
Duket si e pabesueshme, por të gjitha këto aktore janë 40 vjeçare. Freskia dhe rinia e tyre duket se nuk njeh moshë. Profesioni që ushtrojnë dhe mirëmbajtja e vazhdueshme fizike, duket se kontribuojnë në largimin e viteve.












Duket si e pabesueshme, por të gjitha këto aktore janë 40 vjeçare. Freskia dhe rinia e tyre duket se nuk njeh moshë. Profesioni që ushtrojnë dhe mirëmbajtja e vazhdueshme fizike, duket se kontribuojnë në largimin e viteve.











Ikja nga ky televizion do t’i kushtojë Saimir Kodrës 11 mijë euro, nëse Gjykata i jep të drejtë stacionit televiziv.
Saimir Kodra u largua nga Top-Channel në fund të shtatorit, pasi kishte nënshkruar një tjetër kontratë me një tjetër televizion. Agon Channel i ofroi moderatorit të emisionit investigativ, Fiks Fare një pagë mujore prej 12 mijë eurosh në muaj.
Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë; Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës’ dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurrencës”. Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht.
Rreth 13 miliardë lekë është abuzimi i administratës “Berisha” në tre muajt e fundit të qeverisjes së saj. abuzimet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nëse nga auditimet e kryera për periudhën nga janari deri në muajin qershor kur janë zhvilluar zgjedhjet, dëmi i konstatuar ka qenë 934 milion lekë, për tre muajt pasues, pra deri në muajin shtator të këtij viti, dëmi i konstatuar tejkalon shifrën 14.6 miliardë lekë.
Vetëm në tre muajt e tranzicionit të pushtetit, dëmi i konstatuar është rritur në mënyrë të zhbalancuar me më shumë se 13 miliardë lekë. Referuar raportit, pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në përdorimin e pronës shtetërore me 12 miliardë lekë, ku dëmi më i madh që i është shkaktuar buxhetit të shtetit vjen nga procesi i dështuar i privatizimit të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” dhe nga mosarkëtimi i garancisë. Po ashtu, në fushën e prokurimeve publike dëmi i konstatuar arrin në 312 milion lekë ndërsa në fushën e urbanistikës, dëmi arrin në 112 milion lekë, duke shënuar vetëm në tre muaj një rritje prej 100 milion lekësh të dëmit të konstatuar.
Në sektorin e doganave dëmi i konstatuar arrin në 239 milion lekë ndërsa në atë të tatimeve dëmi arrin në 76 milion lekë, çka do të thotë se përgjatë tre muajve dëmi i konstatuar pothuajse është dyfishuar. Përsa i përket pagave dëmi i konstatuar arrin në 50 milion lekë ndërsa për shpërblimet e dhëna për administratën dëmi arrin në 5.4 mln lekë. Po ashtu, edhe përsa i përket shpenzimeve operative që janë bërë jo pak herë pjesë e debatit, dëmi i konstatuar arrin në 36 milion lekë.
Ndërkohë, dëmi i konsiderueshëm është konstatuar edhe në disiplinën financiare dhe në performancën e manaxhimit të fondeve, ku është konstatuar dëm përkatësisht në vlerën 1.8 dhe 3.4 miliardë lekë duke shënuar një rritje të fortë të dëmit të konstatuar, në krahasim me 29 milion lekët e konstatuara në 6 muajt e parë. Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, KLSH ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit 14.6 miliardë lekë në masën 100 për qind. Për këto shkelje, KLSH ka rekomanduar rreth 840 masa disiplinore dhe ka bërë 23 kallëzime penale.
