Shaqiri “mashkulli i vitit” sipas GQ

shaqiri cmimRevista e njohur e showbizit GQ e ka vlerësuar futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri si mashkullin e vitit 2013. Këtë çmim “GQ” ia ka dhënë dy futbollistëve, Xherdan Shaqirit dhe Claudio Pizarros.

Shaqiri është shprehur shumë i lumtur për këtë çmim. “Nuk e kam pritur këtë çmim. Për mua është një befasi e mirë për të cilën i jam mirënjohës të gjithëve”, shprehet Shaqiri.

 

Dardhasi përcjell për në banesën e fundit 5 djemtë e familjes Hamolli

pogradec-viktima-e-minieres1Dardhasi përcjell për në banesën e fundit 5 viktimat e minierës së Beragozhdës. Trupat e tre djemve të mbetur brenda rrënojave të galerisë, në të cilën u pretendua të nxirrej “buka e përditshme”, janë gjetur dje paradite nga ekipet e kërkimit. Familja Hamolli, e cila humbi pesë djemtë e saj ka pritur e ka përcjellë njerëzit e shumtë që kanë mbërritur nga Pogradeci dhe zonat përreth, ndërsa shpenzimet janë marrë përsipër nga komuna. Njëkohësisht kjo komunë ka hapur një llogari bankare në ndihmë të dy familjeve. 28-vjeçari Arjan Hamolli, i cili la pas një vajzë 1 vjeçe, hyri që mëngjesin e së mërkurës brenda galerisë bashkë me vëllain e tij, Sazanin dhe djalin e xhaxhit tij, Ledion, për të mos dalë më prej aty, por për të marrë me vete edhe dy kushërinjtë e tjerë Nertilin dhe Edisonin. Operacioni, i cili mbajti mbërthyer shpresat deri mëngjesin e djeshëm për ndonjë të mbijetuar, zbuloi vetëm trupat e tyre pa jetë.

Gjetja e trupave

Ndërhyrja e ekipeve të kërkimit që nisi pak para mesnatës së të premtes në galerinë e Beragozhdës mbajti të mbërthyer pas galerisë ekspertë dhe banorë të zonës. Mësohet se është punuar për gjatë gjitha natës deri në mëngjes për të shkuar tek trupat e pajetë ndërsa trupat e tre të rinjve janë zbuluar në thellësi, ashtu siç edhe ishte përcaktuar nga ekspertët ditën e enjte. Vetë i ati i dy prej tre djemve, trupat e të cilëve u nxorën vetëm mëngjesin e djeshëm nga rrënojat e një galerie që ishte jashtë funksionit prej më shumë se 20 vjetësh ka falënderuar shtetin për ndihmën e dhënë për gjetjen e trupave të të bijve dhe nipit të tij. Ndërsa komuna e Dardhasit edhe ditën e djeshme e ka patur ditë zie. Mësohet se edhe tre djemtë e tjerë kanë humbur jetën nga asfiksia pasi në vendin ku janë gjetur mësohet se nuk ka pasur ndonjë shembje e galerisë. Pesë djemtë e familjes Hamolli, tre djem të Luan , i cili mësohet se nuk jeton prej vitesh si dhe dy djemtë e Xhevidit, humbën jetën në përpjekje për të nxjerrë hekur nga gërmadhat e një galerie që duhej të ishte nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse, ose duhej të ishte izoluar deri në atë lloj mase sa mos të futej askush brenda tyre. Ndërkohë që mundësia tjetër, që mund të bënin autoritetet vendore dhe shtetërore për ato familje që të siguronin bukën e gojës jashtë atyre varreve të hapura, ishte punësimi i ndonjë personi nga familjet.

Vdekja në minierë, pranga pronarit

Tragjedia e Pogradecit që u mor vesh mëngjesin e së enjtes u shoqërua nga një tjetër ngjarje e kobshme. Dy persona u zunë nga një masiv dhe brenda ambienteve të një galerie në Qukës të Librazhdit orëve të mesditës së dy ditëve më parë. Dy burra, njëri inxhinier dhe tjetri minator mbetën të pajetë, ndërsa hetimet nxorën me faj për këtë çështje respektimin e kushteve teknike. Kështu mëngjesin e djeshëm prokuroria e Elbasanit dhe urdhëruar prangosjen e shtetasit Agim Yzo, pronar i kompanisë private që shfrytëzon minierën e hekur-nikelit në Gurrë të Librazhdit. Ai ishte shoqëruar mbrëmjen e së enjtes në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën inxhinieri Drini Bogdani nga Rrajca dhe minatori Hazhi Danga. Dy viktimat humbën jetën pasi u zunë nga një masiv dheu në galeri, ndërkohë që së bashku me 3 kolegë të tjerë po vendosnin minat. Fatmirësisht 3 të tjerët kanë shpëtuar. Nuk dihen saktësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, por ekspertët e hetimit sekuestruan dokumentacionin e firmës shfrytëzuese dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Ambientalistët protestë kundër armëve kimike siriane

