“Rama së shpejti do të vizitojë Beogradin”

42

edi rama-4“Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, dhe se do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pasi u pyet nga një i ri serb, në lidhje me marrëdhëniet që shteti Shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë.

Bushati ka deklaruar se: “Institucioni i Ministrisë së Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, kryesisht në bujqësi, energjetikë dhe në turizëm”. Ministri i Jashtëm ka bërë deklaratat në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë”, që u mbajt në Durrës.

Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të ishte vizita më e lartë mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa vizita e fundit më e lartë e zyrtarëve shqiptarë në Serbi është ajo e Ilir Metës, e cila u zhvillua në vitin 2010.