Gazetarja britanike Sarah Harrison e ndihmoi ish-punonjësin e NSA Snowden t’i shpëtojë dorës së gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Tani ndihmësja e Snowden strehohet në Berlin
Dekonspiruesit e informacioneve të shërbimeve sekrete po jetojnë ditë të pasigurta. Julian Assange rri i fshehur prej më shumë se një viti në ambasadën ekuadoriane në Londër pa qenë në gjendje të largohet për shkak të frikës se mund të arrestohet nga autoritetet britanike dhe të ekstradohet në Suedi, ku ndaj tij hetohet për një vepër seksuale. Assange beson se ekstradimi në Suedi do të jetë hapi i parë drejt një ekstradimi në SHBA dhe nxerrjes atje në bakën e të akuzuarve.

Ndërkohë Edward Snowden ruhet gjatë gjithë kokës në Moskë, pasi mori azil të përkohshëm në Rusi. Tani për tani Snowden ka fat, sepse ka arritur të paktën të shmangë atë që i ndodhi Chelsea (ish-Bradley) Manning, e cila nën akuzën për spiunazh u dënua në qershor me 35 vjet burg për dekonspirimin e 250.000 kabllogramëve diplomatikë amerikanë.
Fati i Snowdenit i dedikohet kryesisht gazetares britanike Sarah Harrison, e cila e ndihmoi ish-punonjësin e NSA t’i shpëtojë dorës të gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Për shkak se ka ndihmuar njërin nga kryearmiqtë e hapur të qeverisë së SHBA-së, ajo tani është strehuar tani në Berlin për shkak të frikës se po të kthehet në vendlindjen e saj, në Angli, mund të arrestohet nga autoritetet nën akuzën e një vepre terroriste.

Të mërkurën, Harrison botoi një letër ku bënte thirrje që informatorët dhe dekonspiruesit duhet të mbrohen nga ndjekja penale, sepse “të tregosh të vërtetën nuk është krim”. “Wikileaks vazhdon të luftojë për mbrojtjen e burimeve,” shkruan Harrison. “Ne e kemi fituar betejën për të ardhmen e afërt të Snowden-it, por lufta më e gjerë vazhdon.” “Wikileaks lufton kundër mbikqyrjes së shtetit dhe për transparencë nga ana e qeverisë. Kësaj lufte iu bashkua dhe Snowden dhe shumë të tjerë, dhe ajo do të vazhdojë të luftojë” – shkruan Sarah Harrison.
Mërgata e Berlinit
Sarah Harrison i është bashkuar një grupi në rritje avokatësh të transparencës në mërgim, që jetojnë në Berlin. Bë kryeqytetin gjerman banojnë dhe Laura Poitras, e cila shkruar për informacionet që kishte marrë nga Snowden në Washington Post dhe Der Spiegel si dhe hakeri dhe mbështetësi i Wikileaks-it Jacob Appelbaum.
“Pas pak ditësh në Gjermani jam e inkurajuar kur shoh njerëzit që bashkohen duke u bërë thirrje qeverive të tyre për të bërë atë që duhet bërë – për të hetuar spiunazhin e NSA dhe për t’i dhënë azil Edward Snowden-it,” shkruan Harrison në letrën e e saj.
Harrison ka bërë një praktikë në Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Londër në vitin 2009 dhe filloi të punojë si kërkuse në Zyrën për Gazetari Hulumtuese në vitin 2010. Përmes kësaj pune ajo hyri në kontakt me Assange dhe më vonë filloi të punonte si hulumtuese për Wikileaks-in./DW
Tajfuni Haijan, në provincën Lejte në Filipine, ka shkaktuar deri më tani 10 mijë viktima si dhe ka lënë pas shkatërrime dhe dëmtime të shumta.
Elmer Sorija, drejtuesi i lartë i policisë, ka deklaruar se nga të dhënat e para, rezulton se 70-80% e rajonit është shkatërruar.
Raportohen gati 4 milionë persona të zhvendosur, ndërsa gjysmë milioni ndodhen nëpër qendrat e evakuimit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në qytetin Tacloban, kryeqytet i provincës Leyte, në qendër të arqipelagut.
