drastike të të ardhurave.

“Qeveria, ulje drastike të të ardhurave. Miliona dollarë kanë humbur në tre muaj e fundit”, tha Basha.