Arrestohen 5 punonjës të ‘Albpetrol’, përfituan 289 milionë lekë ryshfet

57

arrestimPolicia e Fierit ka vënë në pranga 5 punonjës të kompanisë ‘Albpetrol’. Sipas burimeve nga policia lokale, personat e arrestuar janë inxhinierë dhe specialistë të kompanisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, “nga hetimet e organit të akuzës është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon”.

Punonjësit e arrestuar janë: H.Gjeka me detyrë shef zyre, G.Kodhelaj specialist, V.Ndoni, V.Xhaferraj dhe Dh.Ceco, të tre me detyrë inxhinier në kompani.

Mësohet se të pestë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatë, pasi gjykata e Fierit, me kërkesë të prokuroria e Fierit, urdhëroi masën e “arrestit me burg”. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. Kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Së bashku me zyrtarët, është kryer edhe arrestimi i administratorit të një shoqërie private, Sh.Rama, i cili nëpërmjet mashtrimit i ka shitur kompanisë “Albpetrol” autosondën jashtë kushteve teknike dhe duke ndryshuar vlerën e tij.

Ndërkohë Policia e Fierit pritet të dalë në një konferencë për shtyp rreth orës 10:00 për të dhënë detaje të tjera rreth këtij operacioni.