Armët kimike, Arvizu: Presim bashkëpunimin e Shqipërisë

22

arvizu1Pas debateve të shumta rreth çështjes së shkatërrimit të armëve siriane në Shqipëri, vjen sot reagimi i ambasadorit Alexandër Arvizu.

 “SHBA-të vlerësojnë pozitën e fortë që ka marrë qeveria e Shqipërisë, për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për programin e eleminimit të armëve kimike të Sirisë. U përket të gjitha kombeve përgjegjëse, edhe SHBA-ve si dhe Shqipërisë, që të gjejnë një mënyrë efektive dhe brenda kohës, që të jemi bashkëpunues për të eleminuar kërcënimet, që krijohen prej programit të armëve kimike të Sirisë”, -deklaroi Arvizu.

Më tej ai shtoi: “Ne do të investojmë në specializimin për të krijuar të gjitha standardet për sa i përket luftës së armëve kimike, një rrezik kërcënues për njerëzit”.

Në një takim në Shkodër, Arvizu ka nënkuptuar që kërkon bashkëpunimin e Shqipërisë, teksa ka thënë se “shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së”.

“Shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë, dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerë të tjerë të përgjegjshëm, po shohim mënyra për të kontribuar, si për pajisje të specializuara, ekspertizë, personel i trajnuar, asistencë financiare ose me burime. Të gjitha këto për t’u marrë me këtë kërcënim ndërkombëtar që shkaktohet nga programi i armeve kimike të Sirisë”,-u shpreh Arvizu.