Tragjedia në Pogradec, kërkohet ndihmë për familjarët

pogradec-viktima-e-minieres1Kuma Dardhas u bën apel qytetarëve dhe biznesmenëve të kontribuojnë për familjarët e pesë viktimave në minierën e fshatit Beragozhdë.

Të pesë viktimat i përkasin fisit me mbiemër Hamolli. Tre vëllezërit Edisoni, 22 vjeç, Ledionit 24 vjeç dhe Nertili, 27 vjeç ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë Sazani 22 vjeç dhe Arjani 28.

Fillimisht, Ledioni bashkë me dy vëllezërit Sazani e Arjani, kanë shkuar në galerinë e minierës në Beragozhdë për të nxjerr prej andej metale me vlerë që do t’u siguronin disa të ardhura minimale.

Më pas, Edisoni dhe Nertili kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë vëllait dhe kushëririt të tyre. Por në fakt, nuk ia kanë dalë dot t’i shpëtojnë por janë kthyer edhe vetë në viktima duke e bërë ngjarjen akoma edhe më tragjike.

 

Armët kimike, Bushati: Nuk ka ende asnjë vendim

Ditmir-BushatiMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur se ka një kërkesë nga SHBA-ja për çështjen e armëve kimike në vendin tonë, por ende nuk është marrë një vendim. Kështu i është përgjigjur Bushati gjatë raportimit në Komisionin për Politikën e Jashtme, pyetjes të drejtuar nga ish-ministri i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu.

Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet e kontaktuara nga SHBA-të për shkatërrimin e arsenalit sirian, por nuk është vendosur asgjë. Ai ka bërë të ditur se kryeministri Rama ka pasur një bisede telefonike me sekretarin amerikan John Kerry, ndërkohë që ka shtuar se nuk flitet ende për vendimmarrje. “Nuk dihet ende nëse do të shkojmë apo jo në këtë proces dhe nuk është folur për detaje teknike të tij”, tha Bushati.

“Shqipëria  vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë  jemi një ndër vendet e kontaktuara  nga SHBA-të se si mund të kontribuojmë për  armët kimike të Sirisë. Kryeministri Rama  dje ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry me të cilin diskutuan për çështjen e sigurisë, për elementët për kryerjen e procesit. Ata folën si mund të shërbejnë aleatët për të hyrë në këtë proces për t’u përmbushur objektivat. Kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë  për këtë proces. Kërkoj që para se të dalim me deklarata të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmëri. Nuk kemi një vendimmarrje,nuk kemi nisur asnjë proces konsultimi për armët kimike të Sirisë.  Nuk na është kërkuar konsultime apo mbështetje politike”, tha Bushati.

Damanaki me Ramën për hapjen e negociatave

rama meMaria Damanaki, Komisionere për Peshkimin dhe Detin ka nisur sot një vizitës 2-ditore në Tiranë. Mediet greke raportojnë se vizita e saj në Shqipëri ka si qëllim transmetimin e mesazhit se do të marrë statusin e vendin kandidat nëse forcon luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu komisionerja ka në axhendën e saj promovimin e krijimit të zonës detare mesdhetare. Damanaki do të takohet të premten me Kryeministrin, Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrin e Turizmit, Eglantina Gjermeni, etj.

Komisionerja gjithashtu do të marrë pjesë dhe në një tryezë të rrumbullakët me shkencëtare dhe ekologjistë ku do të diskutohet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të zonës detare.

Damanaki, një politikane greke thuhet se gjatë qëndrimit në Tiranë ajo do të negociojë edhe për zgjidhjen e debatit Greqi-Shqipëri për kufirin detar si edhe për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Armët kimike, Arvizu: Presim bashkëpunimin e Shqipërisë

arvizu1Pas debateve të shumta rreth çështjes së shkatërrimit të armëve siriane në Shqipëri, vjen sot reagimi i ambasadorit Alexandër Arvizu.

 “SHBA-të vlerësojnë pozitën e fortë që ka marrë qeveria e Shqipërisë, për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për programin e eleminimit të armëve kimike të Sirisë. U përket të gjitha kombeve përgjegjëse, edhe SHBA-ve si dhe Shqipërisë, që të gjejnë një mënyrë efektive dhe brenda kohës, që të jemi bashkëpunues për të eleminuar kërcënimet, që krijohen prej programit të armëve kimike të Sirisë”, -deklaroi Arvizu.

Më tej ai shtoi: “Ne do të investojmë në specializimin për të krijuar të gjitha standardet për sa i përket luftës së armëve kimike, një rrezik kërcënues për njerëzit”.