Në OKB është shprehur shqetësimi se numri i viktimave nga super tajfuni, do të jetë shumë më i madh se 1.200, nga sa ishte vlerësuar fillimisht nga Kryqi i Kuq.
Super tajfuni, i kategorisë 5 vërshoi në Filipine, fillimisht në provincën Cebu, pas shkatërrimeve në disa fshatra bregdetarë me erëra që arrinin deri në 315 km në orë.
Deri më tani mbeten të pezulluar totalisht trafiku i tragetëve, autobusëve si dhe rreth 200 fluturime janë anuluar.
Ndërkohë 600 mijë persona janë evakuar në Vietnam ku tajfuni pritet të mbërrijë të hënën në mëngjes.
Tek shumica e shqiptarëve mbizotëron bindja se është gjë e lehtë të vlerësosh punën e të tjerëve dhe veçanërisht të politikanëve. Personalisht mendoj se vlerësimet dhe mendimet që ne japim për pozitën dhe opozitën vuajnë gjithmonë nga subjektivizmi, që ka për shkak mungesën e njohurive të mjaftueshme, të fakteve dhe të dijeve në fusha të ndryshme të veprimtarisë politike, ose, akoma më keq, pasionet prej tifozësh.
Sipas meje, vështirësia për të qenë objektiv rritet kur kemi të bëjmë me një periudhë të shkurtër kohore. Nuk janë mbushur as dy muaj nga ndërrimi i “kuajve të karrocës politike”. Parë në përgjithësi, do të thosha se pozita aktuale i ngjan më shumë një të sapodiplomuari dhe punësuari që përpiqet të duket se mund të bëjë gjithçka dhe shumë mirë. Ndërsa opozita i ngjan një nxënësi të mbetur në klasë, i cili për këtë “fatkeqësi” e gjen fajin gjithkund, tek mësuesit, prindërit apo shoqëria por asnjëherë tek vetvetja. Kjo sjellje e këtij “nxënësi” të jep të kuptosh se edhe në provimet e tjera do të jetë mbetës dhe do të jetë e largët dita e diplomimit.
Si një nga shqiptarët e shumtë që dëshiron përparimin e vendit, pavarësisht kush e qeveris atë, do të evidentoja disa gjëra të mira që bien në sy por dhe disa gjëra që duhen nisur më mirë dhe më shpejt.
Dallimi më i dukshëm
Ndoshta dallimi më i dukshëm me pushtetin paraardhës është një lloj qytetarie që vihet re në sjelljen e pushtetarëve aktualë. Kishim kaq kohë që ishim mësuar me britma të dala nga shpellat e mendimit mesjetar dhe me sjellje banditësh ordinerë të vëna në skenë nga aktorë dhe regjisorë politikë të veshur me kostume moderne të blera në tregun e mashtrimit bashkëkohor.
Në përgjithësi duket se ekziston një dëshirë qeverisëse për të sjellë disa ndryshime të rëndësishme jo vetëm në jetën, por edhe sjelljen shoqërore të popullit shqiptar. Nevojat e vendit, pritshmëritë e popullit, kaosi i krijuar gjatë këtyre 23 viteve janë të mëdha. Janë një nisje premtuese vënia dorë në disa plagë, si: ndërtimet pa leje dhe jashtë planeve urbanistike; ndotjet e mjedisit; mjediset e shëmtuara të shërbimit mjekësor; lojërat e quajtura gabimisht dhe qëllimisht “të fatit”, por që, në fakt, janë lojërat e shumë fatkeqësive; deri diku problemet e rendit etj., por, përveç që nuk përfshijnë të gjitha plagët, është herët të flasësh për suksese.
