Doganat, Rama: Zhvillime pozitive që do kontribuojnë në ringritje

17

qeveriaaa ramaKryeministri i vendit Edi Rama, duke iu referuar shifrave dhe të dhënave të fundit të publikuar nga Doganat, ka deklaruar se, zhvillimet e fundit janë pozitive, pasi është trashëguar një gropë si pasojë e degjenerimit të qeverisjes së mëparshme.

“Rezultatet e para te punës nën drejtimin e ri në Dogana e Tatime flasim për zhvillime pozitive në drejtimin e duhur. Kemi trashëguar një gropë të hapur aty, si pasojë e degjenerimit të qeverisjes, shpartallimit të administratës doganore e tatimore vit pas viti, por kemi gjetur njerëz profesionistë në sistem për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrjes”- tha Rama.

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe rezultatin pozitiv të mbledhjes së 28 milionë dollarëve më shumë, çka do të kontribuojnë në ringritje.

“Janë 28 milionë dollarë më shumë, jo vetëm është frenuar rënia e vazhdueshme, por është shënuar pikë kthese e fortë që fillimi i ringritjes, që do të vazhdojë”- tha Rama.