Berisha për pallatin e Bashës: Rama, hakmarrje policore se urren për vdekje Lulzim Bashën

18

basha-berishga184Ish-kryeministri Berisha reagon në Facebook në lidhje me rrethimin e pallatit të vjerrit të Lulzim Bashës. Berisha deklaron se, Rama urren për vdekje Lulzim Bashën dhe po dënon kolektivisht të gjithe banorët e pallatit. Sipas Berishës ky akt është dëshmi e shtetit policor të Ramës duke bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kunder akteve banditeske të Edi Ramës.

“ANTILIGJI KUNDËR LIGJIT, FYTYRA E VËRTETË E SHTETIT POLICOR TË EDI RAMES”

Të dashur miq, një akt banditesk shtetëror i pashembullt në Europën e sotme po zhvillohet para kamerave televizive në Vlorë. Me urdhër të Edi Ramës, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bandë socialiste, prej më shumë se 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.

Pallati është ndërtuar me leje, në pronë private, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform regullave të shtetit. Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit.

Kjo që ndodh me qytetarët e pallatit të rrethuar me shiritin e zonës së krimit dhe moslejimi i banorëve për të hyrë në shtëpitë ku banojnë është dëshmi falgrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për tu ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske me të cilat Edi Rama me urrejtjen e tij të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin. Sb”