Si “mësues”, unë mendoj se notën dhjetë në politikë nuk e meriton askush, as pozita dhe as opozita. Për mua, notën më të lartë deri tani, ndoshta, e meriton politika e jashtme e qeverisë. Dëshiroj dhe uroj që Shqipëria të bëhet sa më parë anëtare e BE, por qeveria shqiptare nuk duhet kurrsesi të bëjë pazare antishqiptare dhe diskredituese në këmbim të votimit të fqinjëve në favor të anëtarësimit me lëshime territoresh, ashtu si bëri qeveria paraardhëse. Shqipëria do të bëhet një ditë anëtare e BE, pavarësisht nëse duan apo jo disa politikanë dhe diplomatë fqinj, bartës modernë të Megalidhesë, të cilët politikën rajonale dhe evropiane e konceptojnë si Bursën e Stoqeve. Do ta konsideroja të turpshme dhe të padenjë për Evropën nëse fatin e pranimit të Shqipërisë në BE do ta përcaktonin ata që për mbi 70 vjet mbajnë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ndërsa e kanë abroguar një ligj të tillë me shtetet që realisht i patën pushtuar, vrarë, djegur e grabitur.
Korrupsioni dhe të tjerat
Përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin duken në rrugën e duhur, por duhet ditur se kjo është një betejë që nuk mbaron kurrë, një betejë me “të tjerët” dhe “me veten”, me të djeshmen dhe me të sotmen, një betejë që më shumë duhet të jetë se sa të duket. Një shtet nuk mund të jetë demokratik, nuk mund të jetë i popullit dhe për popullin, nuk mund të jetë human dhe i moralshëm nëse burgos vjedhësit e kapakëve të pusetave të rrugës dhe nuk dërgon në qeli ata që prej shumë vitesh grabisin pasuritë publike të Shqipërisë. Jo vetëm grabitësit por edhe ata që iu kanë krijuar kushtet dhe i kanë lejuar ta bëjnë këtë. Një shtet nuk mund të jetë ligjor dhe i drejtë nëse penalizon vjedhësit e xhepave dhe lë të lirë ata zyrtarë, qendrorë dhe lokalë, që, çdo vit i shkaktojnë xhepit të përbashkët të shqiptarëve (buxhetit të shtetit) rreth njëqind milion euro dëmtime e shpërdorime. Një shtet nuk mund të jetë “i yni” nëse, me të drejtë, dërgon në gjyq individë që dëmtojnë pyjet, rrugët, ambientin etj. dhe, nga ana tjetër, paguan firma dhe kompani që ndërtojnë keq dhe shumë keq rrugët, shkollat, spitalet apo ambientet kulturore e sportive.
Qeverisja e sotme nuk do të jetë qeverisja e dëshiruar nëse, me të drejtë, do të dërgojë në gjyq disa kryetarë bashkish e komunash që kanë shkelur ligjet e urbanistikës dhe, nga ana tjetër, do të lërë të qetë ish-shtetarët që e kanë pranuar edhe vetë se gjatë 8 viteve të qeverisjes së tyre janë ndërtuar gati njëqind mijë objekte pa leje apo janë bërë ndërtime (qoftë dhe me leje) mbi objekte muzeale dhe arkeologjike. Krimi i shpërdorimit të detyrës kryhet me veprime dhe me mosveprime të qëllimshme.
Qeveria e re ka shumë punë për të bërë dhe ajo duhet të qeverisë për të gjithë shqiptarët, por duhet të fillojë të kujdeset për ato shtresa që më së shumti përfaqëson. Ajo nuk duhet t’i shkelë të drejtat e ligjshme të pakicës së pasur, por duhet të ndihmojë shtresat më në nevojë. Të pasurit nuk kanë shumë nevojë për ndihmë. Po të mos ishin të zotët e vetes nuk do të kishin atë status ekonomik dhe shoqëror që kanë.
Nuk është herët të fillohet puna (ndoshta edhe ka filluar) për të vënë dorë në problemet e gjakmarrjes, për përcaktimin e saktë të të persekutuarve dhe dëmshpërblimin e tyre sipas premtimit të bërë gjatë fushatës elektorale, rigjallërimin e shërbimit arsimor dhe shëndetësor në zonat më të thella të vendit etj. Kjo qeveri duhet t’i japë fund brenda një viti Turpit Kombëtar të Lazaratit. Gjithashtu, qysh tani duhet të veprojë për të zvogëluar (sepse nuk mund ta eliminojë plotësisht) shkallën e përmbytjeve të përvitshme të zonës Shkodër-Lezhë.
