Gjendet naftë në malin e Shpiragut

77

shpiraguIsh-Kryeministri, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin e zbulimit të naftës në malin e Shpiragut në Berat. Berisha shkruan se, ky zbulim gëzon të gjithë shqiptarët dhe shpreh urimin “që burime të tjera nafte dhe gazi të gjenden dhe Shqipëria, që ende ka fushën naftëmbajtëse më të madhe në kontinent, të behet një ndër vendet kryesore në prodhimin e hidrokarbureve në Europë.”

“Një lajm i madh i mirë vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi të gjithanshëm dhe shpimi të suksesshëm të pusit “Shpirag 2” konfirmohet gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë (naftë e lehtë) me një kapacitet fillestar 1300 fuçi në 24 orë. Ky investim prej 60 milionë eurosh u be në një zonë në të cilën një gjigant nafte kishte shpenzuar më pare, por pa sukses, rreth 100 milionë dollarë”, shprehet Berisha.

“Studimet me mjetet e teknologjisë më të lartë dhe veçanërisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit të pusit bëri të mundur suksesin e rëndësishëm. Kompania parashikon një seri shpimesh të tjera me optimizëm real në zonën e Shpiragut dhe rreth saj.”