Armët kimike, Bushati: Nuk ka ende asnjë vendim

57

Ditmir-BushatiMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur se ka një kërkesë nga SHBA-ja për çështjen e armëve kimike në vendin tonë, por ende nuk është marrë një vendim. Kështu i është përgjigjur Bushati gjatë raportimit në Komisionin për Politikën e Jashtme, pyetjes të drejtuar nga ish-ministri i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu.

Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet e kontaktuara nga SHBA-të për shkatërrimin e arsenalit sirian, por nuk është vendosur asgjë. Ai ka bërë të ditur se kryeministri Rama ka pasur një bisede telefonike me sekretarin amerikan John Kerry, ndërkohë që ka shtuar se nuk flitet ende për vendimmarrje. “Nuk dihet ende nëse do të shkojmë apo jo në këtë proces dhe nuk është folur për detaje teknike të tij”, tha Bushati.

“Shqipëria  vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë  jemi një ndër vendet e kontaktuara  nga SHBA-të se si mund të kontribuojmë për  armët kimike të Sirisë. Kryeministri Rama  dje ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry me të cilin diskutuan për çështjen e sigurisë, për elementët për kryerjen e procesit. Ata folën si mund të shërbejnë aleatët për të hyrë në këtë proces për t’u përmbushur objektivat. Kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë  për këtë proces. Kërkoj që para se të dalim me deklarata të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmëri. Nuk kemi një vendimmarrje,nuk kemi nisur asnjë proces konsultimi për armët kimike të Sirisë.  Nuk na është kërkuar konsultime apo mbështetje politike”, tha Bushati.