ambientalistetAmbientalistët kanë organizuar një protestë kundër importimit të armëve kimike siriane në vendin tonë.

Shoqëria civile ka dalë sërish  në protestë te piramida në kryeqytet. Ambientalisti Sazan Guri ka bërë thirrje t’u thuhet ‘jo’ shkatërrimit në vendin tonë të armëve kimike siriane dhe pro shëndetit të brezave.

Guri është shprehur se, sjellja e armëve kimike në Shqipëri e pengon Kushtetuta e vendit, ndërsa shtoi se shoqëria duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar shkatërrimin e tyre në vend.

“Është shkelur neni 56 i Kushtetutës së vendit për informimin publik dhe neni 59 që nuk ruhet siguria shëndetësore dhe ekologjike e vendit. Shqipërisë do ti dalin 200 milionë euro mangët në buxhet duke dhënë para për të shkatërruar këto armë kimike.  Kjo marrëveshje thyen edhe marrëveshja e Këshillit të Sigurimit për transportimin e lëndëve të rrezikshme. Ne duhet të mblidhemi dhe ti themi qeverisë që Kushtetuta shqiptare e ndalon sjelljen e armëve kimike në Shqipëri”, tha Guri.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile Goxhaj u shpreh se protesta kundër armëve kimike në Shqipëri do të vazhdojë ditë e natë. “Duhet t’i themi jo importit të armëve kimike. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e helmeve”,- deklaroi Goxhaj.

Një tjetër përfaqësuese e shoqërisë civile Elsa Ballauri u ka bërë thirrje të rinjve të ngrihen kundër importit të armëve kimike dhe të mos kenë frikë.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave në këtë takim do të trajtoi çështjen e importit të armëve kimike nga Siria dhe rrezikun që paraqet ky veprim për Shqipërinë.

Më pas, ambientalistët protestuan para kryeministrisë, ku kërkuan nga qeveria që të kundërshtojë propozimet që vijnë  për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Sipas ambientalistëve, kryesore për qeverinë duhet të jetë shëndeti dhe e ardhmja e qytetarëve shqiptarë.

Basha në Berlin, i ftuar në ceremoninë e përvitshme të Presidentit të KiE-së

lulzim bashaKryetari i opozitës Lulzim Basha, është ftuar sot në ceremoninë zyrtare të raportit të përvitshëm të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian Herman van Rompuy, mbi situatën në Europë.

Këtë vit kjo ceremonia zhvillohet në Berlin, në përkujtim të rënies së Murit të Berlinit, që simbolizon erën e lirisë për vendet e Europës ish- komuniste dhe ribashkimin e Gjermanisë dhe mbarë Europës.

Presidenti Van Rompuy, do të bëjë prezantimin vjetor të gjendjes politike, ekonomike dhe shoqërore të Europës gjatë këtij viti dhe rrugën përpara, gjatë vitit të ardhshëm.

Rama me fermerët: Do shpërndajmë certifikatat e pronësisë

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët e komunës Frakull në Fier.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u premtoi fermerëve dhënien e certifikatës së pronësisë  si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

“Jam i kënaqur që dëgjoj nga fermerët nevojën për t`u organizuar bashkë. Akti i parë është pastrimi i kanalit vaditës dhe kullues pasi ka 30 vjet pa u pastruar.   Qeveria është e angazuar që çdo fermeri t`i japim certifikatën e pronësisë. Për ne ligji 7501 do të jetë udhërrëfyes dhe do të nisim shpërndarjen e certifikatave. Do të fillojmë fazën e parë nga Fieri, faza e dytë do të jetë ujitja dhe kullimi” u shpreh Rama.