Ajo që më tremb më shumë
Ajo që më tremb më shumë është frika nga puna për t’u dukur, fushatizmi. Shtetasit duhet të jenë të sigurt se nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit në qoftë se shkelin ligjin. Ndëshkimi ligjor duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm, gjë që nuk mund të arrihet nëse nuk punohet seriozisht dhe çdo ditë. Ndoshta një kombinim i energjive të të rinjve me eksperiencën e ” të vjetërve ” dhe ndarja mirë e detyrave sipas dikastereve dhe drejtorive përkatëse do të bënte të mundur një administratë shumë efiçente në përballjen me vështirësitë objektive e subjektive që paraqet realiteti shqiptar.
Opozita?
Nuk më pëlqen të them shumë për opozitën, pasi ende nuk dihet saktë kush është “shoferi” i saj. I zgjedhuri formalisht në krye, zoti L. Basha, pati thënë se “Ne i përkasim shkollës politike të Sali Berishës”. Nëse do të vazhdojë me këtë mendim duhet ta dijë se do të ketë një fund akoma më të turpshëm se themeluesi i shkollës së tij politike. Shkolla politike e Sali Berishës nuk ka pasur kurrë mbështetjen morale të shumicës së shqiptarëve. Dhe, në të ardhmen, nuk ka kurrfarë shansesh të bëhet shumicë morale e shqiptarëve. PD do të mund të rifitojë legjitimitetin e qeverisjes vetëm atëherë kur të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkatërrimin e Shqipërisë, me firmat piramidale, me tentativat për bombardimin e popullsisë civile, me djegiet e komisariateve të policisë dhe marrjen e pushtetit me dhunë (shtator 1998), me cenimin e integritetit territorial të vendit, me “humbjen” e 230 milion eurove të rrugës Durrës-Kukës, me teknologjinë e fyerjeve, shpifjeve, kërcënimeve, dhunimeve dhe vrasjeve të kundërshtarëve politikë.
Ata që janë “diplomuar” nga Shkolla Politike e Sali Berishës janë bartësit më të pështirë të kësaj sjelljeje dhe, si të tillë, nuk do të kenë të drejtë morale që t’i kërkojnë popullit shqiptar që të përqafojë moralin e tyre. Ne, që ishim të rinj kur u ndërrua sistemi politik në Shqipëri, besonim se lufta politike do të ishte konkurrencë mendimesh dhe alternativash dhe jo tiradë shpifjesh e fyerjesh dhe sjellje gangsterësh. Nëse bërje opozitë konsiderohet nxjerrja në TV e disa femrave narciste që s’duan t’ia dinë për nivelin e mjerë intelektual dhe paraqitjen banale të atyre që thonë në rolin e zëdhënëses, atëherë është e sigurt që opozita e sotme do të jetë aty ku është edhe në vitin 2025. Unë këtë gjë nuk e dëshiroj.
Deputeti Sali Berisha ka ftuar qytetarët në protestë nëpërmjet një statusi të hedhur në rrjetin social Facebook. Ai fton qytetarët të protestojnë fiqishëm kundër regjimit kleptokratik të Kryeministrit të vendit Edi Rama.
“MIQ! TË PROTESTOJMË TË GJITHË PËR VOTËN E LIRË !
Të dashur miq, e hënën nis protesta mbarë popullore kundër regjimit kleptokratik të Edi Ramës, poshtërimit që ai, me aktin e rëndë kriminal të blerjes së votave i bëri jo vetëm Korçës por edhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, lirisë dhe dinjitetit të tyre.