Në një takim në Shkodër, Arvizu ka nënkuptuar që kërkon bashkëpunimin e Shqipërisë, teksa ka thënë se “shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së”.

“Shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë, dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerë të tjerë të përgjegjshëm, po shohim mënyra për të kontribuar, si për pajisje të specializuara, ekspertizë, personel i trajnuar, asistencë financiare ose me burime. Të gjitha këto për t’u marrë me këtë kërcënim ndërkombëtar që shkaktohet nga programi i armeve kimike të Sirisë”,-u shpreh Arvizu.

Tragjedi në Pogradec, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

pogradec-viktima-e-minieres1Një tjetër tragjedi ka ndodhur në minierat e vendit tonë. Dy punëtorë në fshatin Gurrë të Librazhdit  janë zënë poshtë nga një masiv mineral kromi. Bëhet fjalë për inxhinier Drini Bogdanin dhe një punëtor, të cilët kanë gjetur vdekjen. Ndërsa mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje. Ditën e djeshme 5 të rinj humbën jetën, pasi u asfiksuan në minierën në Pogradec.

Tragjedi në Pogradec, 5 të rinj vdesin të bllokuar në minierë

Pesë të rinj kanë humbur jetën, pasi kanë mbetur të bllokuar në minierën e fshatit Beragozhde të komunës Dardhas në Pogradec.

Viktimat janë vëllezërit  Edison, Nertil dhe Ledion Hamolli, përkatësisht 23, 25 dhe 24 vjeç, si dhe dy vëllezërit e tjerë, Sazan dhe Arjan Hamolli 23 dhe 30 vjeç.

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamollit, ndërkohë që grupi i kërkim-shpëtimit të cilët ndodhen në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen e 3 trupave të pajetë nga miniera.

Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.

Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.

Po, në të njëjtën minierë një javë më parë mbeti i bllokuar një i ri tjetër, i cili kishte hyrë në minierë për të mbledhur skrap, por fatmirësisht ai u nxor i gjallë nga galeria nga grupi i kërkim-shpëtimit.

Në shenjë nderimi për vdekjen e 5 të rinjve, komuna Dardhas shpall dy ditë zie. Sot dhe nesër komuna do të mbajë zi për vdekjen e 5 djemve nga i njëjti fis që humbën jetën nga asfiksia në Beragozhd, brenda një miniere.

Ngjarja

Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish-minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit.

Është konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive.

Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota.

Gjendet naftë në malin e Shpiragut

shpiraguIsh-Kryeministri, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin e zbulimit të naftës në malin e Shpiragut në Berat. Berisha shkruan se, ky zbulim gëzon të gjithë shqiptarët dhe shpreh urimin “që burime të tjera nafte dhe gazi të gjenden dhe Shqipëria, që ende ka fushën naftëmbajtëse më të madhe në kontinent, të behet një ndër vendet kryesore në prodhimin e hidrokarbureve në Europë.”

“Një lajm i madh i mirë vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi të gjithanshëm dhe shpimi të suksesshëm të pusit “Shpirag 2” konfirmohet gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë (naftë e lehtë) me një kapacitet fillestar 1300 fuçi në 24 orë. Ky investim prej 60 milionë eurosh u be në një zonë në të cilën një gjigant nafte kishte shpenzuar më pare, por pa sukses, rreth 100 milionë dollarë”, shprehet Berisha.

“Studimet me mjetet e teknologjisë më të lartë dhe veçanërisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit të pusit bëri të mundur suksesin e rëndësishëm. Kompania parashikon një seri shpimesh të tjera me optimizëm real në zonën e Shpiragut dhe rreth saj.”

 

Lista e kandidatëve për drejtor të Drejtorive rajonale arsimore

ministria e arsimitMinistria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për postin drejtues në njërën prej 13-të Drejtorive Rajonale Arsimore në vend.

Testimi me shkrim do të zhvillohet më 11 nëntor, në orën 10:00 në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ndërsa, testimi me gojë do të zhvillohet më 12 nëntor, në orën 10:00 deri në orën 16:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

 

PËR SHPALLJEN E DATËS, VENDIT DHE ORËS TË TESTIMIT ME GOJË DHE ME SHKRIM PËR KANDIDATËT E PËRZGJEDHUR QË KALOJNË NË FAZËN E DYTË TË KONKURRIMIT

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit në përputhje me nenin 13 të Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe pikën 12 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231 datë 11.05.2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës” ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin:

 

 

1.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tiranë

2.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tiranë – Qark.