Sekuestrohet 90 kg drogë Lazarati

kanabis2Policia në pamundësi për të hyrë në Lazarat, ka vendosur të vëzhgojë zonën nga jashtë, duke ndaluar të gjithë sasinë e drogës që del që andej. Nga operacioni më i fundit i mëngjesit të sotëm, është sekuestruar një sasi e madhe me drogë, e cila kishte dalë nga fshati “i fortë”. Policia ka prangosur një person nga Fieri pasi  gjet, 90 kilogramë marijuhanë.  Nga hetimet e deritanishme droga kishte destinacion Italinë. Policia e qarkut të Gjirokastrës ka marrë informacione në rrugë operative, se ishte nisur  nga fshati Lazarat një automjet tip “Benz”, i cili po  transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuhanë në drejtim të Fierit. Agjentët antidrogë kanë ngritur shërbime në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë, ku mbi bazën e informacioneve të marra, kanë bërë të mundur të pikasin mjetin që po transportonte lëndën narkotike. Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë-Gjirokastër, forcat policore janë vënë në ndjekje të tij.

Në aksin rrugor Gjirokastër- Subash është bërë edhe bllokimi i automjetit tip “Benz” me targa AA 897 FU, që drejtohej nga 52-vjeçari Agron Shpataraku, lindur dhe banues në Fier. Automjeti së bashku me drejtuesin janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit rezultoi se në dyshemenë e tij nga ana e poshtme, ishin bërë dy dhoma të salduara me fletë metalike enkas për transport të lëndëve narkotike. Në fotot ju shikoni pikërisht pamjet e drogës së sekuestruar në kamion. Në dhomën e parë u gjetën 14 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të presuar e llojit marihuanë, me peshë 2.3 kilogramë secila.

Në dhomën e dytë u gjetën 45 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila. Gjithsej, në dyshemenë e automjetit u gjetën 59 pako me peshë totale rreth 90 kilogramë marijuhanë. Policia tha se po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për kapjen  e shtetasit që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit të

Kryeministri pret grupin e punës së BE për Ballkanin Perëndimor: Luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar

big_8-nentor-edi-ramaKryeministri Edi Rama priti dje në një takim, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill (COWEB – grupi i punës për Ballkanin Perëndimor). Kryeministri Rama, pasi e njohu delegacionin me drejtimet themelore të programit të ri qeverisës, nënvizoi si sfida kryesore fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Kryeministri u shpreh se një klimë sa më tërheqëse për biznesin është përparësi dhe si një risi në këtë drejtim, Rama konsideroi institucionin më të ri që ka nisur funksionimin për herë të parë në vend, Këshillin Ekonomik Kombëtar. Kryeministri theksoi se qeveria do të udhëheqë përmes shembullit, ndaj do ta nisë me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të trashëguara që ajo ka ndaj biznesit dhe më pas do të kërkojë angazhimin e tij.

Kryeministri vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat.

Ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, Kryeministri theksoi se Shqipëria mirëpret mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare BE-së.

Anëtarët e delegacionit e falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe për prezantimin e reformave kryesore në zbatim, duke e vlerësuar takimin shumë të frytshëm.

Sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës

shpetim-gjikaGjykata e Vlorës do të zhvillojë sot seancën gjyqësore në ngarkim të kreut të bashkisë së këtij qyteti Shpëtim Gjika.

Mbi kryebashkiakun e Vlorës, Gjika rëndojnë akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në vendet, ku nuk është e ndaluar me ligj.

Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit. Për këtë çështje organi i akuzës ka marrë në pyetje 18 punonjës të bashkisë funksionarë dhe fuqiplotë në firmosjen e dokumentacioneve për leje ndërtimi.

Në deponimet e tyre ata mësohet të jenë shprehur se nuk mbajnë mend, pasi ka kaluar kohë ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar të njihen më mirë me dokumentacionin e pretenduar të falsifikuar.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka deklaruar se pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013 arriti të provonte se Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme.

Sipas prokurorisë dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga kjo e fundit.