Pjesëmarrja në këtë protestë ëshë përgjegjësi dhe detyrim madhor i çdo qytetari shqiptar, i cili pavaresisht nga bindjet partiake beson tek vota e lirë si vlerë themelore, pa të cilën liria dhe demokracia nuk egzistojnë. Protesta për votën e lirë e thirrur nga Partia Demokratike është protestë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen tonë europiane.
Le të marrim të gjithë pjesë në protestën qytetare për votën e lirë ditën e hënë!! Sb”, shkruan Berisha.
Vetëm një javë para zhvillimit të seancës së pare gjyqësore, kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka thyer heshtjen. Duke shfrytëzuar një aktivitet artistik të zhvilluar para teatrit të qytetit ku grupi “Aulona Folk” organizoi një aktivitet në mbrojtje të kryebashkiakut të Vlorës, Gjika hodhi poshtë akuzat duke I cilësuar ato të pabaza. “Deri në këto momente kam qëndruar në heshtje kjo nuk do të thotë se këto akuza qëndrojnë, por duke qenë njeri që respektoj ligjin dhe institucionet, sigurisht fjala ime dhe qëndrimi im do të jetë atje ku sistemi i gjyqësorit do të japë fjalën dhe vendimin tij. Është e vërtetë që është hera e parë që dal lidhur më këtë çështje, por ku ka më bukur se të dalësh me këta fëmijë të mrekullueshëm, në këtë qytet kaq të bukur, në këtë atmosferë kaq të mrekullueshme”, u shpreh Gjika .
I pyetur nëse do të marrë pjesë në seancën gjyqësore, kreu i Bashkisë së Vlorës konfirmoi prezencën e tij, ndërsa sqaroi se ka preferuar që deri tani të qëndrojë në heshtje për të folur vetëm përmes fakteve dhe avokatit mbrojtës. “Deri tani unë nuk kam folur, deri tani kanë folur letrat dhe avokati që mbron çështjen time dhe patjetër që do të jem në sallën e gjyqit në shenjë respekti për punën time, për qëndrimin tim, ndërgjegjen time dhe sigurisht dhe në shenjë respekti për sistemin e gjyqësorit”. Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika do të zhvillohet ditën e premte, datë 15 nëntor në orën 11:30. Anastasi Shehu do të jetë gjyqtarja që do të vendosë fajësinë apo pafajësinë e kryebashkiakut të Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme pretendon se disponon provat e nevojshme që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në falsifikimin e procesverbaleve për favorizimin e dy ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar.
“Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, dhe se do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pasi u pyet nga një i ri serb, në lidhje me marrëdhëniet që shteti Shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë.
Bushati ka deklaruar se: “Institucioni i Ministrisë së Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, kryesisht në bujqësi, energjetikë dhe në turizëm”. Ministri i Jashtëm ka bërë deklaratat në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë”, që u mbajt në Durrës.
Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të ishte vizita më e lartë mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa vizita e fundit më e lartë e zyrtarëve shqiptarë në Serbi është ajo e Ilir Metës, e cila u zhvillua në vitin 2010.
Forcat shqiptare dhe ato holandeze kanë bërë të ditur se, një sasi predhash luftarake janë konstatuar në thellësi të detit Jon, pranë zonës së “Kalasë” në qytetin e Vlorës.
Sasia e tyre mendohet të shkojë në disa tonelata, ndërkohë që prej tri ditësh forcat shqiptare të mbështetura edhe nga ato holandeze kanë nisur operacionin për nxjerrjen e tyre nga uji, dhe më pas asgjësimin.
Ky nuk është rasti i parë që në Vlorë gjenden predha luftarake të ngelura që prej Luftës së Dytë Botërore.
Vetëm pak kohë më parë specialistët të forcave të NATO-s, të cilët kryejnë pastrimin e zonave të minuara, kanë asgjësuar me mijëra tonelata mina ujore.
Kjo, mendohet të jetë faza përfundimtare e pastrimit të bregdetit, i cili do të shtrihet deri mbrapa ishullit të Sazanit.