3.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Fier

4.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan

5.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Durrës

6.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Vlorë

7.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Shkodër

8.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Berat

9.     Drejtor në Drejtorinë Rajonale Lezhë

10.  Drejtor në Drejtorinë Rajonale Korcë

11.  Drejtor në Drejtorinë Rajonale Kukës

12.  Drejtor në Drejtorinë Rajonale Dibër

13.  Drejtor në Drejtorinë Rajonale Gjirokastër

 

 

Pas verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin e mësipërm, të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet për të hyrë në testim janë të lutur të ndjekin procedurën e konkurrimit për kalimin në fazën finale si më poshtë:

 

TESTIMI ME SHKRIM DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 11.11.2013, DITËN E HËNË NË ORËN 10.00 NË FAKULTETIN EKONOMIK, TIRANË.

 

TESTIMI ME GOJË DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 12.11.2013, DITËN E MARTË, NGA ORA 10.00-16.30, NË MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT.

 

ANKESAT PËR REZULTATET E MË POSHTME TË BËHEN BRENDA DY DITËVE PRANË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT.

Lista e Kandidatëve

 

 

  Lista e kandidatëve

181984107-Lista-e-kandidateve

BE në raportin për Kosovën: As shtet e as republikë

beVëzhguesit ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian(BE) të angazhuar për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 3 nëntor, janë udhëzuar që në takime me bashkëbisedues të ndryshëm, në asnjë mënyrë mos t’i referohen Kosovës si shtet ose republikë.

Për të mos u përsëritur parregullsitë në zgjedhjet lokale, si në zgjedhjet paraprake të organizuara në vend, BE ka dërguar në Kosovë mbi 100 vëzhgues.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri” të përpiluar nga institucionet e Bashkimit Evropian, u rekomandohet vëzhguesve të tyre që për shkak të ndjeshmërisë politike, duhet t’iu përmbahen disa praktikave në bashkëbisedimet e ndryshme.

“Kur flitet për shtetin mundohuni të shmangni në takime me bashkëbiseduesit referimet për Kosovën, si “shtet” ose “republikë”. Referojuni si territori i Kosovës”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Ndërsa kur flitet për qytetarët, vëzhguesve u rekomandohet t’iu shmangen referimeve, si qytetarë të Kosovës, por si popull i Kosovës.

Në këtë dokument po ashtu flitet edhe për emrat e vendbanimeve në Kosovë, ku u rekomandohet që të përdoren në dy gjuhë: shqip dhe serbisht.

“Kur u referoheni emrave të vendeve, ju lutem ta keni parasysh se shumica e vendeve në Kosovë kanë emra shqip dhe serbisht. Në raportimin tonë të jashtëm, praktika është që të vendoset emri shqiptar, i përcjellë nga emri serb si: Pejë- Pec, përveç në komunat me shumicë serbe, ku duhet të vendoset së pari emri serb, i përcjellë nga emri shqiptar si: Gracanica- Graçanicë”.

Shtyhet gjyqi i atentatorit të Fatbardha Tafës

aldo hoxhaGjykata ka shtyrë për në 20 nëntor seancën gjyqësore për Aldo Hoxhën, të akuzuarin për vrasjen e Fatbardha Tafës.

Vrasja ka ndodhur një vit më parë në kryeqytet.

Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës Sajmi Visha.

I cili do të parashtroj sot konkluzionet përpara se gjykata të japë vendimin për 20-vjeçarin Aldo Hoxha.

Arrestohen 5 punonjës të ‘Albpetrol’, përfituan 289 milionë lekë ryshfet

arrestimPolicia e Fierit ka vënë në pranga 5 punonjës të kompanisë ‘Albpetrol’. Sipas burimeve nga policia lokale, personat e arrestuar janë inxhinierë dhe specialistë të kompanisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, “nga hetimet e organit të akuzës është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon”.

Punonjësit e arrestuar janë: H.Gjeka me detyrë shef zyre, G.Kodhelaj specialist, V.Ndoni, V.Xhaferraj dhe Dh.Ceco, të tre me detyrë inxhinier në kompani.

Mësohet se të pestë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatë, pasi gjykata e Fierit, me kërkesë të prokuroria e Fierit, urdhëroi masën e “arrestit me burg”. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. Kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Së bashku me zyrtarët, është kryer edhe arrestimi i administratorit të një shoqërie private, Sh.Rama, i cili nëpërmjet mashtrimit i ka shitur kompanisë “Albpetrol” autosondën jashtë kushteve teknike dhe duke ndryshuar vlerën e tij.

Ndërkohë Policia e Fierit pritet të dalë në një konferencë për shtyp rreth orës 10:00 për të dhënë detaje të tjera rreth këtij operacioni.