Nën akuzë 15 veta të “Grupit të Drenicës”, Lushtaku e Geci akuzohen për vrasje

foto15 persona janë përfshirë në aktakuzën e EULEX-it në Grupin e Drenicës, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në rajonin e Drenicës. Misioni evropian për sundim të ligjit ka njoftuar se është ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj 15 personave, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve dhe vrasje.
KTV-ja ka mësuar emrat e të akuzuarve dhe disa pika të aktakuzës. Aty përfshihen ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ai i Drenasit, Nexhat Demaku, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, Jahir e Zeqir Demaku, Sabit Geci, Avni Zabeli, Isni Thaçi, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Agim, Bashkim, Driton dhe Selman Demaj.
Me pikat më të rënda të aktakuzës ballafaqohen Sami Lushtaku e Sabit Geci, që të dy akuzohen për vrasje. Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, akuzohet ‘për vrasjen e një civili shqiptar, i burgosur, duke e qëlluar atë me pistoletë TT në kokë’. Në aktakuzë thuhet se vrasja ka ndodhur në një vend të panjohur, ndërmjet fshatrave Galicë dhe Dubovc, në shtator të vitit 1998.
“Të gjitha pretendimet e Prokurorisë janë të pabazuara, z. Lushtaku po pret me padurim tash e 6 muaj që të rrëzojë pretendimet e Prokurorisë dhe ta dëshmojë pafajësinë e vet. Me argumentet tona do ta bindim Gjykatën për pafajësinë e klientit tim”, ka thënë Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, akuzohet se ka vrarë të burgosurin serb, Ivan Bulatoviq, kurse ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi ballafaqohet me 7 pika të aktakuzës, kryesisht për cenim të integritetit trupor. Avokati i tij mbrojtës e ka quajtur të pabazë aktakuzën.
Në bazë të Kodit Penal të Procedurës Paraprake, shqyrtimi fillestar për rastet në të cilat të akuzuarit janë në paraburgim, nis më së largu 15 ditë që nga marrja e aktakuzës. KTV-ja ka kontaktuar me deputetin Fadil Demaku, por ai ka thënë se nuk di asgjë për këtë. Kurse, me kryetarin e sapozgjedhur të Drenasit, Nexhat Demaku, ka qenë i pamundur kontakti.
Shtatë nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti, kur u arrestuan nga EULEX-i, me kërkesë të prokurorit të rastit, Maurizio Salustro. /kohanet/

Fotoreportazh, një vizitë në tokën e askujt

Zefi ndahet nga nëna e tij pasi do niset për Greqi
Zefi ndahet nga nëna e tij pasi do niset për Greqi
Zefi ndahet nga nëna e tij pasi do niset për Greqi

Tages Woche

Fotografi Florian Bachmeier sjell për gazetën zvicerane Tages Woche një foto reportazh nga brezi kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kufiri greko- shqiptar: kufiri mes një vendi të BE dhe një vendi tjetër. Një rrip terra nullius, një tokë e askujt, që ndan, por edhe bashkon. Një vend ku përzihen historitë e së shkuarës, të emigrantëve të uritur që u arratisën në fillim të viteve 90 pas anarkisë postkomuniste.

Sot kufijtë ndajnë prindërit e mbetur dhe fëmijët e emigruar, fituesit dhe humbësit e krizës ekonomike greke.

Që prej liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë në vitin 2010, kufiri ka një imazh të ri: delet shqiptare transportohen me kamionë dhe shiten në Greqi, muzikantët shqiptarë i fitojnë paratë e tyre në dasma greke- dhe më pas janë të rikthyerit, për të cilët nuk ka një perspektivë as në Shqipërinë e dobët ekonomikisht dhe as në Greqinë e tronditur nga kriza, thuhet në shpjegimin e foto reportazhit.

Zefi ndahet nga nëna e tij pasi do niset për Greqi
Zefi ndahet nga nëna e tij pasi do niset për Greqi

 

Zefi në shtëpinë e tij në Shkodër
Zefi në shtëpinë e tij në Shkodër

 

Nëna e Zefit pas largimit-të të birit
Nëna e Zefit pas largimit-të të birit

 

Një emigrant i kthyer
Një emigrant i kthyer

 

Lumi kufitar në Çiflik
Lumi kufitar në Çiflik

 

I rikthyeri Ksamil
I rikthyeri Ksamil

 

Emigrantë të kthyer në Qafë-Botë
Emigrantë të kthyer në Qafë-Botë

 

Duke pritur autobusin në Qafë-Botë
Duke pritur autobusin në Qafë-Botë

 

Bashkim Çalladej është sëmurë rëndë nga pesticidet gjatë punës në Larisa Greqi
Bashkim Çalladej është sëmurë rëndë nga pesticidet gjatë punës në Larisa Greqi